Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-11, 16:15   #8
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Asnjeri prej tyre nuk mori vesh se, pėr djaloshin qė ata e llogarisnin tė krisur, kishin shkruajtur tė gjitha gazetat e botės duke e lavdėruar se pėrpos pikturave tė mrekullueshme kishte befasuar botėn edhe me ngjyrat e veēanta pėrbėrjen e tė cilave nuk mund ta zbulonin as njohėsit mė tė mirė tė kemikaleve. Aq ua bėnte fshatarėve se ēka shkruanin gazetat dhe ēka mendonte bota pėr bashkėfshatarin e tyre; ata dėshironin qė ai tė kthehej, tė ishte pranė tyre, ta shihnin si shkon drejt pyllit qė tė mblidhte pendė zogjsh dhe si kthehet i buzėqeshur nė shtėpi. Donin qė dritaret e dhomave tė djaloshit tė ndriēonin si dikur tėrė natėn. Sepse tani e dinin ē’bėnte natėn dhe se pa asnjė arsye i kishin rėnė nė qafė. Betoheshin nė vetvete se fare nuk do t’i hidhėrohen pse nuk shoqėrohej me ta e as do t’ia zinin pėr tė madhe pse natėn e vizitonin vashat mė tė bukura tė fshatit. I kaploi njė shqetėsim i llahtarshėm shumė mė i fuqishėm se ai qė i mundonte kur mundoheshin tė zbėrthejnė sekretin lidhur me sjelljen e tij. Ky shqetėsim i bėri qė tė pyesnin njėri-tjetrin: “Mos ke dėgjuar diēka pėr djaloshin e fshatit tonė! Vallė kur do tė kthehet!” Shikonin rrugės nga kishte ikur duke shpresuar se ai do tė vijė, i heshtur dhe i buzėqeshur mu si atė ditė kur braktisi fshatin. Erdhi, erdhi bėrtitėn njė pasdite nė fshat tė gjithė qė kishin zė dhe gojė duke kumtuar lajmin e gėzueshėm dhe tė gjatėpritur. Askush nuk shtroi kundėrpyetjen se kush ishte ai qė arrinte dhe qė ēoi nė kėmbė tė madh dhe tė vogėl, bile edhe ata tė cilėt me njė kėmbė qėndronin buzė varrit. Tė gjithė dolėn nė rrugė qė tė zinin vend sa mė tė pėrshtatshėm dhe tė shihnin nga afėr djaloshin qė i afrohej fshatit. U mbush rruga kryesore e fshatit deri te kthesa nė hyrje tė tij. Shtyheshin fshataret nė mes tyre, por pėr ēudi fare nuk i hidhėroheshin njėri-tjetrit kur ndodhte padashurazi qė ndonjėri t’ia shkelte kėmbėn tjetrit apo kur ndonjė plakė e pakujdesshme atij pėrpara vetes ia ngulte bastunin thellė nė shpinė. Dritaret e shtėpive qė qėndronin skaj rrugės u mbushėn me kokat e grave dhe fėmijėve nga kishin pamje edhe mė tė bukur se ata qė qėndronin nė rrugė. Gratė, ato llafazane qė sikur t’ua mbyllje gojėn do tė flisnin me veshė, tani heshtnin si troftat nė lumė dhe shikonin pingėrr drejt kthesės nė fund tė fshatit nga duhej tė arrinte ai tė cilin tėrė fshati e priste me padurim. “Kini kujdes dhe mos i shtroni pyetje tė panevojshme!” - u tha hoxha fshatarėve. Fjalėt e tij i gėlltiti ajo mizėri njerėzish qė kishte braktisur shtėpitė dhe tani kishte vetėm njė qėllim; tė jetė sa mė afėr atij qė do tė kalonte rrugėve tė fshatit. “Oh!” - klithi njė plakė nga dhembja qė ia shkaktoi pickama e papritur e duarve tė njė mustaqoku qė i qėndronte mbrapa. “Tė re tė dashuroja, por tė plakur do tė tė pėrdhunojė!” - dėgjoi ajo fjalėt e tij, por nuk pati kohė t’i thotė se edhe ajo nė rininė e vet shumė e kishte dashur, se pėr net tė tėra gjumi nuk e kishte zėnė duke menduar pėr tė, sepse nė atė ēast fshatarėt filluan tė brohorisin duke shikuar drejt kthesės nė fund tė fshatit ku u paraqit djaloshi. Paraqitja e tij ua shtoi tė skuqurit nėpėr fytyra vashave qė ishin ngjitur dhe fėrkonin vithet e tyre nė prehrin e ndonjė tė riu. Tė gjithė shikonin djaloshin, i cili ecte pėrpjetė kodrinės drejt fshatit. Hapėronte lehtė dhe ngadalė duke u luhatur. Kaloi pranė fshatarėve qė hiqeshin anės qė t’i lėshojnė udhė, por fare nuk dėgjoi pėrshėndetjet e tyre. Dukej i lodhur. Buzėqeshjen thuajse e kishte humbur diku rrugės duke u ngjitur kodrinės. Ēeli dyert e dhomave, hyri nė atė ku ishte krevati dhe u shtri. Shikonte pikturat e shumta qė stolisnin muret, tė cilat me aq ėndje i kishte pikturuar. E kapluan djersė. Por djersė gjaku, tė cilat ia skuqnin duart sa herė qė fshinte ballin. Tėrė trupin ia mbulonin pika tė kuqe. U skuq edhe ēarēafi i bardhė i krevatit. Kur nė dhomė hynė disa vasha tė reja t’i dėshironin mirėseardhje, mezi ēoi kokėn t’i pėrshėn¬deste. “Tė paskan helmuar!” - klithėn ato, tė cilat me padurim prisnin kthimin e bukuroshit qė dikur, nė netėt me plot yje u lejonte ta shikojnė ndėrsa pėrziente pluhurin e bluar nga pendėt e zogjve me rrėshirė dhe bėnte ngjyra sekrete qė nuk i njihte asnjė piktor tjetėr. Kur shtrihej tė pushonte mbi dyshekun e butė tė mbushur me pendė, i merrte pranė vetes. Atyre u bėhej se dėgjonin kėngė bilbilash derisa ai i ledhatonte. “Ta paskan helmuar gjakun!” - belbėzonin ato duke ia fshirė djersėt nga tė cilat u skuqeshin duart dhe mindilat e mėndafshtė. Ai asgjė nuk fliste. Zdėrvidhej nė krevat duke mos u ankuar fare nga ndonjė dhembje apo shqetėsim. Mė nė fund trupi i tij u qetėsua. Mbylli ngadalė sytė dhe nė dhomė jehoi kuja e vashave tė trishtuara nga vdekja e beftė e bukuroshit tė cilin aq shumė e dashuronin. Vaji i tyre grumbulloi tėrė fshatin te shtėpia e djaloshit. Tė gjithė qanin. Tė nesėrmen e varrosėn tė riun. As hoxha i fshatit nuk dinte tė shpjegonte pse asaj dite, ndėrsa fshatarėt hidhnin tė lagshtė mbi trupin e tij, qiellin mbi varrezat e mbuluan shpendėt dhe bėnė njė hije, e cila sa i trishtoi po aq i freskonte. Fluturonin duke u pėrplasur njėra me tjetrėn por as krakėllinin, as kėndonin. Duke u ndeshur nė mes tyre u shkuleshin pendė, tė cilat binin mbi kokat e fshatarėve. Vendi ku varrosėn djaloshin u mbulua me pendė laramane tė shpendėve tė llojllojshėm qė fluturonin mbi kokat e fshatarėve. Kur pėrfunduan varrimin dhe u nisėn tė hutuar drejt shtėpive tė veta, edhe shpendėt u shpėrndanė. Pas vdekjes ai edhe mė shumė u bė pjesė e bisedave tė pėrditshme. Banorėt e fshatit kėrkonin shpjegim pėr vdekjen sekrete dhe tė papritur tė tij. Si edhe pėr sjelljen e ēuditshme tė shpendėve. Sqarime tė llojllojshme bluanin kokat e tė gjithėve pos foshnjave qė as mund tė mendonin dhe as e dinin ēka i mundonte tė rriturit. Jo, nuk e kanė helmuar tė tjerėt, por helmin vet e ka futur nė trup nga pakujdesia, kundėrshtonin ata qė jepnin shpjegim tė kundėrt nga ai se djaloshin, disa ditė para se tė kthehej e kishte helmuar njė vajzė ziliqare, e cila nuk ishte mundur tė bindej se ai do tė kthehej nė vendlindje qė tė vazhdojė dashurinė me vashat qė e prisnin. Dhe shpjegonin se djaloshi nga pakujdesia kishte lėpirė duart nė ēastin kur kishte pėrdorur ngjyrė tė bėrė nga pendėt e njė fėllėnzė, e cila kishte ngordhur nga kafshimi i gjarprit. Edhe sot e kėsaj dite nė fshatin e djaloshit nuk bėhet asnjė bisedė tjetėr pėrpos pėr sekretin e vdekjes sė tij. Vashat qė dikur fshehurazi e vizitonin natėn tani janė plaka tė rralla qė tė gėrmuqura ecin rrugėve tė fshatit. Pėshpėritin emrin e tij dhe rregullisht ia vizitojnė varrin. Ia stolisin me lule dhe mindila tė mėndafshtė nusėrie. Dhe i mbledhin pendėt e shpendėve, tė cilėt edhe tani shpeshherė, sipas ndonjė urdhri sekret, grumbullohen dhe fluturojnė me orė tė tėra mbi varrin e djaloshit. Me ato pendė vashat e fshatit mbushin jastėkėt e nusėrisė ku do tė vėnė kokėn natėn e gjerdekut. Thuajse ēdo ditė ndonjė plak qėndron ulur mbi varrin e djaloshit qė dikur mblidhte pendė shpendėsh. Duke dėnesur mbi varrin e tij ata shmangin frikėn nga vdekja dhe shpresoj¬nė se pasi t’i mbyllin pėrgjithmonė sytė do tė shtegtojnė nė kaltėrsinė e ėndrrės sė pavdekshme ku i priste djaloshi, i cili kurrė nuk u hiqej nga kujtesa. Duke hapė¬ruar rėndė pėr ēdo ditė niseshin edhe drejt shtėpisė sė tij dhe atje pastronin dhomat, tė cilat qėndronin tė rregulluara mirė thuajse ēdo ēast do tė kthehej pronari i tyre. Kujdeseshin pėr pikturat qė tė mos i mbulonte pluhuri. Dhe rikujtonin netėt kur kishin mbėshtetur kokėn nė jastėkėt e mbushur me pendė shpendėsh dhe tė qėndisur me pe mėndafshi. Shikonin mallėngjyeshėm perdet e bėra nga pendėt dhe atė mozaik madhėshtor nėpėr tė cilin pėrbiroheshin rrezet e diellit apo tė hėnės. Shpeshherė, nė orėt e mesnatės nė ndonjė nga dhomat dėgjohej dėnesje e dhembshme. Qante ndonjė nga plakat e sotme tė fshatit, e cila e zhytur nė heshtjen e kujtimeve shtegtonte nė thellėsinė e pikturave tė radhitura nė mur. Dhe nė ato thellėsi ku valėviteshin ngjyrat e pėrziera tė ylberit rinor e pėrkėdhelte puhiza e freskėt qė nuk i braktiste dot pikturat. Shtėpinė e vizitonin edhe pleqtė, mocanik e rrallė tė dikurshėm tė djaloshit. Uleshin nė kopshtin pėrpara shtėpisė dhe vraponin nė imagjinatėn pas ditėve tė largėta kur jo qė e urrenin apo ia kishin zili mocanikut tė tyre, por habiteshin sesi e kishte zbuluar mėnyrėn e tė jetuarit qė t’i mjaftojė vetvetja. Sa gėzoheshin kur u afrohet ndonjė i huaj, i cili pyeste pėr djaloshin e bukur. I bėnin vend pranė vetes dhe gjatė e gjerė i rrėfenin pėr bukuroshin, i cili jetoi dhe vdiq nė heshtje. Ata janė gjithmonė tė gatshėm t’ju tregojnė edhe detaje tė tjera pėr shtėpinė e tij, e cila qėndron e zbrazur. Nuk e lėnė pa theksuar me mburrje se mbi pullazin e saj ende nuk kishte ndodhur tė strehohej ndonjė qyqe. Pėrkundrazi, thoshin ata, netėve me hėnė pullazin e shtėpisė e mbulojnė bilbilat dhe zogjtė e natės, tė cilėt kėndojnė pa pushuar. Pleqve tė fshatit u pėlqen t’i shoqėrojnė tė huajt qė vizitojnė shtėpinė e djaloshit dhe tė rrėfejnė pėr tė jo vetėm pse u jepej rasti tė ringjallnin tė kaluarėn e tyre, por qė tė pushonin trupin e rraskapitur nė kopshtin qė ishte shndėrruar nė lulishte. “Po, po asaj dite shpendėt mbuluan qiellin mbi varreza dhe u ngjanin reve tė pėrbėra prej pendėve laramane...!” - do t’ju thotė tregimtari plak nė tė cilin keni rastisur nė momentin kur do tė hetoj se nuk e dėgjoni kujdesshėm. “Tė lutem mė thuaj si e shpjegoni sjelljen e tillė tė tyre....” - medoemos do tė pyesni ngutshėm tė nxitur nga dėshira e zjarrtė qė tė dėgjoni diēka mė shumė pėr atė ngjarje thuajse tė pabesueshme. Ende pa pėrfunduar ju pyetjen, plaku do tė ēohet nė kėmbė dhe do tė largohet thellėsisht i ofenduar si keni mundur rrėfimin pėr bukuroshin e fshatit tė mos e ndiqni me vėmendje. Dhe kurrė mė asnjeri prej tyre nuk do t’ju pėrfillė sikur edhe tė kėrkoni njėmijė herė falje pėr sjelljen tuaj jokorrekte.

K.Mehmeti
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė