Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-05, 19:09   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kadare- Qosja, raundi i pare

Historitė dhe mėritė e tė shkuarės dhe tė sė sotmes. Qė i kanė bėrė dy personalitetet e letrave tė rreshtohen njėri - kundėr tjetrit. Pėr shkaqe qė nuk lidhen vetėm me letėrsinė, por edhe mė qėndrimin ndaj tė shkuarės komuniste dhe hapjes sė dosjeve

***

Mjaftoi vetem nje esse, e gjate gati nje faqe gazete, qe Rexhep Qosja dhe Ismail Kadareja te regonin publikisht se marredheniet e tyre nuk ishin ato qe dukeshin. Por perkundrazi, pertej asaj paqeje te ndersjellte mund te fshiheshin edhe merira apo inate, te vjetra e te reja. Ne ditet qe pasuan te parin shkrim te akademikut Qosja, komentet, spekulimet, diskutimet apo edhe sqarimet i hodhen benzine zjarrit apo metuan te shuanin shkendijat e debatit. Ndokush u tregua i zhgenjyer qe debati vetem sa nisi (apo vetem sa dha shkendijat e nje nisjeje) duke arsyetuar se debate te tilla intelektuale jane pikerisht ato qe i mungojne kultures shqiptare. Ndokush tjeter nxitoi t’i keshillonte si Qosen ashtu dhe Kadarene “ulni penat!”. Ndokush tjeter u ndje i lodhur ndersa ne faqet e gazetave lexoi per te kushedisesatesaten here tituj qe permbanin fjalet “Dosje” dhe “arkiva”... Sepse ndonese debati i dy prej emrave me te njohur te letrave shqiptare nuk e kishte zanafillen tek dosjet, ai kishte perfunduar pikerisht aty. Dikush e quajti keqkuptim. Kishte qene ndoshta nje lloj gracke e (pa)qellimshme e Rexhep Qoses, brenda se ciles kishte rene Ismail Kadareja. Ndoshta ishte edhe nje keqkuptim i thjeshte: Qosja as qe e kishte pasur nder mend te akuzonte Kadarene per asgje, ai thjesht sa kishte shkruar nje ese te tijen, qe ai e quan sprove, te cilen shkrimtari shqiptar, i keqinformuar ndoshta edhe prej te tjereve, e kishte marre si sulm personal, qe e kishte shtyre pastaj te reagonte hidhur ndaj akademikut kosovar. Ndoshta te dy vetem sa kishin pritur rastin per te marre hak per ndonje pakenaqesi te se shkuares. Ndoshta... Ndoshta per asnje nga keto arsye apo ndoshta edhe per te trija se bashku Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja per te paren here u gjenden publikisht njeri kunder tjetrit. Duke treguar se mbi te gjitha ata ndajne qendrime krejt te ndryshme persa i takon se shkuares.


Ajo qe ndezi zjarrin e polemikave ne shtypin shqiptar, ishte pikerisht nje esse e Rexhep Qoses mbi te shkuaren e shkrimtareve qe kishin jetuar nen regjimin komunist. Nje esse e titulluar “Koha e falsifikimeve” (qe mund te jete lexuar edhe si loje fjalesh me titullin e Kadarese “Koha e shkrimeve”) ku akademiku kosovar merrej gjere e gjate me problemin e shkrimtareve, dikur te privilegjuar, qe ne kohen e sotme po e shesin veten si shkrimtaret e persekutuar nga regjimi komunist. Pa permendur emra, duke e shtrire madje problemin ne kufijte e gjithe Lindjes komuniste, Qosja ne kete esse, pjese e librit te tij “Demokracia e shperdorur”, pretendon te merret thjesht me fenomenin e rishkrimit te biografive te shkrimtareve: “Sic eshte deshmuar gjate ketyre dymbedhjete - trembedhjete vjeteve qe nga permbysja e komunizmit, te privilegjuarit e tij betejen per jeteshkrimin e ri e bejne... E bejne edhe me kujtime per kohen kur ishin heronj krijues te propogandes komuniste, por heronj te dikurshem qe tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve te vjeter, dhe sidomos te rinj, u behet e mundshme te mesojne se si heronjte e dikurshem krijues kinse nuk ishin te privilegjuar, po, perkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kerkesa, urdheresa, perjetime, qe e tregojne faqen tjeter, te mundimshme te jetes se tyre!”


Askund ne fakt Rexhep Qosja nuk ka shkruar se Ismail Kadareja eshte pikerisht nje nder keta shkrimtare qe po retushon te shkuaren e tij. Edhe ne prononcimet e mepasshme, atehere kur carja mes tij dhe Kadarese filloi te komentohej, ai nuk e ka pranuar qe kete sprove te tijen ta kete shkruar duke pasur nder mend shkrimtarin shqiptar. Perkundrazi, essene, qe perpara se ta perfshinte ne librin “Demokracia e shperdorur” dhe me pas ta botonte ne faqet e “Shekulli”-t, ai e kishte botuar edhe ne shtypin kosovar qe ne janar te vitit te shkuar. Dhe sic do rrefente vetem pak dite me pare ne nje interviste te gjate ne “Gazeta Shqiptare” ideja per ate shkrim i kishte ardhur duke pare se sa po shtoheshn intelektualet, qe po rishkruanin e po retushonin te shkuaren e tyre. “E njoh mire krijimtarine dhe jeten politike ne Prishtine”, ka thene ai ne kete interviste, -”prandaj edhe nxitja e drejteperdrejte per shkrimin me ka ardhur prej shembujve te ketushem. Kjo nuk do te thote, nderkaq, se ne shkrimin e saj s’me kane nxitur edhe shembujt prej Tirane”.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante