Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-10, 19:25   #4
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E SHTUNĖ, 3 PRILL

Atmosfera ėshtė e ngrysur, ashtu si dhe moti. Tė gjithė rrinė ulur nė
karriget e tyre dhe janė apatik. Milosheviqi pėrsėri kėrkon udhėtimin
e Rugovės (nė Beograd). Kėsaj here ai do tė duhej tė inskenonte njė
shou shtypi nė Beograd me drejtuesin e delegacionit serb nė
bisedimet paqėsore nė Rambouillet, Ratko Markoviq.
Prijėsi i shqiptarėve refuzon.
Zėvendėskryeministri jugosllav Nikola Shainoviq merr rrugėn pėr nė Prishtinė. Bota ėshtė e irituar, pasi tashti janė bėrė publike deklaratat e Rugovės nga intervista nė "DER SPIEGEL" me kėrkesėn pėr angazhimin e trupave tokėsore. Kjo
tingėllon krejt ndryshe se sa marrėveshja me Milosheviqin dhe gjoja
thirrja e pėrbashkėt pėr ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.

Mua mė duket se Rugova e mbivlerėosn nivelin e informatave tė
Perėndimit, kur beson se "ata e dinė saktėsiht se nė ēfarė situate
gjendem."

Shainiviqi vjen aty rreth orės 21, pa ndonjė propozim
konkret. Vetėm bota le tė mėsojė tė nesėrmėn se "bisedimet me
shqiptarėt" po vazhdojnė.
Rugova, thotė ai me shpoti, ėshtė njeri i lirė. Ai lirisht mund tė udhėtojė nė Maqedoni. Mirėpo, mė kėtė rast duhet tė ketė parasysh se gjatė rrugės serbėt e tėrbuar mund tė "inskenojnė" tė gjitha incidentet e mundshme. Njė paralajmėrim i
qartė. Nė radio dėgjojmė se sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Javier
Solana dėshiron tė vė kontakt me Rugovėn pėr tė qartėsuar se a
ėshtė ai pėr vazhdimin apo ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.
Rugova reagon i dezinteresuar.
Raportet nė radio atij pothuaj se nuk i interesojnė. Ai pėrpiqet tė
fsheh hidhėrimin e tij. Faktin se tė gjithė ata qė atė e kanė pritur me
vite, e kanė dekoruar me ēmime dhe janė fotografuar me tė pėr
shtypin, tashti shikojnė pafuqishėm se si diktatori serb e poshtėron
atė, Rugova pothuaj se nuk e kupton.
Po aq pak edhe lajmin se Perėndimi dėshiron tė strehojė 100 mijė refugjatė shqiptarė. "Tashti edhe pjesa qė ka mbetur do tė arratiset nga Kosova", thotė ai,
"sepse ēdonjėri ėndrron tė gjejė strehim nė Perėndim." Asnjė s'do
tė kthehet mė, thotė Rugova.
Djali i tij M. kėtė ēka ndodhė me satirė e quan njė "spastrim human etnik."
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė