Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-07-05, 22:10   #40
Kloni
 
Anėtarėsuar: 28-10-04
Vendndodhja: Internet...
Postime: 300
Kloni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kloni
Gabim

Tema qenka e bukur, por qellimi me duket paksa tendencioz! Qofsha i gabuar por shija e komenteve me vie si e hidhur disi!
Ok, une do te mundohem te mos shkas ne qellimet tendencioze, duke u nisur nga shembulli personal me shume se nga teorite e thashethemet, te cilat edhe kur thuhen bukur nuk do te thote gjithmone se jane te bukura, sidomos kur tensionohen me personifikime te natyres mundese!

Une per vete as studimet nuk i kam kurorezu me diplome, as dashurine me martese dhe nuk me duket gabim i jetes as njera as tjetra. Jeta varet nga kuptimi qe i jep me botekuptimin personal, pastaj te duket e bukur apo jo! Une, megjithate, nuk jam pishmane!

Mosha e studimeve dhe mosha e dashurise bien jo rastesisht ne te njejten kohe. Por une ne kete moshe kisha perparesi tjera qe me quan ne burg dhe atje me duket se mbarova dhe kurorezova nje fakultet te tere botekuptimi timin qe edhe sot me bene te kenaqur qe jetoj dhe gezoj me kaq sa kam ani se gjysmen e moshes se pergjithshme vec e kam tejkaluar!

Jo cdo student kurorezohet me diplom dhe jo cdo i dashuruar kurorezohet me martese dhe kjo nuk tregon te paditurin, respektivisht te padashuruarin! Mua me duket as qe e pengojne njera-tjetren, por vec sa e ndihmojne, sepse varet jeta nga orientimet e asaj moshe kur njeriu eshte ne gjendje te orientoje jeten e tij ne te gjitha drejtimet dhe kapacitetet e tij perfituese dhe perjetuese jane ne formen me absorbuese!

Njera ka te beje me mendjen tjetra me shpirtin! kur te dyja korrespondojne, mosha eshte e tille qe vetem sa i perfeksionon si orientim krijues jetesor, qe une nuk do te dija te dalloja se cila mund te ishte e rendit te pare!

Edhe dituria mund te shderrohet ne nje avanture si dashuria dhe te mos tregoje suksesin e deshiruar!

Ka raste kur duke shirur mencurine tregon gjithe budallakine dhe e kunderta! Si edhe ne dashuri qe nje avanture mund tregoje kulmin e dashurise dhe anasjelltas.

Nuk do te thote qe gjithcka qe duket bukur se vertete edhe eshte e bukur!

Une psh. nuk jam aq budalla sa mund te dukem, por as edhe aq i menqur sa do te doja te dukem. Pra deshira jo gjithmone reflekton njeriun e permasava reale. Mjaftohu te jesh njeri se jeta eshte e bukur ne raport me deshirat ne raport me deshirat e tjereve dhe jo me imponimet pretencioze te dominimit, as menderisht, as shpirterisht!, as fizikisht!

Te studjesh edhe te dashurosh njeheresh eshte shume normale, njerezore dhe, per me teper, rinore!

Ju faleminderit per mirekuptim, por nuk me bezdis as kundershtimi!

Pershendetje!
__________________
Sexi portė e jetės dhe e parajsės!
Kloni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė