Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-11, 08:26   #64
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Besimtarėt e Trinitetit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpat Shiko postimin
Trinia Shenjte sipas mėsimeve tė islamit

Edhe studiuesi tjetėr Prof. G. Gharib, nė tė njėjtin libėr tė pėrgatitur nga P. BERTONE paraqet temėn: Trinia Shenjte e parė sipas islamizmit

Islamizmi, feja e tretė monoteiste nė botė dhe e dyta pėr nga numri i besimtarve, ėshtė bėrė padyshim subjekt i dėshirueshėm studimesh i shumė studiuesve qė kanė pasur si qėllim njohjen e saj dhe sesi ajo trajton misteret qendrore tė fesė sė krishterė. Autori vė nė dukje sesi feja Islame e sheh Trininė Shenjte nė raport me pėrceptimin e tyre qė kanė mbi Zotin. Sigurisht problemet nuk mungojnė. Misioni i Muhamedit filluar nė Mekė nė v. 612 e qė pėrfundoi nė Medinė nė v.632, qė prej fillimit deri nė fund, njė luftė kundėr paganizmit. Shumė prej arabėve nė kohėn e Muhamedit besonin nė shumė zota. Kėshtu Muhamedi e ka tė vėshtirė tė predikojė njė Zot tė vetėm.

Nė Suren 112 tė Kur'an-it, nė mėnyrė tė qartė shpreh se Allahu (Zoti) ėshtė Njė (Ahad), nuk ka lindur dhe nuk ėshtė i lindur (lam yaled ėa lam yulad). Kjo frazė: “nuk ka lindur dhe nuk ėshtė i lindur”, i referohet mė parė pantheonit tė ndėrtuar nė Mekė, dhe mandej u ėshtė referuar edhe tė krishterėve duke iu kundėrvėnė Trinisė Shenjte. Eshtė e veēantė Sura 53 e Yllit, ku gjenden nė tė “fjalėt satanike” tė cilat Muhamedi i pat shkruar pas njė diskutimi tė gjatė me kundėrshtarėt e tij paganė. Nė kėtė Sure gjejmė tė pėrshkruara “tre hyjneshat e bukura” (Gharaniq) qė duhen lutur si ndėrmjetėse, por, thekson autori, porositė e tyre nuk kanė tė bėjnė fare me fenė myslimane. Sipas traditės janė quajtur “fjalėt satanike”.

Ky episod ka ndikuar shumė edhe nė marrėdhėniet me tė krishterėt qė quhen nga Muhamedi “njerėz tė librit” dhe qė i akuzon se adhurojnė njė Trini tė pėrbėrė sipas tij nga Allahu i cili nėpėrmjet Maryam (Marisė) ka njė fėmijė (Issa) Jezusin: pėr kėtė arsye janė mė tė kėqinj e duhen luftuar. Ky ėshtė njė gabim i Muhamedit nė konceptimin e Trinisė Shenjte sepse pėr tė krishterėt Maria nuk ėshtė hyjneshė dhe se Trinia Shenjte ėshtė e pėrbėrė nga tre Persona: Ati, Biri e Shpirti Shenjt nė njė Zot tė vetėm.

Kur'ani nga njėra anė i vė tė krishterėt pėrkrah Monoteistave dhe nga ana tjetėr i konsideronte triteista, d.mth. se besojnė nė tre Zota. Kur'ani flet shumė edhe pėr Jezusin nė Suret 5; 9; 19; duke e shikuar atė si njė shėrbėtor tė Zotit e profet tė madh, tė dėrguar prej Zotit, por jo si Birin e Hyjit, sepse pėr myslimanėt Hyji nuk ėshtė Atė “Abb” por ėshtė “Rabb” Pronar dhe Krishti nuk ėshtė Biri por shėrbėtori “Abd”. Edhe pėr Marinė Kur'ani ka shumė respekt dhe e konsideron si model pėr besimtarėt. E ngre lart edhe amėsinė e virgjėrinė e Marisė, por nuk e konsideron atė si Hyjlindėse.

Pas Muhamedit shumė teologė dhe myslimanė tė thjeshtė sipas mendimit tė autorit - duke pėrvetėsuar mėsimet e Kur'anit kanė arritur nė tė njėjtat pėrfundime duke i konsideruar tė krishterėt si triteista dhe se i kanė afruar Zotit tė vetėm hyjni tė tjera.

Duke parė kėtė keqinterpretim tė Trinisė Shenjte nga ana e Kur'anit, tė krishterėt mbrohen dhe pėrgjigjen, duke treguar se e Shenjtėrueshmja Trini ėshtė zbuluar nė Shkrimin e Shenjtė dhe pohuar nė traditėn e Kishės dhe se tjetėr ėshtė misteri i Trinisė nė fenė e krishterė e tjetėr ėshtė koncepti i Trinisė i paraqitur prej Muhamedit. Kėtė gjė e bėjnė mė sė pari tė krishterėt lindorė duke u mbrojtur nga akuzat ndaj teologjisė sė tyre e duke krijuar njė teologji arabe tė krishterė qė prej shek. VIII e deri nė kulmin e saj nė shek. XIV, e cila ka ndikuar shumė dhe do tė ndikonte edhe tani pėr dialogė me Islamizmin.

Tė njėjtėn gjė bėn edhe Kisha perėndimore me teologėt e saj tė shquar nė fushėn e studimeve filozofike e teologjike duke e argumentuar Trininė Shenjte si qendėr tė fesė sė krishterė. Kalojnė shekujt nė mbrojtje dhe akuza pa arritur asgjė. I duhej Koncilit II tė Vatikanit tė bėnte revolucionin kopernikan, duke vlesuar tė gjitha religjonet, pa e mohuar identitetin e vet, nė kėndvėshtrimin e gjėrave qė na bashkojnė e jo tė atyre qė na ndajnė.

Duke e pėrfunduar kėtė vėzhgim tė shkurtėr tė kėtij libri, mendojmė se ėshtė shumė e vlefshme edhe pėr ne sot qė jetojmė nė kėtė realitet tė njohim misterin kryesor tė fesė sonė tė parė nga botėkuptimi i krishterė dhe nga ai jo i krishterė pėr t'u rritur siē duhet nė tė vėrtetėn e zbuluar.


Trinitetin s'mund ta gjesh ne Kur'an.
Aty ku permenden tri hyjneshat ne Kur'an, ka te beje me kuptimin negativ dhe i dedikohet atyre qe kane besuar me heret e qe ka qene gabim.


Trinitetin s'mund ta gjesh as ne Bibel. Se pakut jo ne ate forme cfare dhe si perdoret sot tek te krishteret.


Trinitetin, me sa di une, nuk e ka predikuar as Shen Pali e as Shen Pjetri.
Ate e ka futur ne perdorim Konstantini, nese nuk gaboj.




Kurse vet triniteti e ka prejardhjen nga hinduizmi, qe ka te beje me atribute hyjnore, megjithese triniteti hinduist ka dallim shume te madh nga ky i fundit...






***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė