Tema: Anekdota
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-14, 16:06   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

QYSH N'GJITEN KIJET DITĖN E BAJRAMIT
(Gjurgjeviku i Madh,Prekorupė)

Cak Bajra i Ponorcit u kish pa' thanė t'bijve ditėn e Bajramit masi hangrėn sillė:
-Ēonu,biro.n'gjitni kijet n'parmenė e me mjellė,se po fryn jugu!E dini q* toka jonė asht hujli e jugu e thanė.T'bijt i thanė:
-Babė,shka po thue kshtu?Qysh n'gjiten kijet ditėn e Bajramit?
-Ēonu ma mirė-u tha i ati- se toni thahet toka a sbahet me e mjellė pėr sivjet.
-Jo,valla,tri dit' e Bajramit s'i ngjesim kijet edhe nu baftė gazepi. Kur u ba e katėrta ditė,shkuen m'i ngjitė kijet n'arė.Shkoi edhe Caka me ta.Kur i ngjitėn kijet,si shkuen n'arė,toka ish tha edhe si e shtien parmenėn me ja nisė me livrue e u grahėn kijeve parmena u bå copa-copa.At'herė Caka u duel pėrpara t'bijve e u tha:
-Hajdi qitash e bajmė Bajram gjithė verėn,se s'deshėt me m'ngue ditėn e Bajramit e tash ma nuk bahet m'e mjell ket arė.



VEQ NUSJA PASKA PUNUE
(Vėrbovc,Drenicė)

Ni i vėrbovcas ish kanė shpi e madhe.N'vakt t'korrave,hinė n'arė nja tridhetė argat,burra e gra.N'bisht t'renit,korrke ni nuse,
q* e kishin marrė n'ato ditė.
I zoti i shpisė,kah dreka,duel me kqyrė si po shkon puna n'arė edhe e pa si ish punue fort pėr gut edhe keq.U bėrtiti fort, po krejt fjalėt u munuen me ja lanė nuses.
-Kush korri kaq nalt?-veti i zoti i shpisė.
-Nusja valla!-i thanė
-Kush la kaq shumė kajzi?
-Nusja.
-Kush i qiti dorzat,kaq keq,nėpėr duej?
-Nusja!
-Kur u kthyen dreka e u rrethekuen n'sofėr,i zoti i shpisė i thei bukė veē nuses.
-Pse s'po na then bukė edhe neve,po veē nuses?
-Se veē nusja paska punue,e ju paskeni kqyrė.



MOS KQYR SHI E DIELL
(Smaq,Has)

Tu Babushi i Kosovės,shkuen disa pej nahijes 'Gjakovės me marrė drith,se ish kanė qesat.Babushi u tha:
-Une po u api drith,veē,pėr pa dalė me kcye nuk jau api.
Ai pi bjen shoshės (n'ven defit) e po knon ktyne kah po kcejnė.
Mos kqyr shi e diell
po ngjit kijet e miell
Ky tuj knue e ata po kcejnė.Dikur jau dha ka i'gjysė sheke drith.
E muerėn drithin n'shpinė e shkuen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė