Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-15, 17:22   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

Hyjni tė Panteonit Ilir -I








1. Redoni – hyj qendror, ndoshta mė kryesori te ilirėt eperiudhės qytetare e tė lulėzimit tė shtetit ilir.



Pėr tė ruhet dhe rafigurimi ikonografik nė formėn e njėdjaloshi me njė kapelė tė tipit “kausia”. Portreti shoqėrohet me figurėne lembes ilire e me delfinin si atribute tė hyjnisė (kėshtu ėshtė dokumentuarnė monedhat e Shkodrės dhe tė Lisit). Karakterin e pėrcaktimin e kėtij hyu ebėri arkeologu H.Ceka: “Ėshtė hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir tėkohės sė Gentit. Mbas shkatėrrimit tė shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton nė territoretbregdetare e dėshmohet edhe nė shekujt e parė tė erės sonė. Kemi hedhurmendimin, se nuk ėshtė vetėm hyu i detit, por diēka mė shumė dhe patjetėr kaqenė lidhur dhe me kultin e familjes mbretėrore ilire jo vetėm tė kohės sėGentit, por edhe mė pėrpara. Fakti, qė emrin e kėtij hyu e gjejmė dhe sitoponim gjeografik te Kepi i Redonit, nė veri tė Durrėsit, lė tė mendosh sekėtu duhet tė kėrkojmė edhe njė vend kulti tė tij ndoshta tė hapur, nė natyrė”.



2. Medauri – ishte hyu iliri luftės.
Edhe ky ėshtė i rėndėsishėm. Njė qendėr e kultit tė Medaurit ėshtė Rizoni, porndoshta dhe varret monumentale nė Selcėn e Poshtme, ku janė tė skalituraatributet e hyut, siē janė mburoja ilire me rrathėt e saj koncentrikėkarakteristikė dhe pėrkrenarja. Gjithashtu, kėto atribute dalin edhe nėnumizmatikė. Ai ėshtė njė hy kalorės. Paraqitet i hipur nė kalė, me shtizėn nėdorėn e majtė. Nė skenėn e njohur tė paftės sė Selcės sė Poshtme, nė fakt, tekalorėsi (qė ka pas shpinės gjarprin dragua) kemi Medaurin. Nė kėtė skenė kultii Medaurit ėshtė i lidhur me kultin e ujėrave (figura e gjarprit-monstėr detar,e peshkut etj.) pra me kultin e vetė Redonit Nuk dimė me saktėsi raportet midiskėtyre hyjnive: kanė paritet, apo marrėdhėnie hierarkike midis tyre. Njė gjėėshtė e sigurt: tė dyja kėto hyjni kanė bashkėjetuar dhe kanė qenė nė krye tėvendit nė panteon. Nė lidhje me natyrėn e hyut kalorės Medaur duhet thėnė, sestudiues tė ndryshėm kanė parė njė variant ilir tė kultit tė “kalorėsittrak” ose dhe tė “kalorėsve danubianė”. Ka edhe mendime se nėskenėn me dy kalorės pėrballė, si te pafta e Selcės sė Poshtme apo nė brezat eGostilies duhen parė dhe prototipat mė tė vjetėr tė kultit tė Dioskurėve, qėparaqiten ikonografikisht si kalorės. Medauri nė realitet ka identitet ilir. Aiėshtė njė hy i veshur me armaturėn tipike ilire, ndryshe nga kalorėsi trak,kalorėsit e stelave danubiane apo Dioskurėt kalorės tė dorėve. Medauri dheRedoni kanė emra etnikisht ilirė.



3. Iliri – eponim i tėrėpopullit tė lashtė e tė madh ilir.



Legjendėn e tij e tregonApiani: “Iliri, biri i Polifemit dhe i nimfės Galatea. Bijtė e Ilirit qenė Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti, Perrebi, kurse vajzat qenė Partha,Daortha, Dasara, nga kanė rrjedhur taulantėt, perrebejtė, enkelejtė, dardanėt,parthinėt, dasaretėt dhe darsejtė. Thonė, se Autari pati pėr bir Panonin ose Paionin”.Ėshtė njė legjendė e mbledhur nė kohėn e sundimit romak e nuk jepet nė formėn esaj tė mirėfilltė, zanafillore. Megjithatė, me rėndėsi ėshtė fakti, se teilirėt ishte e gjallė vetėdija mitologjike e prejardhjes nga njė stėrgjysh itejlargėt, i pėrbashkėt, nga njė “njeri i parė”. Interesant ėshtė seky njeri “demiurg” i fiseve ilire lind nga hyjni, qė lidhen jorastėsisht me detin. Si Polifemi, ashtu edhe Galatea lidhen me hyun e detrave.Pra, Iliri ėshtė bir i mjedisit dhe i kultit detar. Kulti detar te ilirėt nukėshtė i atashuar vetėm te emri i Redonit, por edhe nė emra tė tjerė hyjnishilire. Iliri, si eponim i popullit ilir, ėshtė nderuar nė mėnyrė tė posaēme, posi e qysh nuk e dimė. Disa dijetarė kanė parė nė emrin e Ilirit njė rrėnjė”illo” me kuptimin “kthehem, mbėshtillem”, pra tė gjarpritktonik. Te hetitėt indoevropianė gjarpri ėshtė quajtur Ilurjanka, qė e lidhindhe me emrin e Ilirit. Tė tjerė e shpjegojnė si emėr tė banorėve tė “lumtiIller” (degė e Danubit). Pavarėsisht nga shpjegimet e karakteritfilologjik, etimologjikisht emri i Ilirit ėshtė ai qė ka emėrtuar si asnjė emėrtjetėr bashkėsinė e madhe tė fiseve ilire.



Por ėshtė dhe njė legjendėtjetėr, qė ka gjallėruar te fisi ilir i enkelejve e fillimisht ka pasurrrezatim nė viset e Shqipėrisė Qendrore e Lindore, sidomos rreth liqenitLyhnid. Sipas kėsaj legjende, Kadmi dhe Hermonia, kur erdhėn dhe u vendosėn teenkelejtė, lindėn dhe njė djalė, qė u quajt me emrin Ilir. Kėtė legjendė etregon Apolodori, dijetari i shekullit II para erės sonė. Ėshtė pėr t’u vėnė rediēka. Tregimi legjendar i Apolodorit ėshtė regjistruar gati 4 shekuj para tregimittė Apianit. Apolodori i referohet, me sa duket, njė opinioni mė lokal dhe mė tėkufizuar nė hapėsirė. Pra, legjenda e Ilirit, qė thotė ai, ėshtė mė tepėrlegjendė enkelease. Ajo ėshtė gėrshetim i njė miti tė njohur grek, me njėlegjendė ilire, vendase. Nė fakt, Apiani ėshtė autori, qė i ka kushtuar njėstudim tė tėrė Ilirisė dhe ilirėve dhe regjistrimet e tij pėrputhen me njėgjallėrim tė madh tė elementit ilir nė shekullin II tė erės sonė, qė lidhet menjė “rilindje” provinciale ilire, ndonėse nė kushtet e nėn lėvozhgėne pushtimit romak. Pikėrisht nė kėtė lak kohor dalin pėrsėri emrat e hyjniveilire Redon e Medaur, nė mbishkrime kushtimore, nė epigrame. Ilirėt luajnė roleme rėndėsi nė hierarkinė e Perandorisė Romake, zėnė poste me rėndėsi nga mė tėlartat nė pushtet. Nė kėtė frymė, ėshtė e kuptueshme, qė rilindin disa legjendashumė tė lashta nė ndėrgjegjen mitologjike tė ilirėve. Ėshtė Apiani ai, qėregjistron legjendėn ciklike tė Durrėsit, njė krijim ilir nga mė tė shėnuaritnė mitologjinė e Ilirisė sė Jugut. Po kėshtu edhe legjenda e tij pėr Ilirin sikryepar, stėrgjysh mė i madh i gjenealogjisė sė fiseve ilire, flet pėr njėmendim unik, pėr njė bosht tė pėrbashkėt tė mendimit mitologjik tė fiseve ilirenė tėrėsi, qė i kapėrcen kufijtė lokalė dhe legjendat e tjera limitrofe. Silegjenda e themelimit tė Durrėsit tė vjetėr, ashtu dhe legjenda e Ilirit, janėtė lidhura me botėn detare, me mitet e kėsaj bote, mite tė kuptueshme edhe pėrilirėt e brendėsisė sė Ilirisė sė Jugut e jo vetėm pėr ilirėt bregdetarė. Madje,nė emrat grekė tė Polifemit (birit tė hyut tė detrave) dhe tė Galatesė (nimfa edetit), qė jepen si prindėrit mitikė tė Ilirit, duhen parė nė fakt hyjnipėrkatėse ilire tė mitologjisė detare, me emra qė nuk janė ruajtur. Nėstrukturėn e saj, legjenda e lindjes sė Ilirit e treguar nga Apiani kangjashmėri me lindjen e Dyrrahut (nga hyu i detrave e nga vajza e EpidamnitMelisa, qė ka emėr nimfe). Apiani sjell kėshtu legjenda kryesore tė ilirėve, qėjanė ringjallur me forcė nė kohėn e tij.



4. Epidamni – hero-kult itaulantėve, tė cilėt e mbajnė si themelues tė qytetit, nė tė vėrtetė pėrparaardhjes sė kolonistėve dorė tė vitit 627 para erės sonė.



Legjenda e jep si mbret tė”barbarėve” (kupto: “taulantėve”), qė u kultėzua si krijuesjo vetėm i qytetit, por edhe i gjenealogjisė legjendare tė dinastisė mbretėroreilire me qendėr qytetin dhe me arealin e tij tė gjėrė. Nė kėtė rast kemi njėhero vendas, jo njė hyjni nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Krijimi i kultit tėtij ėshtė nė natyrėn e krijimit tė miteve tė heronjve, tė hyjnizimit tė kultittė tė parėve.



I njėjti proces ka ndodhurnė krijimin e shumė legjendave ilire. Kėshtu, Stefan Bizantini shėnon legjendėne emėrtimit tė liburnėve sipas njė heroi me emrin Liburn, legjendėn e emėrtimittė Ambrakisė sipas Aombrakut, tė birit tė Thesprotit tė Laokonit (nė njėvariant tė dytė nga Ambrakia, vajza e Egjeut), tė mbiquajtjes sė krahinės sėmolosvė Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisė nga Hellopi, i biri i Jonit(njė legjendė tjetėr shėnon, se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonės molosee banorėt e saj quheshin helloi dhe selloi), tė qytetit Efyra nga emri Efyrit,tė birit tė Amarakut tė Thesprotit, tė qytetit Lynkos tė Epirit nga emri iheroit Lynkeu etj. Tė gjitha kėto janė legjenda gjenealogjike, ciklike, qėflasin pėr tradita tė forta vendase. Nga kjo pikėpamje, kulti i Epidamnit ėshtėtipologjik pėr kėto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet i fortė edhe nė kohėnkur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse ėshtė zbuluar njė monument i njėpersoni me pushtet nė kėtė qytet nė shekullin II tė erės sonė, qė quhej SyrEpidamni, nė emrin e tė cilit Leon Hezej me tė drejtė sheh njė jehonė tė kultittė stėrgjyshit legjendar ilir, tė themeluesit tė parė.



Prokopi i Gazės nė “panagjerikun”kushtuar perandorit tė Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinė nga ky qytet,thotė shprehimisht se kėtu “lindi heroi vendas, qė i dha emrinqytetit”. Pra, nė shekullin V e VI ėshtė i gjallė kulti i Epidamnit. Bilederi nė shekullin XI Ana Komnena e pėrmend jehonėn e kėtij emri me atributemitologjike. Natyrisht, Epidamni nuk hyn nė “elitėn” e panteonitilir; mė tepėr se njė hyjni tė mirėfilltė, kemi njė njeri tė vdekshėm tėhyjnizuar. Se ē’rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi nė gjendje tė pėrgjigjemime hollėsi.



5. Dyrrahu – nipi iEpidamnit.



E lindi Melisa, bija eEpidamnit, me hyun e detit. Nė krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e kagjysėm tė hyjnizuar. Kėtu me rėndėsi ėshtė e dhėna, qė jep Stefan Bizantini, semė pėrpara me emrin Dyrrah ėshtė quajtur gadishulli, ku u ndėrtua fillimishtqyteti. Mė pas, nė njė dorė tė dytė ndėrtimi, limani i poshtėm i qytetit uquajt Dyrrah. Me kalimin e kohės, mbas njė bashkėjetese tė dy emrave, emriDyrrah u bė sundues (ēka ka mundėsi tė jetė edhe reflekt i njė binomi tė kultittė Epidamnit e tė Durrahut njėkohėsisht, mė tej emri Dyrrah u bė pėrfundimtar).Theksojmė origjinėn e kultit tė Dyrrahut nga bota e mitologjisė detare, siē kandodhur me shumė legjenda tė tjera ilire.



6. Melisa – nimfė e shndėrruarnė bletė, e ėma e Dyrrahut. Kulti i saj ka qenė shumė i fortė te banorėt ilirėtė qytetit e tė rrethinave.



Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqėnė bregdet vendi ku sipas legjendės u bė bashkimi i saj me hyun e detit u quajtMelison. Pra, kishte njė vend kulti nė natyrė, qė e dokumentojnė autorėtantikė. Po ajo, qė ka rėndėsi ėshtė, se Melisa (ky ėshtė emri grek i saj e nes’dimė si e ka pasur emrin vendas), pėrveē kultit tė saj si nimfė (nė legjendėnilire ėshtė njė nimfė-bijė e Epidamnit, pra nimfė e zonės) ndoshta nė njė fazėtė dytė ka edhe kultin e saj si bletė ose si stėrgjyshe e bletėve. Kemi njėlloj zoomorfizmi, qė e tregon tė dyfishtė; njeri dhe bletė – karakteristikė kjotepėr e vjetėr e praktikės sė mitit. Kemi bile njė paraqitje tė Melisės nėformėn e bletės, qė del disa herė nė monedhat e Durrėsit. Figura e bletės ėshtėndoshta njė motiv ikonografik i dyrrahasve tė vjetėr. Me kėtė kult lidhet dhevera e tyre e famshme e fermentuar prej mjalti, qė e pėrmend Aristoteli. Delpra, se Melisa nga njė kult i lidhur me detin, ėshtė njėkohėsisht edhe njė kulti pastokės bujqėsore. Ky fakt i fundit ethekson karakterin autokton tė kultit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 21-05-15 nė 17:30
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė