Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-14, 17:49   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Kush i vrau Vellezerit Gervalla,dhe Kadri Zeken??

Gega, Buxhovit: “Terroristė” ishim e mbetshim nė bindjen tėnde dhe tė millosheviqėve!



Hysen Gega, ish i burgosur politik dhe veteran i UĒK-sė, reagon ndaj deklaratave tė Jusuf Buxhovit, tė dhėna mė datė 22 janar 2014, nė emisionin “Rubikon” tė KTV-sė.








Siē dihet, Gega e ka akuzuar Buxhovin se e ka marrė nė pyetje nė Sekretariatin e Prishtinės, pėrkitazi me vėllezėrit Gėrvalla. Hysen Gega ishte arrestuar mė 31 dhjetor 1980. Hetimet ndaj tij kanė zgjatur rreth gjashtė muaj. Sipas deklaratave tė tij, atė e kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi, Lorenc Selmani dhe Adem Ibrahimi. Ndėrsa, nė fillim tė janarit 1981, ka thėnė se atė e ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Buxhovi, nė Rubikon tė KTV-sė ka reaguar se ata qė e akuzojnė rreth vėllezėrve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka, kanė qenė bashkėpunėtorė, madje mė ekstremistė tė UDB-sė jugosllave. Sipas tij, kėto akuza kanė filluar pas daljes nė skenė tė LDK-sė, duke shtuar se qėllimi i akuzave ishte njollosja e LDK-sė dhe e veprimtarėve tė saj, ndėr tė cilėt e llogarit veten. Buxhovi po ashtu thotė se sipas BND-sė gjermane, Hysen Gega ėshtė terrorist dhe LPK ishte nė ndikim tė KGB-sė.

Gega, i lindur mė 1950 nė Sallagrazhdė, sipas njohėsve tė biografisė sė tij, qė nė moshėn e re aktivizohet nė grupet ilegale kundėr regjimit jugosllav. Ai dėnohet me 12 vjet burg, tė cilin e mban nė burgun famėkeq CZ nė Beograd. Pas vuajtjes sė dėnimit, nė vitin 1993 pėrsėri do tė arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmė. Pas lirimit nga burgu, mė 1997 do tė angazhohet nė radhėt e UĒK-sė. Nė Kosovėn e ēliruar do tė tėrhiqet nga aktiviteti politik pėr t’u marrė me bletari.

Nė vitin 1978 Riza Salihu thuhet se ka formuar “Grupin Komunist Zėri i Kosovės”. Sipas dėshmive tė plasuara deri tash, nė janar tė vitit 1980 Riza Salihu, nė cilėsi tė kryetarit tė grupit e urdhėron Hysen Gegen pėr ta vrarė Jusuf Gėrvallėn, me arsyetim se ėshtė UDB-ash i rrezikshėm. Gega nė deklaratė e tij ka thėnė se Salihu ia kishte dhėnė revolen ta vras Gėrvallėn.

“Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi (Gėrvalla) ėshtė agjent i UDB-sė. Pohimet e tij mė shtynė qė unė tė bėja pyetje nė ambasadėn shqiptare nė Vjenė se mos kishin ndonjė fakt pėr Jusufin. Aty atėherė ishte njėri, qė mė duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parė, ndėrsa vetė ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinė se Jusufi ėshtė i pastėr dhe se mund tė bashkėpunonim lirisht e pa asnjė rezervė me tė. Ata madje edhe na rekomandonin bashkėpunimin”, ka thėnė Gega nė njė intervistė mė 2012.

“Megjithatė, edhe pas kėtij episodi ai vazhdonte shpifjet e tij kundėr Jusuf Gėrvallės, duke shkuar aq larg sa nė njė rast mė tha: ‘I vjen keq se s’ka kush e bėn, sepse ai madje e meriton edhe plumbin”, duke nxjerrė me kėtė rast edhe revolen e duke mė thėnė: ‘Ja merre kėtė dhe vrite, sepse ai e meriton plumbin”, propozim tė cilin ia refuzova me fjalėt: ‘Mė mirė mbaje pėr vete, sepse mund tė tė duhet ndonjė ditė pėr tė vrarė veten’. Pėr kėtė pėrcaktim tė Rizait pastaj informova Ibrahimin, Jusufin dhe Bardhin”, ka thėnė Gega.

Nė njė intervistė tė shkėputur nga libri: “Terror, dhimbje, qėndresė“, i Faridin Tafallarit, Gega pėr arrestimin dhe hetimet kundėr tij ka thėnė: “Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por, nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezantuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i ‘Rilindjes’ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy”.

Se a ka pasur ndonjė pyetje tė Buxhovit rreth vėllezėrve Gėrvalla, Gega thotė: “Jo, ai s“mė pyeste asgjė pėr ta, vetėm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janė nė njė rrugė tė gabuar, se ne kurrė s“kemi qenė mė mirė”.

Gjatė hetuesisė, Gega thotė se nė muajin qershor, nė zyrat e Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme nė Prizren, Mehmet Lumi i kishte thėnė: “Do tė lėshojmė prej burgut e do t“i bėjmė tė gjitha kushtet e mundshme, do tė japim armė ēfarė tė duash, kemi armė speciale… Shko likuidoi vėllezėrit Gėrvalla, ose Ibrahim Kelmendin! Tė holla, pėrveē shpenzimeve, njėqindmijė marka mė tepėr i ke”!

Por, Gega ka refuzuar. Dhe, atentati nė Shtutgard, ku vriten vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka, kryhet derisa Gega vuan dėnimin.

Nė artikullin “Duhet thyer heshtja”, Donika Gėrvalla shkruan kėto fjalė, duke iu referuar Gegės si viktimė edhe e tradhtisė shqiptare: “Nuk duhet tė heshtet as pėr atė burrė qė e dėrguan me armė tek babi nė shtėpi qė ta vriste. Babi, pa i nuhatur aspak qėllimet e tij, gjatė bisedės sė gjatė qė zhvilluan e bėri qė tė nxjerrė armėn, ta vėrė para vetes nė tavolinė dhe t’i thotė: ‘Jusuf, bėj ēfarė tė duash me mua. Unė kam ardhur tė tė vras, sepse mė patėn bindur se je tradhtar. E shoh qė qenkam mashtruar’. Pėrgjigjja e Babit ishte miqėsia qė i ofroi. Po i njėjti person, njė atdhetar i flaktė dhe i pakompromis, nga tė njėjtėt njerėz dėrgohet nė Kosovė, bie nė kurth dhe dėnohet me 14 vjet burg. Njė viktimė e regjimit jugosllav dhe njėkohėsisht njė viktimė e tradhtisė shqiptare”.

Se gisht nė kėtė vrasje mund tė kishte ndonjė shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf Gėrvalla, pėr tė cilin thuhet se nė spital, nė prag tė vdekjes kishte thėnė: “Nėse vrasėsi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė”.

Ndryshe, nė reagimin e tij dėrguar mediave sot, Gega thotė se Buxhovi ka gėnjyer, nė pėrpjekjet e “tij tė dėshpėruara pėr tė shpėrlarė diē nga biografia tij e pistė”.

“Ai bėri edhe disa akuza tė tjera tė cilat nuk i ka bėrė mė keq as vet kasapi i Ballkanit, (Slobodan) Milosheviqi gjatė misionit tė tij kriminal pėr t’i shfarosur shqiptarėt. Para kėtyre akuzave tė poshtra nuk munda tė heshtė dot”, thotė Gega nė kėtė reagim.

“Nė kėtė intervistė Buxhovi tha se tė gjithė ata qė qenė pjesė e organizatave atdhetare, qė i organizuan demonstratat gjithėpopullore kundėr Jugosllavisė mė 1981, dhe e bėnė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės mė 1998-99, pėr tė nuk janė gjė tjetėr pos terroristė. Kjo ėshtė njė akuzė nga mė tė egrat dhe mė ė antikombėtaret qė ka mundur ta bėjė dikush ndonjėherė dhe pėr kėtė do tė duhej tė viheshin nė lėvizje organet e akuzės”.

Gega e akuzon Buxhovin se ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė proserb, sepse pėr vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, mendon njėjtė “sikur ish-nomeklatura titiste dhe udbashe, se vrasja e tyre kishte qenė ‘qėrim hesapesh mes bandash kriminale shqiptare’”.

“Ky ishte lajmi zyrtar i Tanjug-ut jugosllav mė 18 janar 1982 qė e citonte gazeta ‘Rilindja’... Pra, pėr vrasjen e Gėrvallajve dhe tė Kadri Zekės, Buxhovi ndan sot mendim tė njėjtė sikur dikur policia sekrete jugosllave. E, tashti, kush mund tė mė bind mua se kėtė lajm dhe kėtė komunikatė tė policisė sekrete jugosllave nuk e ka shkruar dhe nuk e ka konstruktuar vet Jusuf Buxhovi”?

Gega, nė reagimin e tij, pėrsėrit se pas arrestimit tim ai ėshtė intervistuar edhe nga Buxhovi.

“Gjatė gjithė kohės ai i fyente dhe i mallkonte Gėrvallajt dhe Ibrahim Kelmendin; i quante armiq tė Jugosllavisė dhe bashkėpunėtorė tė regjimit tė Shqipėrisė. Po ashtu, nga kjo bisedė kuptova se Buxhovi kishte qenė i informuar nė detaje me aktivitetin e Lėvizjes nė Perėndim, duke mė thėnė se i kishte pėrcjellė dhe i kishte raportuar lėvizjet dhe punėt e mia dhe tė shokėve tė mi, Jusuf Gėvallės, Bardhosh Gėrvallės dhe Ibrahim Kelmendit dhe tė tjerėve”.

Gega thotė se kontaktin tjetėr me Buxhovin e kishte pasur mė 1991, pas daljes nga burgu, nė njė takim ku deklaron se ishte ballafaquar verbalisht me Buxhovin.

“Me sa mbaj mend kėtė ballafaqimi e kishte ideuar Bujar Bukoshi, ndėrsa nė takim ka qenė Kadri Bala, ish-sekretar i Degės sė LDK-sė nė Suharekė. Mė duhet tė them se Buxhovi, si i pafytyrė qė ėshtė, gėnjeu nė intervistėn tek Rubikoni, kur tha se unė kinse u paskėsha zėnė ngushtė dhe kinse gati sa nuk paskėsha qarė (...) Sė pari dua t’i them Buxhovit se unė jam pėrballur me sfida tė rėnda njerėzore nė jetė, tė rrezikshme, me dhunė barbare, me kėrcėnime, me tyta bajonetash nė fyt, por kurrė s’jam dhėnė, e aq mė pak tė zihem ngushtė para njė palo-burri siē ishte Buxhovi. Se nė atė ballafaqim nuk i kam kėrkuar falje Buxhovit dhe as qė mė ka shkuar mendja pėr njė gjė tė tillė, kam dėshmitar z. Kadri Bala.

Nė intervistėn tek Rubikoni, mes pėrpėlitjeve tė dėshpėruara nė tė cilat e ka hedhur ky akt qyqar dhe lig, Buxhovi ndryshoi deklaratėn nga ajo e vitit 1991. Tha se nė atė datė kur mė kishte intervistuar si hetues, nė cilėsinė e gazetarit paskėsh qenė bashkė me Fadil Hoxhėn nė njė vizite zyrtare nė Afrikė (...), ndėrsa nė ballafaqimin e vitit 1991 pati thėnė se kishte qenė nė vizitė zyrtare nė Indokinė (...) Dale more burrė, se Afrika ėshtė e madhe, nė cilin vend konkretisht paske qenė!? Gėnjeve mė 1991, tani, apo nė tė dyja rastet?

Me anė tė kėtij reagimi publik, pėr hir tė sė vėrtetės historike, edhe njė herė dua tė dėshmojė publikisht se, anėtarėt Lėvizjes dhe ish-tė burgosurit politikė, u afruan me radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės mė 1990 dhe 1991, pėr hir tė unitetit kombėtar... Unė i them Jusuf Buxhovit se, nė atė kohė nuk e kam ditur se ai e paskėsh themeluar LDK-nė. Po ta dija kėtė fakt, natyrisht, nuk do tė afrohesha kurrė nė ‘partinė e tij’. Ne kemi besuar se atė parti e kishte themeluar Ibrahim Rugova, bashkė me Bujar Bukoshin, Zejnel Kelmendin e tė tjerė...

Buxhovi, si njė spekulant i shkollės serbe, qė gėnjen nė sy e fare nuk skuqet, bėri njė spekulim idiot tek ‘Rubikoni’ kur tha se Hysen Gega dhe marksistė-leninistėt janė terroristė dhe tė rrezikshėm tė cilėt i djegin librat... Buxhovi me asnjė predispozitė nuk ngjan nė njė intelektual. Diskursi i tij, i folur dhe i shkruar, nuk i kapėrcen dot dijet e njė polici tė rėndomtė... Dua t’ia bėjė me dije Buxhovit njė fakt, se nė mesin e disa librave qė kam nė bibliotekėn time modeste, e kam edhe librin modest tė tij tė shkruar dhe tė botuar kaherė ‘Shėnimet e Gjon Nikollė Kazazit’, tė cilin nuk e kam djegur kurrė dhe as qė mė shkon mendja ta bėjė njė gjė tė tillė. Dua t’i them Buxhovit se ne, siē na quajti ai ‘terroristėt epokės sė Kallashit’, nuk djegim libra. Tė egėr, barbarė dhe terroristė ne jemi cilėsuar vetėm nga Milosevici dhe nga Jusuf Buxhovi. Mbase tė tillė qemė ne, jemi tani, dhe ashtu qofshim nė mendjen dhe nė bindjen e Buxhovit dhe tė millosheviqėve”, thuhet nė reagimin e Gegės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė