Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 22:09   #31
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Profeti nga Cerrca
E Diele, 22 Janar 2006
"Vetem Hazreti Muhamedi, tani Rugova, kane qene. Njeri si Rugova nuk mund te lind nene shqiptare mbi kete toke". Keshtu thone bashkefshataret e Ibrahim Rugoves ne vendlindjen e tij ne Cerrce te Istogut

Nga fshati Cerrce i Istogut

Nebih Maxhuni

Heren e fundit tashme me te ndjerin Ibrahim Rugoven ishte takuar para nje viti gjate ceremonise se perurimit te rruges Istog-Peje. Lokja Myze Hasanaj, rreth te 65-ve, prej se kishte marre vesh per vdekjen e Presidentit Rugova, asaj nuk iu kishin ndalur lotet per humbjen e fqinjit te pare. Kjo plake thote se Rugova ka qene njeri i urte dhe se ishte rritur jetim, ngase babai e kishte lene ate vetem nje muajsh.

Myza para 41 vjetesh ishte martuar ne Cerrce, ku kishte lindur Presidenti Ibrahim Rugova. Edhe pse ne moshe te shtyre, kujton shume qarte se si ishte rritur dhe shkolluar Ibrahim Rugova. "Une e mbaj mend shume mire. Eshte shkolluar per gazep, nena e ka shkolluar vete se Serbia ia ka vrare baben dhe babagjyshin e tina", thote plaka, e cila nuk pushon se qari per vdekjen e Presidentit dhe fqinjit te saj.

I kujtohet shume mire gjithe historia e Rugoves, por ne mendjen e saj sillen vetem dy gjera. Fotografia qe ka bere me Presidentin tashme te ndjere si dhe mbajtja peng me gjithe familjen e tij nga forcat e sigurimit shteteror te Sllobodan Milloshevicit. "Njeri ma te mecum nuk ka, pasi ai ka luftue shume per Kosoven vec ne burg cka ka hjek prej shkijeve gjate luftes, vetem ai e din dhe nuk ia m' rrini ymri me ba Kosoven shtet sovran dhe te pavarur", thote plaka Myze Hasanaj, e cila kishte dale para shtepise se saj dhe shikonte cdo njeri qe hynte ne familjen Rugova per te ngushelluar.

Ajo tere kohen sa po fliste, luste Zotin qe Kosova te behet ashtu sic kishte kerkuar Rugova ne cdo takim te tijin me burreshtetas te ndryshem per njohjen formale te pavaresise se Kosoves. "Ishalla more Zot bohet Kosova qysh ai ka pas qejf . Eshte dem i madh qe vdiq Rugova per Kosoven se nuk mujti me prit Kosoven te pavarur pas gjithe asaj qe ka bo", rrefen ajo.

Ndryshe, prej se mediat ne Kosove kane raportuar per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova, turma e njerezve ia kishte mesyre shtepise se familjes Rugova ne Cerrce te Istogut, per te ngushelluar per vdekjen e Rugoves. Ismajl Rugova, djali i axhes se Ibrahim Rugoves, thote se pak para ores 12 te mesdites vellai i tij, Naseri, kishte njoftuar per vdekjen e Presidentit.

"Ka qene lajm te cilin nuk e kemi prit ne keto momente. E kemi marre lajmin shume rende, eshte humbje e madhe per familjen si dhe popullin e Kosoves", thote Ismajli, i cili kishte dale ne hyrje te shtepise dhe priste njerezit qe vinin per te ngushelluar. Ismajli thote se shume njerez te Kosoves nuk e kane ditur se kush ka qene Ibrahim Rugova, por pas vdekjes se tij gjithcka do te merret vesh. Ai thote se eshte rritur si femije se bashku me Rugoven dhe se kane jetuar se bashku ne nje shtepi.

"Kemi jetuar ne bashkesi se kemi ndare kurre nga vellezerit ne jemi gjashte dhe Ibrahimin e kemi konsideruar si vellain e shtate", tregon Ismajli. Ai thote se karakteristike e Ibrahim Rugoves ka qene se qysh si femije ishte i urte dhe nxenes e student i dalluar. "Une shume e kam ngucur gjate jetes, s'ka dite me kthye dore kurre. Ai ka mbet jetim njemuajsh, e ka rrit baba im, e ka shkolluar deri sa ka shkue ne Prishtine per studime. Ka qene nxenes shume i zgjute. Vetem kujtime te mira kemi prej tij", thone ne familjen Rugova.

Ne familjen e tij ne Cerrce thone se Rugova ka qene nje intelektual i rralle dhe burreshtetas i mire, qe ka punuar per ceshtjen e Kosoves. "Ka punuar per me arrit qe ta beje Kosoven shtet enderr, kjo e secilit shqiptar, por Zoti i madh dhe qe ndodhi kjo..., por prape jemi te bindur se se bashku do ta realizojme endrren e tij", thone familjaret. Nga viset e ndryshme te Kosoves, njerezit vinin per te ngushelluar familjen Rugova. Sipas familjareve, ne oret e vona eshte paralajmeruar te vine shuam zyrtare te institucionesh ne Cerrce per te ngushelluar familjen Rugova per vdekjen e Ibrahim Rugoves.

"Fshataret shume jane te pikelluar, i gjithe fshati u organizua per te shkuar ne Prishtine, ne Velani, per te bere homazhe. E kemi deshte jo si President, por si bashkefshatar, ka qene shembull gjithmone", thone ne vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Pak para rruges qe con drejt familjes Rugova ishin mbledhur shume bashkefshatare te Rugoves per te udhetuar drejt rezidences, ku tashme gjendet trupi i pajete i tij. "Une Dr. Ibrahim Rugoven e njoh prej feminise. Ka qene 5 vjet para meje qitu i kemi shpijat vetem Hasreti Muhamedi, se njeri ma te mire se Ibrahim Rugoven nuk lind nene shqiptare ne Kosove. Sot kesi njeri nuk ka as kurre nuk ka me lind, u kon i urte, i sjellshmi, i shoqerum me cdo njeri po deri qaty e ka pas...", thote Muhamet Magjari, banor i Cerrces. Ne oret e mbremjes nje autobus me perplot cerrcas kane udhetuar drejt Prishtines ne rezidencen e Ibrahim Rugoves.

I ndjeri Ibrahim Rugova heren e fundit ne vendlindjen e tij kishte shkuar para nje viti per te prere shiritin perurues te rruges Peje-Istog. Presidenti Ibrahim Rugova eshte larguar nga fshat i tij i lindje, Cerrce, ne vitin 1970 per te jetuar ne kryeqytet. Por, ai here pas here kishte shkuar ne familjen e tij ne fshat per te vizituar me te dashurit e tij. Qe nga viti 1990 kur ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova ishte pare me rralle duke udhetuar ne Cerrce te Istogut.

Diten e varrimit, te merkuren, bashkefshatare te tij do te organizojne qe me autobus te vine deri ne Prishtine per t'i dhene lamtumiren e fundit bashkefshatarit te tyre si dhe njehere ish kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Ne qytetin e Istogut, me t'u kumtuar lajmi per vdekjen e tij, ishin ngritur flamujt kombetare ne gjysmeshtize ne shenje zie.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante