Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-10, 19:25   #3
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E PREMTE, 2 PRILL

Puna jonė bėhet gjithnjė e mė dėshpėruese. Zgurdullojmė muret, ku
janė tė varura dekoratat e Rugovės, piktura e njė luftėtari avangardist
tė quajtur "Bogdan" (Pjetėr Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
veshjen e drunjtė tė tavanit. Nganjėherė i ngrejmė pak roletat pėr tė
parė nėse kordoni policor akoma ėshtė nė rrugė nė pėrbėrje tė
plotė. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin tė nervozuar nėpėr
dhomė. Kujdesshėm, me kufje, dėgjojmė radiostacionet e huaja.
Takimi i Rugovės me Milosheviqin nga shumica e mediave
ndėrkombėtare vlerėsohet realisht si njė mashtrim propogandistik serb. Nė
orėn njėmbėdhjetė prapė instalohet linja telefonike. Por, kėsaj radhe
dėgjon edhe policia. Ajo ndėrpren ēdo thirrje tė dyshimtė. Adnani
arrin tė marrė ambasadorin amerikan Hill nė Shkup. Ai pėrpiqet t'ia
interpretojė atij situatėn, shpreson nė pėrkrahje nga ana e tij.
Mirėpo, amerikani reagon mė tepėr i pavendosur.

Nė qoftė se serbėt organizojnė transportin e Rugovės deri nė kufi, ai
me dėshirė do tė priste nė anėn tjetėr tė kufirit.
Koleksioni i Rugoves me minerale ėshtė jashtėzakonshėm.
Me krenari ai thotė se Kosova me thesaret e saj nėntokėsore numėrohet ndėr
vendet mė tė pasura tė botės. Disa kristale,zmeralde dhe gurė tė
tjerė tė vlefshėm ai i ka shpėrndarė nė gota tė vogla nė trajtė vidhe.
Disa pika nė fytyrė ndikojnė si njė kurė rinimi, predikon ai.
Adnani thėrret nė kabinetin e Milosheviqit. Ai pėsėri lutet pėr njė gjest
humanitar, pėr njė udhėitm tė sigurtė pėr nė Shkup.
Mirėpo,Milosheviqi dėshiron t'i vazhdojė bisedimet nė Beograd.
Rugova ia kthen: Vetėm nė Shkup, ku janė edhe kėshilltarėt dhe anėtarėt e tij
tė LDK-sė, ai mund tė vendosė mbi vazhdimin e bisedimeve me
Milosheviqin apo madje pėr ndonjė marrėveshje eventuale.

Do tė telefonojmė (pėrjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
natyrisht kot sė koti. "Milosheviqi tashti po luan me mua lojėn e
macės dhe miut", vėren Rugova me hidhėrim.
"Ai dėshiron qė pasi tė ketė mashtruar mjaft botėn me gjoja marrėveshjet tona tė mė diskriminojė para popullit tim si tradhėtar".
Mirėpo, Rugova akoma e ndien veten si njė peng tė vlefshėm: vetėm nėse shqiptarėt panojnė njė raund tė ri bisedimesh NATO-ja do tė mund t'i ndalte
bombardimet.
Deutsche Welle raporton mbi njė iniciativė tė SHBA-ve,
Gjermanisė, Francė dhe Itali, sipas sė cilės Rugovės dhe familjes
sė tij u bėhet ftesė pėr tė provuar "lirinė" e tyre.

Por, kjo ėshtė vetėm njė shpresė e vogėl, e cila zbehet shpejt.
Ndėrkohė Rugova lufton me njė grip, qė e ka kapluar. Ne e quajmė
"Virusi Milosheviq". Nė mbrėmje kėshillohemi mbi mundėsinė e
arratisjes sime. Mirėpo, ēdo shpalosje e idenitetit tim nė kėtė
moment do tė ishte tepėr e rrezikshme. Fundja bota le tė besojė se
Rugova vullnetarisht ka kėrkuar mbrojtje serbe.
Rugova ende beson nė udhėtimin pėr nė Maqedoni. Nė rast tė tillė unė do tė
maskohesha me shami dhe me njė fėmijė nė krah do tė sillesha si njė anėtar familjeje.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė