Tema: Bimet
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-09, 23:18   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bimet

Kėrpudhat


Numri i llojeve tė kėrpudhave as sot nuk dihet i saktė, por mendohet se ekzistojnė rreth 100.000 lloje e sipas shėnimeve mė tė reja ekzistojnė rreth 250.000 lloje tė kėrpudhave. Shumica e tyre janė tė imta dhe nuk shihen me anė tė syrit e numri i atyre tė lartave ėshtė mė i vogėl p.sh. nė Europė (pa Mesdheun) jetojnė rreth 6.500 lloje tė kėrpudhave tė larta. Pėr kėtė arsye, ato sot llogariten si njė mbretėri e veēantė krahas asaj bimore dhe shtazore.
Numri i tyre ėshtė shumė i ndryshueshėm pasi qė kėrpudhat janė organizma shumė tė dhėnė pas ndryshimeve dhe mutacioneve, kėshtuqė pėr ēdo ditė lindin lloje tė reja. Po ashtu ka raste kur njė lloj i caktuar shfaqet shumė rrallė, bile njėherė nė disa decenie e edhe periudha e jetės ėshtė shumė e shkurtėr (prej disa orėve deri nė disa javė).

Po ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė njė kėrpudhė?

Kėrpudhat janė bimė tė ulta qė nuk kanė klorofil dhe ushqehen nė mėnyrė heterotrofe. Ky do tė ishte pėrkufizimi i zakonshėm pėr kėrpudhat. Ajo qė njeriu i rėndomtė e sheh me syrin e tij mendon se ėshtė e tėrė kėrpudha, por ajo qė ne shohim ėshtė vetėm pjesa pėr riprodhim e saj pasi trupi pėrbėhet nga fije shumė tė holla qė quhen hife e qė zakonisht gjenden nėn substrat. Njė autor thotė se "kėrpudhat nė vetvete janė gjallesa ekstravagante qė nuk janė as bimė as shtazė pasi qė kanė karakteristika edhe tė bimėve edhe tė shtazėve". Ato dallohen nga tė dyja grupet pėr nga mėnyra e ushqimit, shumimit, mėnyrėn e jetesės etj.

Ku mund t'i gjejmė kėrpudhat?

Nuk ka nishė ekologjike, substrat apo vend ku nuk do tė ketė kėrpudha. Por mė sė shumti ka nė pyje ku sasia e tyre ndryshon varėsisht nga lloji i pyllit, substratit etj.

1. Tokat e tharta janė mė tė pasura me kėrpudha se ato gėlqerore. Mirėpo nė tokat e tharta ka mė pak lloje porse ato shfaqen nė sasira mė tė mėdha, ndėrsa llojshmėria ėshtė mė e madhe nė tokat gėlqerore.

2. Nė pjesėt e errėta tė pyllit ka mė pak kėrpudha tė mėdha.

3. Trojet mė tė pa-pėrshtatshme pėr kėrpudhat janė ato nėnujore dhe ato shkėmbore, kurse mė idealet janė pyjet me myshqe.

4. Kėrpudhat e ngrėnshme shfaqen 2 deri 5 javė pas shiut tė parė tė madh. Shirat tjerė vetėm mund tė kontribuojnė nė zhvillimin mė tė mirė dhe shpeshtimin e tyre. Nėse nuk ka pasur shi mė shumė se njė muaj nuk ia vlen t'i kėrkoni kėrpudhat (pėrveq atyre qė jetojnė mbi drunjė).

5. Nė sasinė e tyre ndikojnė negativisht edhe erėrat veriore kėshtuqė nėse ka fryer era veriore disa ditė, kot i kėrkojmė kėrpudhat.

6. Sa mė shumė kalon viti tė njėjtin lloj tė kėrpudhės duhet t'a kėrkojmė nė vise mė tė larta e kjo gjė vlen edhe pėr periudhėn e thatėsisė.

7. Pak gjasa ka pėr tė gjetur kėrpudha nė pyjet me rritje tė ultė dhe ato tė rejat, mirėpo ideale janė pyjet e ndritshme, tė lagshta dhe tė pasura me myshqe ose nė tokė nėn lisat e lartė ku ka rrymim tė mirė tė ajrit.

8. Duhet t'u iket pyjeve tė kultivuara dhe atyre qė punohen vazhdimisht, nė procesin e kėrkimit tė kėrpudhave.

9. Kėrpudhat mė shumė i duan pyjet e ndritshme se ato tė errtat.

10. Kėrpudhat mė shumė i duan pyjet e rralla se ato tė shpeshtat.

11. Kėrpudhat qė jetojnė jashtė pyjeve u ikin fushave qė plehėrohen me plehra kimike por edhe nuk preferohen kėrpudha tė tilla pėr ushqim.

Nga kultivimi i pėrditshėm qė po u bėhet kėrpudhave njė numėr i llojeve janė rrezikuar nė ekzistencėn e tyre e pėr kėtė arsye disa prej tyre sot janė nėn mbrojtje. Fjala ėshtė sidomos pėr disa lloje qė kanė vlera tė larta ushqyese tė cilat tė cilat mblidhen pa kurrėfarė kriteri dhe kontrolli nga adhuruesit e "ushqimit alternativ" siē po quhen kohėve tė fundit kėrpudhat, e qė vėrtetė e dijnė vlerėn e tyre por nuk i dijnė disa rregulla themelore nė mėnyrė qė tė ruhet fondi biologjik i tyre.



__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė