Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-13, 15:05   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Dėshmitari i krimeve serbe nė Kosovė: Tmerri nė Rahovec



Beograd, 30.11.2013

Redaksisė sė botimit elektronik e-novina i ėshtė paraqitur polici Petar Gjorgjeviq, i cili ka akuzuar pjesėtarėt e MUP-it serb pėr krime monstruoze nė Kosovė dhe pas kėsaj, siē pohon, ai ka qenė viktimė e Njėsisė pėr mbrojtjen e dėshmitarėve si dhe tė Prokurorisė pėr krime lufte tė Serbisė. Bashkėbiseduesi i e-novine tashti jeton nė Lihtenshtajn me gruan dhe dy fėmijėt e tij, transmeton Koha.net.

Ai thotė tė jetė motivuar me dėshminė e Sllobodan Stojanoviqit, me vėmendjen e sėrishme tė opinionit qė ka treguar interesim pėr rastin e tyre dhe me gėnjeshtrat qė me kėtė rast i kanė thėnė prokurori Vlladimir Vukēeviq dhe zėvendėsprokurori pėr krime tė luftės Bruno Vekariq.

“Nė njėsinė 37 tė PJP jam nga viti 1998, nga vera kur ndodhin krimet e para tė luftės. Kam qenė nė tė gjitha aksionet nė Kosovė. Mė kujtohen pėrleshjet nė Rahovec e rrethinė, aty pati shumė vrasje, plaēkitje dhe djegie tė shtėpive. Dejan Mihajlloviq-Ēebe dhe Sėrgjan Nikoliq-Luēica ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė komandimit Nenad Stojkoviq pėr tė gjitha punėt e fėlliqura. Vrisnin pleq, fėmijė, me urdhėr tė Stojkoviqit, disa edhe pa urdhėr tė tij.

Kur u takova njė herė me prokurorin Vukēeviq, nė prani tė Dragoljub Stankoviqit dhe disa tė tjerėve, i tregoja pėr vrasjet e dhjetėra civilėve pėr tė cilat kishte dhėnė urdhėr, ose kishte ditur komandanti i njėsisė, Radosllav Mitroviq, si dhe pėr disa varreza masive. Ai e lėmonte mjekrėn e tij dhe mė tha: “Nuk kemi mjaft mish pėr Mitroviqin pėr ta gjykuar”. Isha i shokuar me mėnyrėn se si ai i trajtonte civilėt e vrarė shqiptarė, pėr tė e tėra kjo ishte vetėm “mish”, thotė bashkėbiseduesi i e-novina.

Mirosllav Vidoslavljeviq-Mikica ishte njė kohė komandir nė stacionin policor nė Leskovc. Me tė isha i afėrt njė kohė, derisa nuk u deklarova si “tradhtar”, pastaj i ndėrpremė kontaktet. Por derisa ishim tė afėrt, ai mė tregonte se si ka transportuar kamionė me kufoma. U pamė gjatė vitit 1999 nė rrethinė tė Prizrenit, psikikisht e kishte lėshuar, me gjasė shkaku i asaj qė kishte bėrė e pėrjetuar. Ishte i ri, sapo kishte pėrfunduar Akademinė policore dhe kishte filluar tė punonte. Mė tregonte se urdhrat i merrte nga eprori me nofkėn “Gjeneral”.

Edhe nė stacion flitej pėr kėtė, ai mburrej me kėtė, por si duket nė vete vėshtirė e pėrjetonte kėtė. Ai nė shkurt tė vitit 2009, kur u arrestuan katėr veta kundėr tė cilėve dėshmuam ne, iku nė Beograd, nė Xhandarmėri, ku e pranoi komandanti Bozhidar Dikiq.

HORORI NĖ RAHOVEC: Nga mesi i korrikut 1998, kur policia mori qytetin e Rahovecit, nėpėr rrugė kam parė me qindra kufoma, qė rrinin asisoj nė diell disa ditė. Atėherė, njė ditė punėtorėt komunalė me traktorė morėn kufomat dhe i larguan jashtė qytetit, nė njė breg tė afėrm, mbi lokalitetin ku jetonte shumica serbe. Aty me ditė tė tėra digjej zjarri dhe shumė policė nė atė zjarr ngrohnin ushqimin e konservuar, duke mos ditur qė nė atė zjarr janė djegur rahovecianėt e vrarė qė i sillnin punėtorėt komunalė. Nė kėtė pėrfundim vinim nė bazė tė erės sė rėndė e tė padurueshėm qė vinte nga pjesėt e padjegura tė trupave.

GARA NĖ VRASJEN E CIVILĖVE: Te fshati Obrijė e Epėrme, nė afėrsi tė Prizrenit, ishte njė numėr i madh i civilėve, disa mijė sish. Ishim nė largim e sipėr kur u paraqitėn dy civilė, tė rinj tė moshės rreth tė 20-tave, dikush i kishte zėnė rob, nuk ishin tė armatosur. Nenad Stojkoviq i dorėzoi te Ēebe, i cili i zhveshi lakuriq. Mori njė thupėr tė hollė dhe me tė sillte sa mundte. Ishin krejtėsisht tė pėrgjakur, mė kujtohet qė ulėrinin: "Kuku, nona, kuku, nona!", dhe kėtė sikur e dėgjoj ende. U pėrpoqa t’i them Stojkoviqit qė t’i lirojė, kurse ai i aplaudoi Ēebes dhe tha: "Kjo ėshtė mirė, bravo!", i cili i nxitur nga lavdėrimi i komandantit i rrihte edhe mė me zell. Nė fund tė dy i vrau me pushkė.

Nė fshatin Korishė, Ēebe sillte njerėz nga Prizreni. Ata i zinin Zoran Markoviq-Cecko dhe Dragan Milenkoviq-Shisharka. Drejtori i ndėrmarrjes komunale quhej Jovan, ai i caktonte njerėzit, shqiptarėt e arsimuar, tė cilėt ende fshiheshin nėpėr shtėpia, nuk donin tė largoheshin. Shkonin atje i arrestonin dhe i sillnin nė Korishė dhe nė Korishė, para tė gjithėve vriteshin me plumba tė pistoletės sė kalibrit tė vogėl nė lule tė ballit. Kėtė e bėnte mė sė shpeshti Ēebe, atė e kam parė ta ketė bėrė disa herė. Vriste njerėz edhe nėpėr stalla. Mburrej se disa nga ta kishin urinuar nė automobil, sepse e dinin se ku po i ēonte.

Atė pistoletė tė kalibrit tė vogėl ia kishte dhėnė komandanti Radosllav Mitroviq, pasi qė me urdhra tė tij vriste njerėz qė quheshin "kapital". Kurdo qė vriste dikė, Nenad Stojkoviq e lajmėronte Mitroviqin: "Kapitali shkoi nė rrezitje...", qė do tė thoshte se ishte vrarė.

Kemi pasur vetėm dy robėr nga pėrleshja me UĒK-nė, foto i keni publikuar, ata ishin tė plagosur. Ata i ka vrarė pastaj Zoran Nikoliq-Honda, unė e kam paraqitur nė Prokurori, por asgjė nga kjo.

Ēebe ėshtė i njohur edhe pėr atė se pėr ēdo shqiptar tė vrarė ka bėrė njė gravurė nė kondakun e drurit tė pushkės. Ai lavdėrohej se ka 80 gravura tė tilla, qė do tė thotė se aq njerėz ka vrarė. Unė kam parė shumė likuidime tė kryera nga ai, nuk e di saktėsisht sa. Njėjtė ka vepruar edhe Luēica, ata bėnin gara se kush do tė vrasė mė shumė civilė. Por, Luēica ishte edhe mė brutal, pasi Dejan Ēebe vriste me armė zjarri, kurse Luēica, ta zėmė, e ka prerė njė plak me motosharrė. Nė Korishė, nė hyrje tė fshatit, nė shtėpinė buzė rrugės. Pėr ēfarė arsyeje?! Pėr para, pėr ēka tjetėr do tė vriste.

Luēica ka vrarė edhe dy djelmosha, rrugės pėr nė Bajgorė, kishte edhe policė tė tjerė nė afėrsi qė e kanė parė kėtė, tė gjitha kėto ia kam pėrshkruar Prokurorisė, por asgjė. Ata djelmosha kishin humbur, dikush i kishte zėnė rob, kurse Luēica i detyroi tė ulen nė gjunjė dhe sė pari njėrin e pastaj edhe tjetrin i vrau me plumb nė ballė.

Mė kujtohet edhe njė vrasje qė Luēica e ka kryer nė fshatin Pagarushė, jo larg Rahovecit. Pas marrjes sė fshatit, njė grup i policėve, nė mesin e tė cilėve isha edhe unė, shkaku i shiut u strehua nė njė shitore buzė rrugės nė qendėr tė fshatit. Papritur u paraqit njė njeri me shkop nė dorė dhe me plis nė kokė. Ishte shqiptar nė moshė mbi 80 vjeēare, shkonte qetė, me kokė tė ulur. Kur kaloi afėr shitores, Luēica e ngriti pushkėn dhe e mori nė shenjė, ne tė gjithė e shikonim me habi, duke mos besuar qė ai do tė shtijė nė plakun e paarmatosur. Por, ai e vrau me gjakftohtėsi, duke shtirė nė tė nga njė afėrsi e vogėl. Tėrė kėtė e shikonte krejtėsisht i painteresuar komandiri Stojkoviq.

Pėr nga brutaliteti ishte i njohur edhe Kallajxhiq, emrin ia kam harruar, e quanin Kallajxhija, shofer i kamionit T110. Nė fshatin e minierės Stantėrg, e lidhi plakun mbi 70-vjeēar pėr njė dru. Njėrėn dorė ia lidhi pėr kamion, tjetrėn pėr drurin. Dhe pastaj e shqeu me kamion, njeriu vdiq nė vuajtje tė mėdha. Kufoma mbeti aty kurse mė pas kamionėt (policorė e ushtarakė) kalonin mbi atė kufomė.

PLAĒKITJET DHE DJEGIET: Plaēkitjet nė Kosovė ishin tė rregullta dhe sistematike. Me dhjetėra vetura ndėr mė modernet tė vjedhura silleshin, dhe nė kėtė drejtim printe Vidosavljeviq. I sillte automjetet nė Leskovc, njė prej tyre e bleu edhe polici kolegė Zevko. Atij automjetin ia shiti Vidosavljeviqi, kurse mė vonė ia kurdiste se e ka blerė dhe e ka vozitur automjetin e vjedhur, kėshtu qė Zevko mbeti pa punė. Iu ka shitur edhe tė tjerėve, automjete tė sjella nga Prizreni.

Plaēkitej ari, paratė, dhe pastaj lavdėroheshin me thasėt me para, sidomos Ēebe. Pastaj shkonte dora tjetėr, teknike, televizorėt, video rekorderėt, antenat satelitore, mobiliet. Prapa nesh shkonte pjesa e prapme e ēetės, tė gjitha i ngarkonin nėpėr kamionė dhe i transportonin pėr nė Serbi.

Edhe djegiet ishin gjė e zakonshme, vetėm arrinte urdhri “Shkrepsa” dhe kallje i tėrė fshati. Ndodhte pastaj qė tė nisemi dhe deri nė cakun tjetėr tė na kapte terri, ktheheshim nė atė fshatin e djegur dhe – nuk kishim ku tė flinim, nuk kishte mbetur asnjė shtėpi e tėrė.

Isha i pranishėm nė njė fshat disa kilometra larg Prizrenit, afėr Korishės, kur Mitroviqi i dha urdhėr Nenad Stojkoviqit qė tė zbraznim atė fshat. Stojkoviqi urdhėroi qė tė gjithė tė dėbohen nga shtėpitė e tyre dhe tė dėrgohen pėr nė Shqipėri. Kėto ishin skena rrėqethėse, kur njerėzit dilnin nga shtėpitė, bartnin fėmijėt nė gjoks, tėrheqin prapa gjėrat personale. Tmerr! Ata nuk ishin shqiptarė, mendoj se kanė qenė turq apo boshnjakė dhe pyesnin ‘pėrse na dėrgoni pėr nė Shqipėri, po ne nuk e dimė gjuhėn shqipe!’.

Urdhrat ishin “shkrepsė”, “gomė” dhe “nė rrezitje”. “Gomė” do tė thoshte qė fshati tė shtypet dhe tė mos mbetet asgjė nga ai, sikur tė ishte fshirė me gomė nga toka. “Nė rrezitje” donte tė thoshte tė vritet. Ekzistonin vetėm kėta tre urdhra. Shisharka dhe tė tjerėt mblodhėn automjetet e disa shqiptarėve dhe shkuan pėr nė Serbi, nė prag tė kėrshėndellave 1999.

KUNBDĖR KRIMINELĖVE NĖ MESIN TONĖ: Derisa po e tregoj kėtė, sikur mė gėrryen diēka nė bark, kur njeriu ėshtė nė luftė, nė terren, ngjarjet kalojnė si nėpėr shirit filmik. Mendoni vetėm pėr vete, si tė ruani kokėn, por jo edhe pėr atė se ēka iu ngjan tė tjerėve, nuk mendon qė edhe tjetri ėshtė njeri. Bėn llogari vetėm si tė mbijetosh, tė mos vdesėsh. Por, pasi shpėton, fillojnė tė renditen imazhet...

Pas luftės asgjė nuk mė ka interesuar njė vit tė plotė. Ata qė kanė bėrė ato krime u bėnė kryesorėt nė stacion policor dhe filluan tė sillen nė mėnyrė arrogante. Vidosavljeviqi, Stojkoviqi, Ēebe dhe tė “heronjtė e tjerė tė atdheut” pas luftės u morėn edhe me reketim (zhvatje) tė hotelierėve dhe prodhuesve privatė tė mobilieve, si dhe me biznesmenė tė tjerė nėpėr qytet, si dhe me vepra tė tjera penale... iu shkruheshin edhe fletėparaqitje penale, qėndronin edhe nė paraburgim, por nė fund e tėra pėrfundonte me aktgjykime pėr lirim.

Ēebe u caktua pėr komandim tė njė stacioni policor nė rrethinė, edhe pse kishte vetėm shkollėn e mesme, Nenad Stojkoviq, ndėrkaq, nga komandanti i ēetės u bė kryeshef i Drejtorisė sė policisė, pėrkatėsisht i 12 apo 13-ti njeri nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Njė njeri gjysmėanalfabet. Vidosavljeviqi i ndėrronte automobila, xhipat pėr ēdo ditė. Dhe ata janė kryesorėt, askush asgjė nuk guxon t’iu thotė. Flisja atėbotė: "Deri kur, o njerėz, deri kur!", shumė njerėz nuk pajtoheshin, por heshtnin, sepse lehtė humbet puna nė polici, shumė shpejt mund tė tė kurdisin ēka tė duan.

Me kalimin e kohės fillova tė mendoj pėr atė se sa vite do tė kishte njė djalosh i ri i vrarė, a do tė kishte edhe ai tash familjen e tij, fėmijėt. Edhe ai ėshtė qenie e gjallė.

Kėsisoj. Mė duket se ky ėshtė motivi. Jam i sigurt qė Serbia nuk do tė lėvizė vendit deri sa nė polici dhe ushtri e ku ta di unė tjetėr tė jenė kriminelėt e tillė. Kam dashur edhe unė tė jetoj mė mirė, qė fėmijėt e mi tė jetojnė normalisht, qė Ratko Mladiq tė mos jetė hero popullor, ta dinė se ai nuk ėshtė patriot dhe se kėta vrasės, qė paraqiten si “heronj tė atdheut” nė fakt nuk janė patriotė.

Kam menduar qė sistemi mund tė zgjidhė kėto gjėra, qė ka filluar tė funksionojė, qė Prokuroria pėr krime lufte ėshtė vėrtetė prokurori, qė nuk janė mbrojtės, avokatė dhe strehues tė kriminelėve. Mendoja qė ata i ndjekin dhe arrestojnė vrasėsit pėr t’i sjellė para drejtėsisė. Ka menduar qė Njėsia pėr mbrojtjen e dėshmitarėve ėshtė ajo qė duhet tė jetė, siē e thotė edhe emėrtimi i saj, e jo tė jetė njėsi pėr mbrojtjen e kriminelėve.

*Petar Gjorgjeviq ėshtė pseudonimi i bashkėfolėsit tonė. Identiteti i tij ėshtė i njohur pėr redaksinė e-novine si dhe pėr dėshmitarin e kaluar tė mbrojtur Sllobodan Stojanoviq, qė gjithashtu ka folur pėr e - novine. Identitetin e kėtij dėshmitari tė njohur e di edhe njė pjesėtar i Njėsisė 37 tė Aradhės sė Njėsive Speciale tė policisė serbe, i cili sė shpejti do tė japė internistėn e tij pėr e-novine.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė