Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 17:08   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

Avdi Limani:


Turpi i Qeverisė dhe kukullave tė saj



Ditė mė parė Hajredin Kuēi me njė pompozitet mediatik, pėr tė cilat vetėm ai ka talent ta bėjė, u shpreh se sė shpejti Qeveria do t’ia procedojė Kuvendit pėr miratim projektligjin pėr vlerat e Luftės. Tė ftuar nė takim me tė qenė edhe tė ashtuquajturit pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta, tė cilat mė shumė janė pėrfaqėsuese tė qeverisė sesa tė familjeve tė dėshmorėve, invalidėve e luftėtarėve tė UĒK-sė. Mesazhi i djallėzuar i premtimit tė Kuēit ishte ky: projektligji mund tė miratohet vetėm pėrmes rrugėve zyrtare dhe jo pėrmes grevave nė rrugė. Ky marifet i ligė i Kuēit duhet parė si njė pėrpjekje e dėshpėruar e qeverisė pėr tė heshtur zėrin e kundėrshtimit. Nė qoftė se, qeveria do tė ishte kaq e ndjeshme ndaj kėrkesave tė luftėtarėve tė nėpėrkėmbur tė UĒK-sė, ajo qysh moti do tė duhej tė bėnte miratimin e njė ligji tė tillė, sepse fort mirė dihet qė mė sė shumti pas luftės kanė pėsuar luftėtarėt e UĒK-sė.

Fatmirėsisht, veteranėt qė po grevojnė tash e sa javė, u shprehen tė palėkundur tė vazhdojnė protestėn e tyre gjer nė realizimin e plotė tė kėrkesės sė tyre sa tė ligjshme aq edhe tė drejtė. Zyrtarėt nė Qeveri po bėjnė ēkamos qė projektligjin pėr luftėn ta shtyjnė mundėsisht sa mė shumė dhe sa mė afėr kohės sė zgjedhjeve nė mėnyrė qė tė korrin edhe njė mandat tė radhės prej votave tė luftėtarėve. Sido qė tė jetė rrjedha e zhvillimeve, duhet tė dihet se miratimi i projektligjit pėr vlerat e luftės do tė vijė si pasojė e organizimit, grevės dhe presionit nga veteranėt grevistė dhe jo nga tė ashtuquajturat shoqata tė luftės. Nė mėnyrėn mė cinike tė mundshme, njė Xhavit Jashari qė i thotė vetės eksponent i shoqatės sė Dėshmorėve, u mundua dėshpėrueshėm tė hedhė baltė mbi grevistėt dhe qėllimet e drejta tė tyre, duke thėnė se ata janė tė nxitur nga dikush, mirėpo s’dha as edhe mė tė voglin sqarim pėr akuzat e tij – dėshmi e qartė kjo mbi papėrgjegjshmėrinė dhe arrogancėn e tij.

Le tė dihet kjo se nuk ėshtė far sekreti: vetė Xhavit Jashari qėndron nė postin e kryetarit tė shoqatės sė luftės, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej kohėsh. I njėjti gjatė kohės sė luftės ka qėndruar nė Slloveni, duke shijuar tė mirat e jetės sė qetė dhe konfore, pėr dallim prej luftėtarėve tė UĒK-sė tė cilėt dhanė gjithēka qė patėn pėr liri dhe ēlirim tė tokave tė robėruara shqiptare.

Greva e luftėtarėve tė UĒK-sė ka meritėn se qė prej pėrfundimit tė luftės ka qenė mė seriozja dhe mė kėmbėngulėsja: ajo s’ka rėnė pre e mashtrimeve dhe presioneve tė shumta tė politikanėve. Prandaj, ajo duhet tė bėhet shembull qė do ndjekur edhe nga kategoritė e tjera shoqėrore, qė janė njėsoj tė nėpėrkėmbura. Deri mė tani, Qeveria dhe politika nė pėrgjithėsi kanė dėrguar misione tė tėra grevė-thyesish, tė cilėt dėshtuan paturpėsisht. Ėshtė e udhės tė pėrmenden disa nga emrat e politikanėve tė papėrgjegjshėm qė synuan t’i zmbrapsin grevistėt nga qėllimet e tyre tė drejta dhe tė ligjshme: delegacioni kuvendar i nisur prej Jakup Krasniqit, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin: Rexhep Selimi i Vetėvendosjes, Myzeine Selmani i AKR-sė, A. Zemaj e Anton Ēuni i LDK-sė, Ramiz Lladrofci e Latif Gashi i PDK-sė, Ahmet Isufi i AAK-sė. Ata ikėn me bisht nė shalė, siē thotė njė fjalė, duke marrė njė njollė turpi mė shumė nė personalitetin e tyre. Sa e pamoralshme: njerėz qė shijojnė privilegjet mė tė mėdha monetare bėjnė pėrpjekje ta shuajnė kėrkesėn e ligjshme tė luftėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt kanė mbetur nė kufirin e luftės pėr ekzistencė.

Nė fakt, s’tė habit dhe aq presioni qė tė lartpėrmendurit kanė ushtruar ndaj grevistėve: ėshtė ditur qė moti qė shumė prej tyre mu pas pėrfundimit tė luftės kanė pėrfituar materialisht e financiarisht nė emėr tė luftės. Por e papritura kėsaj herė na erdh prej vetė partisė sė Albin Kurtit, pėr tė cilėn kemi pasur pėrshtypjen e gabuar se do tė sjellė pastėrti morale nė politikė. E tėra qė ajo po sjell ėshtė apetiti i saj pėr tė provuar edhe ajo vetė pushtetin. Nė njėrėn anė, figurat kyēe tė Vetėvendosje-s (Albin Kurti, L. Aliu me kompani) erdhėn nė tenda duke pretenduar se solidarizohen me grevėn dhe kėrkesat e luftėtarėve tė UĒK-sė, gjė tė cilėn e trumbetuan edhe nė media. Por, nė anėn tjetėr ‘zyrtare’, deputeti i Vetėvendosje-s, Rexhep Selimi erdhi me mision nga Kuvendi, qė t’i spraps grevistėt nga kėrkesat e tyre.

Kėtu ka diēka qė s’shkon! Si ėshtė e mundur qė jozyrtarisht, Albin Kurti i Vetėvendosje-s bėhet gjoja se i pėrkrah grevistėt dhe kėrkesat e tyre, kurse zyrtarisht Rexhep Selimi i Vetėvendosje-s mundohet qė t’i zmpras grevistėt nga po kėto kėrkesa. Do tė doja tė isha gabim, por kjo tė shpie nė pėrfundimin se Albin Kurti i Vetėvendosje-s po mundohet t’ua fitojė zemrat dhe mendjet e luftėtarėve qė po mbajnė grevė, jo pėr tjetėr gjė, po pėr planet e tij tė mėtutjeshme pėr ngritje nė politikė. Vetėvendosja e tij nė Kuvend, deri mė tani s’ka ngritur ndonjėherė zėrin seriozisht as nė mbrojtje tė luftės ēlirimtare e as nė mbrojtje tė kategorive tė dala nga lufta. Kėtė e dėshmon koha e publikimit tė raportit tė serbofilit Dick Marty, ku Albin Kurti nuk e kundėrshtoi pėrmbajtjen fyese dhe raciste tė kėtij raporti, aq sa kjo ngriti (ndoshta me tė drejtė) dyshimin se, ai pajtohej me pėrmbajtjen e kėtij raporti, i cili e ‘eliminonte’ nga rruga, konkurrentin e tij politik, Thaēin dhe PDK-nė.

Pra, Luftėtarėt e UĒK-sė qė po grevojnė nė mbrojtje tė vlerave tė luftės sonė ēlirimtare duhet tė dinė si tė pėrballojnė sfidat qė vinė nga partitė politike, qė synojnė shfrytėzimin e gjendjes sė rėndė tė kėtyre kategorive tė luftės, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė politikisht pushtet pėr vete. Grevistėt s’duhet tė ndalin grevėn, derisa kėrkesat e tyre tė ligjshme tė zbatohen njė pėr njė. Po ashtu, grevistėve duhet t’u bashkėngjiten masivisht edhe shoqatat e ish tė burgosurve politik, sepse edhe ata gjenden nė tė njėjtėn pozitė tė pėrbuzjes. Duhet tė kuptohet qė miratimi i Projektligjit tė Luftės ėshtė mbrojtje e vlerave dhe dinjitetit tė tėrė shqiptarėve kudo qė janė!

(Autori ėshtė ish i burgosur politik)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė