Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-11, 10:45   #42
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Qeveria


Tė punėsuar te daja Enver

Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, rrallė mund tė pėrmallohet pėr tė afėrmit e tij. Kėshtu do tė jetė tė paktėn deri nė pėrfundimin e mandatit tė tij si kryediplomat i Kosovės.

E mėrkure 12 Tetor 2011 10:24
Mungesėn e kohės pėr t’i vizituar familjarėt dhe tė afėrmit e tij, ministri Hoxhaj ka vendosur qė ta zėvendėsojė me njė zgjedhje “adekuate” – vende pune pėr nipa e mbesa.
Ai nuk ėshtė ndalur vetėm tek tė afėrmit e tij. Kryediplomati kosovar duket se ėshtė shumė i afėrt edhe me familjarėt e “dorės sė dytė”, pėr tė cilėt gjithashtu ka gjetur nga njė vend pune nė dikasterin qė e drejton, shkruan Zėri.
Burimet e gazetės brenda Ministrisė sė Punėve tė Jashtme thonė se shefi i kabinetit tė ministrit Hoxhaj, Valon Berisha, ėshtė nip i ministrit. Pėrveē nipit tė Enver Hoxhajt, njė vend pune nė MPJ ėshtė gjetur edhe pėr mbesėn Leurata Berisha, e cila te “daja Enver” punon si asistente ekzekutive.
Familjarizimi nė Ministrinė e Jashtme nuk pėrfundon me kaq. Derisa pėr shofer personal ministri Hoxhaj ka zgjedhur Ilir Berishėn, qė ėshtė kushėriri i nipit tė tij (Valon Berisha), kėtij tė fundit ia ka punėsuar edhe nipin, Naim Jollxhiu, i cili mban pozitėn e zyrtarit tė sigurisė.
Mirėpo, zyrtarė tė kėsaj ministrie kanė mohuar njė gjė tė tillė. Artan Behrami, kėshilltar pėr media i ministrit tė Jashtėm Enver Hoxhaj, i ka mohuar tė gjitha akuzat, duke thėnė se emrat nė fjalė nuk janė familjarė tė ministrit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 12-10-11 nė 10:45
  Pėrgjigju Me Kuotė