Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-08, 12:17   #3
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

UEFA pėrjashtoi Porton nga Liga e Kampionėve

Skuadra portugeze, Porto, nuk do tė mund tė luajė nė edicionin e ardhshėm nė Ligėn e Kampionėve, pasi UEFA e ka pėrjashtuar nga garat evropiane pėr njė vit.
Portos i janė marrė gjashtė pikė ga Federata portugeze e futbollit pasi ishte pėrpjekur t'i manipulojė gjyqtarėt nė dy ndeshje tė kampionatit vendor, rast pas tė cilit UEFA kishte kėrkuar mė tepėr informacione nga Federata e Futbollit tė Portugalisė. Zyrtarėt e UEFA-s kanė konstatuar se Porto nuk i ka pėrmbushur kriteret pėr pjesėmarrje nė Ligėn e Kampionėve, sidomos sipas nenin 1.04 (d), nė tė cilin thuhet qartė se skuadra nuk guxon tė jetė e implikuar nė asnjė mėnyrė nė kurdisjen e rezultateve, qoftė nė garat kombėtare apo ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur qė pėr njė vit Portos t’i ndalohet pjesėmarrja nė Ligėn e Kampionėve. Portugezėt kanė tė drejtė qė nė afat prej tri ditėsh tė bėjnė ankesė nė vendimin e UEFA-s.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė