Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-11, 16:03   #5
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Djaloshi qe mblidhte pende

Edhe sot nė atė fshat flitet pėr djaloshin e bukur dhe tė heshtur. Thonė se mburrej me bukurinė e vet po aq sa edhe dashuronte vetminė. Ata qė e mbanin mend, me plot dėshirė presin t’i pyesėsh pėr tė. “Ja e shihni atė shtėpi tė vendosur nė mes tė asaj lulishteje?! I vėreni ato dritare qė janė tė mbuluara me ngjyra tė ylberit? Aty jetonte dikur bukuroshi i fshatit tonė!” - do t’ju thonė nėse shohin se nuk e keni ndėrmend tė pyesni pėr tė. Dhe thellėsisht do tė ofendohen nėse nuk e vizitoni shtėpinė e tij. Nėse nuk tregoni interesim pėr tė shfrytėzuar gatishmėrinė e tyre qė t’ju rrėfejnė si jetohet nė atė fshat. Gjithmonė rrėfimin e fillojnė me ndonjė ngjarje tė sotme qė me mjeshtri dhe pahetueshėm tė shtegtojnė nė kohėrat derisa ende ishte gjallė djaloshi, i cili sipas rrėfimit tė tyre, tėrė jetėn e kishte kaluar nė vetmi. Me dashuri tė veēantė stolisin ndodhitė pėr tė edhe me gjėra qė mund t’ju tingėllojnė tė pabesueshme. Kėshtu qė ėshtė e pamundur tė mos zgjohet nė ju kureshtja dhe tė mos shtroni pyetje se cili ka qenė ai djalosh qė ishte vulosur nė kujtesėn e pleqve tė fshatit po aq sa edhe vet e kaluara e tyre. “Sa djalė sekret ishte...!” - do tė psherėtijė plaku i parė, tė cilin veēanėrisht do ta gėzojė dėshira juaj tė dini ku ndodhet shtėpia dhe varri i bukuroshit tė dikurshėm, i cili vite tė tėra kishte shqetėsuar fshatin me qetėsinė dhe buzėqeshjen e vet. Dhe posa tė ēoheni nė gishta duke pritur qė bashkėbiseduesi juaj t’ju tregojė me dorė drejt ndonjė pullazi tė vendosur nė mes tė kopshteve tė mbuluar me gjelbėrim, plaku nė tė cilin keni rastisur do tė fillojė tė ankohet se druvarėt presin pyllin pa mbajtur llogari pėr ripėrtėritjen e tij. Me vonesė do ta kuptoni se rrėfimi ashtu i filluar i plakut nuk ka aspak pėr qėllim tė zgjojė te ju keqardhje pėr dėmtimin e pyllit, por tė shtroni edhe ndonjė pyetje pėr djaloshin. Sepse, posa tė ktheni kokėn kah pylli, plaku do t’ju kėrkojė tė shikoni lisin e lartė qė duket nė hyrje tė tij, duke theksuar se aty pushonte djaloshi sa herė qė dilte nga pylli para se tė lėshohej nata. Me atė ju jeni kapur nė rrjetėn e rrėfimit tė tij dhe ėshtė e pamundur tė mos thoni zėshėm: “Ē’ka mund tė presėsh tjetėr prej njė druvari tė lodhur nga puna e pėrditshme!” Ai ėshtė sinjal i padyshimtė se ndjellja e plakut ėshtė e suksesshme dhe se mund tė fillojė rrėfimi i ngadalshėm dhe i pėrpiktė pėr djaloshin tė cilin tė moshuarit e rrallė ende e kujtojnė dhe e pėrshkruajnė si bukurosh tė heshtur. Tė vetmuar dhe tė dhėnė pas punėve tė veta tė cilat ēdonjėri nė fshat i komentonte sipas dėshirės. Thjesht, njė nga ata tė rinj qė mund tė haset edhe nė mjedise tė tjera dhe sjellja e tė cilėve del jashtė kornizave tė imponuara, si rregull i tė jetuarit dhe bėhen temė e analizave tė atyre pėr tė cilėt populli thotė se harxhojnė bukėn e vet duke u lodhur pėr hallet e botės. I bukur, pėrsa u takonte pjesėve tė zbuluara tė trupit, por nga ana tjetėr enigmė qė ecte nėpėr fshat thuajse vetėm sa pėr tė ringjallur hutimin dhe sa pėr ta shtuar kureshtjen te fėmijėt dhe te tė rriturit. Jetonte nė njė shtėpi dydhomėshe dhe mė kot bashkėfshatarėt mundoheshin tė zbulojnė ndonjė ngjashmėri nė mes karakterit tė tij me tė prindėrve tė ndjerė, tė cilėt i kujtonin si shtėpiarė tė zellshėm qė respektonin vetveten, fqinjin dhe banorėt e atij fshati, i cili as qė posedonte ndonjė veēori qė do t’ia shtonte namin apo do ta bėnte ta pėrflisnin banorėt e fshatrave tė tjerė. “I mbushi vitet, por nuk i kujtohet tė mjerit tė martohet!” - thoshin me keqardhje plakat e fshatit gjersa e shikonin si shėtiste rrugėve. “Sa i bukur qė ėshtė!” - ofshanin vashat dhembshėm ngaqė u vinte keq qė ajo bukuri tė mbetej e paharxhuar dhe tė mos u takonte atyre. Kishte edhe tė atillė qė pa ndonjė qėllim tė keq e ndalnin nė mes tė rrugės dhe e pyesnin se ēfarė halli e mundon, pse nuk dilte nė shesh tė fshatit qė ta shihnin dhe t’i takonte tė tjerėt.

vazhdon...
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė