Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-08, 14:21   #28
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SHBA

Presidenti Bush i drejtoi njė letėr Presidentit Sejdiu

Uashington, 19 shkurt - Shtetet e Bashkuara njohėn zyrtarisht Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur megjithė kundėrshtimet e forta tė Serbisė. Presidenti Bush e uroi popullin e Kosovės nė njė letėr drejtuar tė hėnėn Presidentit tė Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu. Ja letra e plotė:

Nė emėr tė popullit amerikan, unė njoh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Ju pėrgėzoj Ju dhe qytetarėt e Kosovės qė keni marrė kėtė hap tė rėndėsishėm nė zhvillimin tuaj demokratik dhe kombėtar.

Nė kėtė rast historik, unė pėrkujtoj lidhjet e thella dhe tė sinqerta tė miqėsisė qė bashkojnė njerėzit tanė. Kjo miqėsi, e farkuar gjatė orėve mė tė errėta tė tragjedisė sė Kosovės, ėshtė bėrė edhe mė e fortė nė nėntė vitet qėkur ka mbaruar lufta nė Kosovė. Prej asaj kohe, Kosova ka punuar pėr ta rindėrtuar shoqėrinė e shkatėrruar nga lufta, pėr tė ngritur institucionet demokratike, pėr tė mbajtur zgjedhje tė sukseshme pėr njė qeveri tė re, dhe pėr tė avansuar prosperitetin. Si shtet i pavarur Kosova tash merr pėrgjegjėsi pėr fatin e vet. Si edhe nė tė kaluarėn, Shtetet e Bashkuara do tė jenė partneri juaj dhe miku juaj.

Nė kėrkesėn tuaj pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ju keni shprehur dėshirėn e Kosovės pėr tė arritur standardet mė tė larta tė demokracisė dhe tė lirisė. Unė e mirėpres kėtė ndjesi. Nė veēanti unė mbėshtes pėrqafimin nga ana juaj tė multienticitetit si parim tė qeverisjes sė mirė dhe pėrkushtimin tuaj pėr tė zhvilluar institucione tė pėrgjegjshme, nė tė cilat tė gjithė qytetarėt janė tė barabartė para ligjit.

Po ashtu unė veneroj se nė deklaratėn e vet tė pavarėsisė Kosova me vullnet tė vetin ka marrė pėrgjegjėsitė qė i pėrshkruhen nė bazė tė Planit tė Ahtisarit. Shtetet e Bashkuara mirėpresin kėtė angazhim tė pakusht pėr t?i pėrmbushur kėto pėrgjegjėsi si dhe gatishmėrinė e Kosovės pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė periudhės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pėr tė cilėn keni rėnė dakord. Shtetet e Bashkuara mbėshteten nė garancat e Kosovės se ajo e konsideron veten juridikisht e obliguar t?u pėrmbahet dispozitave qė pėrmban Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Jam i bindur se miratimi i plotė dhe me kohė i masave tė propozuara nga Emisari Special pėr Kosovė, Ahtisari, do ta sjellin Kosovėn mė afėr pėrmbushjes sė aspiratave tė saj euro atlantike.

Nė bazė tė kėtyre garancave nga Qeveria e Kosovės, me kėnaqėsi e pranoj kėrkesėn tuaj qė dy vendet tona tė vendosin marrėdhėnie diplomatike. Shtetet e Bashkuara do tė mirėpresnin vendosjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Kosovės nė SHBA dhe planifikon vetė qė ta bėjė tė njėjtėn nė Kosovė.

Teksa Kosova po hap njė kapitull tė ri nė historinė e vet si shtet i pavarur, pres me gėzim thellimin dhe forcimin e miqėsisė sonė tė veēantė.

Pėrzemėrsisht,

Gearge W. Bush

Shkėlqesis sė tij

Fatmir Sejdiu

President i Kosoves
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė