Prap te uroj e shtrenjta ime ..
Urime ditėlindja-Nėnė!
17 shkurt.....
Te varri te erdha
Ditelindjen tė t'uroj
Kur t'i vura lulet
Syri me lotoj..
Pran varrit u ula
Me lot ne sy mendoj
Athua kur une t'vdes
Kush do m'vizitoj?
Eh,k'to vite me shkojn
Me vuajtje e mallengjim
Me duhet t'pajtohem o Nene
Ky ishte fati ime
I largohem varrit ngadale
Frymemarrja m'veshtersohet
A e din o Nene e dashur
Ne Kosove n'kete date festohet!