Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-07, 01:23   #56
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Semundjet e zemres, 54% nga trazirat e '97-ės

Eglantina Bardhi

10-04-2007


Sipas studimit tė DSHP-sė, 54% e pacientėve me sėmundje zemre kishin humbur njerėzit ose paratė

Humbjet nga trazirat e vitit '97 kanė ndikuar nė sėmundjet e zemrės, pėr shumė shqiptarė. Humbje e njerėzve tė afėrm, humbja e parave dhe traumat e shumta, kanė qenė faktorėt kryesor tė riskut nė "goditjen" e zemrave tė shqiptarėve gjatė trazirave tė kėtij viti. Ky ėshtė konkluzioni i Departamentit tė Shėndetit Publik, sipas tė cilit, rreth 54 pėr qind e pacientėve tė shtruar nė Kardiologji gjatė vitit 98-2000, kanė pasur probleme tė shkaktuara nga viti '97. Pikėrisht, pas 10-vjetėsh nga trazirat e '97, ky departament vendosi tė bėjė publike dėmet qė kanė sjellė mbi zemrat e shqiptarėve, tragjeditė e kėtij viti. Dėme kėto qė, sipas tyre, janė shumė tė rėnda dhe tė parikuperueshme. Madje nė studim theksohet se kėto trazira kanė ndikuar pothuajse njėsoj mbi sėmundjet e zemrės, sa edhe Hipertensioni, qė konsiderohet njė ndėr risqet kryesore tė kėtyre sėmundjeve.

Studimi

Nė studimin e Departamentit tė Shėndetit Publik, janė pėrfshirė 1088 pacientė tė shtruar nė pavijonin e Kardiologjisė nė QSUT dhe plot 54 pėr qind e tyre kishin humbur njerėzit, paratė ose pasurinė, nė vitin '97. "Ky ishte njė vit trazirash politike dhe ekonomike dhe njė numėr i madh shqiptarėsh pėsuan humbje dhe trauma, qė u reflektuan direkt nė sėmundjet e zemrės",- pohojnė specialistėt, duke shtuar se kėto trauma kanė lėnė gjurmė tė pėrjetshme mbi kėta pacient. Kėshtu, 35 pėr qind e pacientėve tė pėrfshirė nė studim kishin humbur tė paktėn njė person shumė tė dashur, shumica nga vrasjet dhe aksidentet. Sipas specialistėve, sėmundjet e zemrės tek kėta persona kanė qenė shumė tė rėnda, madje dhe kanė kaluar infarkt, pėr shkak tė tronditjes sė madhe qė iu ka ardhur. Ndėrsa rreth 30 pėr qind e pacientėve, po sipas studimit, kishin humbur paratė ose shtėpitė nė firmat piramidale, faktor ky qė sipas specialistėve ka ndikuar fuqishėm nė rėndimin e sėmundjeve tė zemrės. "Humbja e pasurisė dhe varfėrimi i menjėhershėm i njerėzve ndikon tepėr negativisht dhe stimulon sėmundjet e zemrės",- thonė specialistėt, duke shtuar se ky ėshtė njė tregues shumė i qartė, qė ka dalė pikėrisht nga studimi. Ndėrkohė, ata shpjeguan se humbja tregon njė stres psiko-social, i cili luan rol nė stimulimin e sėmundjeve tė zemrės dhe kėto humbje kanė qenė tė pranishme nė zemrat e mijėra shqiptarėve nė vitin 1997. Madje ata pohojnė se kėto humbje kanė lėnė gjurmė tė pėrjetshme, mbi ata persona qė i kanė pėrjetuar ato dhe padyshim, theksojnė mjekėt, zemra ka qenė mė e goditura sepse ėshtė manifestuar me sėmundje.

35 pėr qind e pacientėve tė pėrfshirė nė studim, kishin humbur tė paktėn njė person shumė tė dashur
30 pėr qind e pacientėve, po sipas studimit, kishin humbur paratė ose shtėpitė nė firmat piramidale
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė