Klinika e vdekjes nė Gjakovė
Gjakovė, 04.09.2013
Pesėmbėdhjeta pacientė, nė vend tė ilaēit, kanė gjetur vdekjen nė spitalin Heart nė Gjakovė. Ata janė trajtuar nga njė mjek pa diplomė, shkruan sot Koha Ditore.
Hajrullah Binakaj, gjatė periudhės 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientė tė cilėt kanė pėrfituar para tė majme. Nė spitalin e tije tė zemrės Heart, tė cilit mė vonė ia ka ndėrruar emrin pėr ta riparuar si Internacional Hospital, Binakaj ka trajtuar pacientė tė sėmurė nga zemra deri verėn e vitit tė kaluar. Falė njė rrjeti tė madhe mjekėsh bashkėpunėtorė, qė kanė dėrguar pacientė, vetėm gjatė vitit 2010 nė kėtė spital janė trajtuar 2.020 pacientė. 1.337 janė trajtuar nga Binakaj.
Koha ditore ka siguruar dokumente tė ndryshme, duke pėrfshirė njė dosje hetimore qė tregon se nė kėtė spital kanė vdekur 20 persona.
Dokumentet dėshmojnė se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientė pėr tu venė stenda nė zemėr, por nuk e ka bėrė njė gjet tė tillė. Ata kanė paguar mbi 5 mijė euro pėr kėtė shėrbim. Shumė mė vonė e kanė kuptuar se nė zemėr nuk kanė kurrfarė stendash.
Nė tetor tė vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientė nevojė e pa nevojė pėr vėnie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Ėshtė arrestuar edhe njė vit mė vonė dhe ėshtė mbajtur nė paraburgim.
Nga arrestimi i parė nė tė dytin 2012 nė klinikėn Internacional Hospital kanė vdekur tre pacientė tė trajtuar nga ai. Koha ditore ka provuar qė tė kontaktojė me Hajrullah Binakajn, por nuk ka pasur qasje nė dy numrat e telefonit qė janė nė dosje dhe nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve.