Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:17   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Pikėrisht gjatė kėsaj kohe, mė 14 prill, ambasadat e Rusisė dhe tė Austrisė u morėn vesh pėr njė tekst tjetėr tė ndryshėm nga ai i miratuar me 22 mars pėr kufirin e Shqipėrisė. Sipas kėsaj marrėveshje, kufiri i Shqipėrisė nė pjesėn veriperendimore dhe veriore "do tė nisej nga bregdeti Adriatik nė grykėn e derdhjes sė Bunės dhe do tė ndiqte rrjedhen e kėtij lumi gjer nė fshatin Goricė qė ndodhet nė bregun e djathtė. Qė andej , ai arrin nė majėn e maleve qė ndajnė Bunėn nga Liqeni i Shkodrės, duke ia lėnė Taraboshin Shqipėrisė. Ai e pėrshkon liqenin afėr fshatit Zogaj, qė do t'i mbetet Shqipėrisė, gjer nė gjirin e Liqenit tė Hotit, prej nga ai do tė ndjekė kufirin midis fiseve tė Grudės e tė Hotit, qė i lihen Malit tė Zi, nga njėra anė, dhe fiseve tė Kastratit e tė Kelmendit, nga ana tjetėr, duke ia lėnė tė dyja kėto fise Shqipėrisė. Pastaj ai bashkohet me kufijtė e sotėm midis fiseve malazeze tė Kuēit, nga njėra anė, dhe fisit tė Kelmendit, nga ana tjetėr, gjer nė territorin e Gucisė e tė Plavės, tė cilat i mbesin Malit tė Zi..."

Mė 22 prill, Count Berchtold-i e vlerėsoi situatėn mė kritike se asnjėherė tjetėr. Bllokada ndėrkombėtare e Malit tė Zi ishte krejtėsisht e qartė se kishte dėshtuar nė dhėnien e ndonjė efekti dhe tani ishte bėrė imperative qė njė forcė ndėrkombėtare duhej tė zbarkonte pėr tė pushtuar Tivarin dhe Ulqinin, duke qenė e mbėshtetur nga zjarri topave tė flotės. Ndėrsa Italia dhe Gjermania e mbėshtetėn kėtė propozim, Franca do ta kundėrshtonte zbarkimin e trupave. Atėhere Berchtoldi, ministri i jashtėm i perandorisė dualiste do tė shkonte mė tej, duke deklaruar se qeveria austro-hungareze, nuk do ta lejojė qė Shkodra tė vihet nėn zotėrimin malazias edhe nė qoftė se ajo bie. Madje Austro-Hungaria ishte e vendosur t'i nxjerrte jashtė ushtritė malazeze nga ky qytet sė bashku me Fuqitė, me Italinė, ose fare e vetme. Pikėrisht nė kėtė moment situata do tė ndėrlikohet nga njė zhvillim edhe mė negativ: nė orėn 3 tė mengjezit tė datės 23 prill 1913 Shkodra do tė dorėzohet. Esad Pashė Toptani, pasi kishte vrarė kolegun e tij dhe komandantin e shquar turk tė qytetit Hasan Riza Pasha, pasi kishte siguruar siē duket 80000 lirat turke tė kėrkuara pėr @#%$jen e qytetit, dhe pasi kishte ndėrrmarrė bisedime tė fshehta me gjeneralin serb Bojeviq mbi mėnyrėn e tėrheqjes, shpalli kapitullimin dhe kreu nė mėnyrė tė qetė dorėzimin.. Mbreti Nikolla deklaroi menjėherė se dėshironte tė vendosej nė Shkodėr pėrgjithnjė, madje u fol edhe pėr njė hyrje mbretėrore nė qytet. Nė tė njejtėn kohė qeveria austro-hungareze do t'i kėrkojė Konferencės tė marrė njė aksion energjik pėr tė rehabilituar plotėsisht dinjitetin e dhunuar. Mė 25 prill, Konferenca e Londrės refuzoi propozimin e bėrė nga Austro-Hungaria pėr njė zbarkim tė trupave ndėrkombėtare nė Tivar dhe Ulqin dhe dy ditė mė pas, pėrfaqėsuesit e Fuqive nė Cetinė, tė ngarkuar nga qeveritė e tyre, i paraqiten kryeministrit malazez njė notė ku i kėrkohej qė qyteti i Shkodrės duhej tė evakuohej brenda njė kohė sa mė tė shkurtėr dhe t'i dorėzohej Fuqive tė Mėdha tė pėrfaqėsuara nga komandanti i forcave detare ndėrkombėtare.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė