Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-13, 07:17   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hoxhallarė para-historik (Video)

Deri mė tash, disa imam kosovarė e kanė pasur nė thumb sjelljen e gruas shqiptare, pėr tė cilėn kanė pėrdorur edhe terme ofenduese. Pėr mėnyrėn se si duhet tė sillet njė grua sė fundi ka folur edhe hoxha i Mitrovicės, Enis Rama i cili e thotė hapur qė gruaja nuk ėshtė e barabartė me burrin, prandaj edhe nuk duhet tė kėrkojė tė drejta me burrat.
Hoxhė Enis Rama, nė njė ligjėratė qė fillimisht ėshtė publikuar nė rrjetin social, youtube mė 30 shtator dhe njė pjesė e saj ėshtė ri-publikuar tė mėkurėn, akuzon gratė pėr mos respektim tė bashkėshortit. Sipas tij “ėshtė e njohur se zakonisht gruaja ėshtė mė e dobėt se burri”, e cila “nuk mundet tė durojė sa njė burrė” prandaj ju bėn thirrje grave qė mos tė kėrkojnė tė drejta tė barabarta mė burrat.
Ndėr tė tjera, Enis Rama beson se ky “degjenerim” ka ardhur nga serialet latino-amerikane, duke shtuar se gratė sot nuk e dėgjojnė bashkėshortin. “Pse me ngu burrin, du me dal, unė e dua jetėn tem etj, unė mendoj se sot nė kėtė gjendje kemi ardhur sa gruaja e lėshon burrin, ky ėshtė diskriminim, sepse te na burri e ka nė dorė shkurorėzimin”, thotė hoxhė Enis Rama. Hoxha thotė se ato gra qė e mbrojnė nderin, qė ruajnė bashkėshortin e tyre, ato gra hyjnė nė parajsė dhe secila derė e tyre ėshtė e hapur.
Hoxha thotė se gratė para se me qenė njė grua intelektuale duhet me qenė njė grua e shtėpisė. Kėtė “barabartėsi” sipas definicioneve para-historike tė disa hoxhallarėve e kanė pėrfolur edhe hoxhallarė tė tjerė tė Kosovės.
Hoxha i xhamisė kryesore tė Prishtinės, Shefqet Krasniqi nė njė nga postimet e tij tė mėhershme, thoshte se gruaja ėshtė e barabartė me burrin, atėherė kur burri punon, ndėrsa ajo kujdeset pėr punėt e shtėpisė dhe nderin e burrit tė saj. Shumė mė i rėndė nė fjalorin e pėrdorur pėr gratė shqiptare ka qenė hoxha i Prizrenit, Irfan Salihu i cili thoshte se shumica e femrave shqiptare janė “rruspia dhe kurva”.
Tė gjithė kėta hoxhallarė qė po e keqshfrytėzojnė paftyrėsisht atė tė liri tė shprehjes qė ekziston nė Kosovė janė punonjės tė Bashkėisė Islame te Kosovės e udhėhequr nga Naim Tėrnava, e cila asnjėherė tė vetme nuk ka ndėrmarrė masa ndaj tyre. /Zėri/



__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante