Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-15, 17:28   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

Hyjni tė Panteonit Ilir -II









7. Joni – i biri i Dyrrahut.



Miti ilir e bėn atė eponimtė detit, shpjegim ky i ndryshėm nga ato tė mitologjisė greke dhe romake. Kyėshtė njė mit, qė te ilirėt zotėron njė hapėsirė shumė tė madhe tė njė deti, qėu pėrket shumė popujve tė ndryshėm tė Ballkanit dhe tė Gadishullit Italik. Pra,miti i Jonit hyn nė raporte mitologjike e gjeografike ndėrkombėtare. StefanBizantini ka shkruar dhe pėr njė bir tė Jonit, tė quajtur Hellopi. Gjithė legjendae Jonit i pėrket territorit tė Ilirisė sė Jugut dhe tė Epirit ilir. Topografiae legjendės pėrfshin njė hapėsirė shumė tė madhe.



8. Nesti – emėr lumi ilir,po edhe emri i njė hyu sikelik tė kultit tė ujit te mesapėt, nė Italinė eJugut.



Kėtė filozofi agragantinasEmpedokli, sigurisht duke u mbėshtetur nė besimin popullor mitologjik ilir, epėrdori pėr tė quajtur elementin ujė tė kozmogonisė. Pėr kėtė hyjni ka shkruarP.Kreēmeri; e pėrmend edhe E.Ēabej. Empedokli e pėrdor emrin e Nestit tė paktėnqė nė shekullin V para erės sonė, por kulti i kėtij hyu do tė ketė qenė formuarshumė kohė mė parė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se emri i kėtij hyu nukgjendet vetėm nė Italinė e Jugut, por edhe nė viset e mirėfillta ilire. Kėshtu,Skylaksi dhe Stefan Bizantini pėrmendin lumin Nestos, njė qytet me kėtė emėr,si dhe fisin ilir tė nestėve.



9. Jupiter Menzana – hysuprem te daunėt e mesapėt.



Origjina e tij ilire ėshtė theksuar nga shumė dijetarė. Emri i parė ėshtė i huazuar, njė interpretatioromana. Epiteti i tij lidhet esencialisht me njė fjalė shqipe, mėz, kalė i ri.Kjo ėshtė pėr arsyen, se ilirėt i flijonin nė kushtime e nė ceremoni tė veēantakuaj. Pra, e dhėna e Festusit pėr ilirėt, qė i flijonin hyut tė detit nė ēdonėntė vjet nga katėr kuaj, nuk ėshtė e shkėputur nga njė praktikė e pėrafėrtedhe te ky rast, ku kulti nuk lidhet me hyun e detit, por me njė hy meatribute, nė fakt, tė njė kryehyu, qė zė kryet e vendit nė panteon, pėrderisa ekanė pėrngjasur me atributet e Jupiterit. Por edhe ka ndryshim tė dukshėm ngaJupiteri romak, apo dhe nga Zeusi grek, se nderimi pėr tė lidhet me kultin ekalit, saqė e nderojnė edhe nė epitetin karakteristik, dallues. Ėshtė kulti ikalit, qė shpjegon edhe skenat e shumta me kalorės nė stelat daunase, nga tėcilat deri tani janė gjetur afro 1500 copė. Nė kėto stela duhet parė edhejehona e subjektet, ose dhe ciklet e mitit tė Jupiter Menzanas, tė mendėsisėmitologjike tė daunėve, po edhe tė mesapėve.



10. Jupiter Parthini – hykryesor i ilirėve parthinė.



Pėr kėtė dėshmojnė burimet ekohės romake. Parthinėt janė fis i rėndėsishėm nė afėrsi tė Durrėsit, tėmpleksur me sa duket edhe me taulantėt. Madje, Dion Kasi thotė, se dikur edheDurrėsin e kanė pasur ilirėt parthinė. Kjo tė shtyn tė mendosh, se kulti iJupiter Parthinus nuk duhet shkėputur nga lėnda e bota mitologjike e banorėvebregdetarė. Nuk kemi tė dhėna tė tjera pėr atributet e ceremonitė, qė lidhen metė. Dimė, se kulti i tij ėshtė i gjallė e vihet nė dukje si njė hy me identitetetnik ilir, qė i pėrket fisit tė parthinėve. Ka mundėsi tė jetė njė hy lokal,por jo i shkėputur nga tėrė panteoni ilir nė tėrėsi. S’dimė ē’lidhje ka pasurme legjendat e Durrėsit.



11. Diana Kandave – domethėnė Diana e kandavėve (fisi i njohur ilir).



Nė afėrsi tė parthinėve kandavėtkishin njė tempull tė rėndėsishėm tė Dianės tė shėnuar nė Tabula Peutingerianambi rrugėn Egnatia pėrbri shtegut nė lindje tė Skampės (Elbasanit). Nė tė vėrtetė,topografia e pėrhapjes sė kėtij kulti ėshtė gjetur edhe te deokleasit (nė Maltė Zi), ku nė altar ėshtė bėrė njė kushtim “Diana e AugustaeCandavensi”. Kulti i Dianės (ky emėr, siē e ka shtjelluar nė njė studim tėtij Ēabej, ka dhėnė emrin Zana) te ilirėt ka parasysh njė hyjneshė vendase meemrin romak ose dhe me emrin grek Artemis. Disa relieve me pėrfytyrimin e kėsajhyjneshe vendase studiuesit i kanė lidhur me kultin e vegjetacionit, tėpjellshmėrisė, tė stinėve.



12. Dionis Dualos – hy iilirėve paionė. Dijetarėt i ka tėrhequr vėmendjen cilėsimi i tij, qė ėshtėshpjeguar nga Jokli e Ēabej me fjalėn shqipe “dej, me u de”. Nė tė parakuptohen edhe ceremonitė ekarakterit dioniziak, ku njerėzit pinin dhe deheshin.



13. Apolon Derroni – hy iilirėve peionė. Ky emėr hyu ėshtė dhe nė monedhat e mbretit Lykeu tė kėtij fisi(rreth viteve 335-295 para erės sonė). Monedhat tregojnė nė rivers njė pendė paqe. Nisur nga ky fakt, Ēabej bėn njė zbėrthim etimologjik tė Derranit, duke elidhur me njė nėnfis ilir, derranėt, “njė polem bujqish”. Ndoshta ėshtėnjė me latinishten e mesme (nė Dalmati) “derrum, darrus-tokė epalėruar”. Kėtė fjalė Ēabej e lidh edhe me shqipen “djerrė”.



14. Dardania – nė njėmbishkrim tė Dardanisė antike studiuesi Zef Mirdita, qė ėshtė marrė kohėt efundit dhe me kultet nė Dardani, gjen njė hyjneshė kryesore vendase(“Dardaniae sacrum”). Kulti i Dardanisė ėshtė kult pajtor i tėrėkrahinės sė madhe ilire. Studiuesi thekson rolin e kėsaj hyjneshe, ndoshta edheeponime, me atribute tė ngjashme me ato tė hyut tė shėndetėsisė antike, Eskulapit,apo Hygjesė.



15. Andini – hy epikorik itrevės dardane. Emri i tij ėshtė gjetur nė njė monument mermeri pranėKaēanikut, nė kufi tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė. Emri futet nė repertorinonomastik ilir. Funksionet e kėtij hyu Z.Mirdita i pėrngjason me ato tė Vidasit(Silvanit romak).



16. Anzotika – hyjneshė eliburnėve me atribute tė hyjneshės sė bukurisė dhe tė dashurisė (Afėrditės). Emrii saj ėshtė skalitur nė njė monument nė Flamonėn e vjetėr (Plomini i sotėm).



17. Ika – nimfa e njė luminė Liburni (po dhe nė Flamona), edhe kjo me atribute tė Afėrditės.



18. Lutossika – pėrsėri emėrnimfe i trevės liburne.



19. Latra – nimfė e pėrafėrtme nimfat e tjera tė miteve liburne.



20. Sentona – njė nimfė tjetėr lokale (e sė njėjtės trevė).



21. Bindi – hy kryesor ifisit ilir tė japodėve. I janė kushtuar disa altarė votivė, qė janė gjeturpranė burimit tė pėrroit Privi, afėr Bihaqit tė sotėm. Nė mbishkrimetidentifikohet me hyun romak tė detrave Neptunin (“Bindo Neptunosacrum”). Nė fakt, mė shumė se hyu i detit, Bindi ėshtė mbrojtės iburimeve dhe i ujėrave. Pėr nder tė tij sakrifikoheshin cjep.



22. Thana dhe Vidasi – njėēift hyjnor ilir, qė ėshtė rafiguruar nė disa monumente tė bėra nga ilirėt. Katėraltarė votivė me mbishkrime i janė kushtuar kėtij ēifti e janė gjetur nėTopusko. Emrat e kėtyre hyjnive janė, me sa duket, emra ilirė. Thana ėshtėhyjneshė me atribute tė Artemisit, apo Dianės. Vidasi ka atributet e hyut tėpyjeve, kullotave e burimeve, tė Silvanit romak. Relievet e kėtyre hyjnive tėkėtij binomi kultik janė edhe vepra tė vėrteta tė artit ilir; ato kanė veshjeilire dhe njė stil karakteristik vendas.



23. Tadeni – ky emėr hyu ėshtė gjetur nė njė altar sakrificash jo larg Sarajevės dhe identifikohet ngafunksioni kultik me Apolonin (mbishkrimi ėshtė i shekullit III para erės sonė).



24. Drakoni dhe Drakena(Draconi et Draccena) – njė tjetėr ēift hyjnish. Ėshtė shėnuar fakti iekzistencės sė tyre nė njė mbishkrim tė gjetur afėr Shkupit. Te ky ēift duhetparė binomi i gjarpėrinjve hyjnorė vendas, si edhe jehona e pėrfytyrimit tėmetamorfozės sė Kadmit dhe Hermonias, pas vdekjes, nė dy gjarpėrinj nė fushat eEliseut.



25. Boa (Bua) – hyjni ilirenė formė gjarpri nė Epidaur. Kulti i tij ka mbijetuar deri nė shekullin IV tėerės sonė. Kėtė hy gjarpėr populli vendas e quan pikėrisht me kėtė emėr(Hieronimi nė “Vita s.Hilarionis”, lib.9, shėnon “quos gentilisermonte Boas vocant” – “qė populli nė gjuhėn e vet e quanteBoa”).



26. Nutrika – hyjneshė eilirėve veriorė, mbrojtėse e fėmijėve.



27. Tato – pėr kėtė hyjni tėnderuar nė trevat dardane flet Mate Suiēi si pėr njė Deus Patrius. (Z.Mirditaemrin Tato e lidh edhe me emrin epikorik Tatonipol. Nė tė sheh edhe lidhjen me hyjninė lindore Attis, ose dheme kultin e kalorėsit trak). Nė shtyllėzat mbivarrore tė Durrėsit del shpesh nėshekujt III – I p.e.s. emri Tato si ilir.



28. Dauni – hyu i daunėve nė Itali. Kulti i tij ėshtė parė nga V.Pizani si njė kult ilir. Ai konkludon, se”raporti i caktuar nga Franc Altheimi ndėrmjet hyut romak Faunit (Faunus)dhe mbretit mitik Dauno ėshtė eponim i Daunisė dhe sigurisht mbas tė vjetėrvenga Iliria”.



29. Logetėt – me kėtė emėrte mesapėt shikon motrat e fatit.



30. Emra tė tjerė hyjnish qėmendohen se i pėrkasin panteonit ilir janė edhe:

– Grabovi;

– Versobi;

– Aufani;

– Iria;

– Uridua;

– Melesokue, etj.



Ky katalogim i shpejtė dhenė vija shumė tė pėrgjithshme i hyjnive tė panteonit ilir tregon, se numri ityre nuk ėshtė i pakėt. Kėtu duhen dalluar nė pikėpamje hierarkike hyjnitės uperiore dhe ato inferiore, njėkohėsisht hyjnitė me rrezatim e ndikim lokaldhe ato me role tė gjithmbarshme pėr trevat e gjėra ilire. Njė problem ėshtėedhe shtresėzimi i tyre kohor nė hyjni mė tė vjetra dhe nė ato mė tė reja.Natyrisht, ky panteon nuk ka qenė plotėsisht unik. Brenda njė uniteti (sidomosndėrmjet hyjnive tė pėrbashkėta pėr trevat qendrore ilire) ka edhe diversitet,njė proces ky normal dhe i kuptueshėm, sidomos pėr kohėra tė lashta tėekzistencės tė shumė fiseve ilire dhe aq mė tepėr tė shpėrndara nė territoreshumė tė gjėra. Nė momente tė caktuara kanė qenė parėsore hyjni tė ndryshme ngaato, qė janė bėrė tė tilla nė momente tė tjera. Njė moment shumė i thekshėm nėtėrė historinė ilire ka qenė ai i shtetit ilir (shekujt IV-II para erės sonė). Kyshtet dhe mbretėrit e tij kishin edhe kultet dhe hyjnitė zyrtare. Nė kėtėaspekt dallohet ēifti Redon-Medaur me role dhe funksione, qė ndėrlidhen menjėri-tjetrin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė