Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-06, 22:19   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Vazhdim...

Qėndresa e popullit shqiptar

Paraqitja publike e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Tanushė mė 16 shkurt 2001, ishte njė rreze drite nė horizontin e zbehur. Ajo lindi nga gjiri i popullit si mbrojtėse e njė populli tė viktimizuar politikisht me dekada. Ky ēast zgjoi tek shqiptarėt ndjenjėn pėr t`i treguar botės demokratike se njė popull nuk mund tė mbahet gjithmonė nėn thundrėn e hekurt. Pėr tė gjithė ishte e qartė se kishte arritur dita e lirisė, pėr tė cilėn kėrkohej njė sakrificė kombėtare. Pėr kėtė sakrificė edhe pse populli nėpėrgjithėsi nuk ishte i pėrgatitur sa duhet, ai e kreu detyrėn e vet nė mėnyrėn mė tė mirė duke u vėnė nėn shėrbim tė luftės sė drejtė dhe kombėtare tė UĒK-sė. Rėnia e Muzafer Xhaferit nė mbrojtjen e vendlindjes, nė Tanushėn heroike pėrballė njėsive speciale „ujqit“ dėshmoi edhe njėherė se aty ku bien dėshmorė ėshtė rruga e lirisė. Brutaliteti policor dhe ushtarak nė Tanushė, tė cilin fshat e bėnė hi e pluhur nuk i frikoi luftėtarėt e lirisė, dhe lufta filloi tė bartet fshatrave tė Karadakut; Malinė, Strimė e Brezė. Nė anėn tjetėr granatimet dhe barbaria kishte mbuluar Tetovėn dhe malėsinė e saj. Malėsia e Tetovės; Gajre, Radushė, Sellcė, Bozovcė, Poroj, Xhepēisht, Neproshten, Vice, Gjermė, Llacė, Shemshovė, … ishte shndėrruar nė fushėbetejė nė mes UĒK-sė dhe forcave qeveritare. Mė 2 Maj 2001 Zona e Likovės do tė shpallet zonė e lirė dhe mbeti kėshtjellė e pamposhtur deri nė ditėn e fundit. Ajo u granatua nga tė gjitha anėt me gjithė arsenalin ushtarak, mė se 72 ditė nė njė shtetrrethim tė plotė, duke hedhur me qindra e mijėra granata mbi 18 fshatra shqiptare tė kėsaj zone; Sllupēanin, Vaksicėn, Orizaren, Hotlėn, Mateēin, Opajėn etj.

Pas luftės sė Sllupēanit dhe fshatrave pėr rreth pason fortifikata tjetėr shqiptare Haraēina. Tanusha, Sllupēani, Haraēina, Radusha, Tanusha e Gostivarit dhe fushėbetejat tjera do tė identifikohen me emblemėn e UĒK-sė dhe gjatė do tė mbeten nė kujtesėn kombėtare. Edhe sot e kėsaj dite popullata shqiptare nuk i ka harruar postblloqet, granatat, ndėshkimet brutale dhunėn dhe terrorin shtetėror. Dėshmitė e djegies sė fshatrave dhe pasurisė sė shqiptarėve, keqtrajtimet e shumta policore e ushtarake ndaj popullatės civile shqiptare nė fshatrat e Kumanovės, Shkupit e Tetovės dėshmon pėr njė dhunė dhe terror tė planifikuar.

Rasti i plaēkitjes dhe djegies sė pasurisė shqiptare, tė cilat vendbanime nuk ishin brenda zonės sė krizės si nė Manastir, Prilep, Veles, Gjevgjeli, Shkup, Ohėr etj., janė raste tė tjera me tė cilat dėshmohen krimet e luftės. Me dhjetėra e dhjetėra dėshmorė e invalidė tė luftės, civilė tė vrarė, tė arrestuar, tė rrahur me njė brutalitet mesjetar, vendbanime tė shkatėrruara dhe plaēkitja e tyre janė pasqyrė e njė terrori shtetėror mbi popullin shqiptar, pas tė cilave aksione kanė qėndruar njerėz dhe institucione. Fakti habit se edhe pas pesė vjetėve askush nuk ėshtė marrė nė pyetje as pėr rastin e familjes Zimberi, as pėr keqtrajtimin e qindra e qindra civilėve, as pėr ekzekutimin e babė e bir Koraēi nė qendėr tė Tetovės, as pėr Masakrėn e Lubotenit, as pėr Masakrėn e Bit Pazarit, as pėr kidnapimet dhe likuidimin e shqiptarėve, as pėr rastin e Sopotit…

Dhe ajo ēka ėshtė mė interesante edhe ish-ministri i punėve tė brendshme qė akuzohet pėr krime lufte nė Hagė mbrohet nga shteti, kurse tė gjithė ata policė dhe ushtarė qė u vranė, duke vrarė shqiptarė dhe duke i granatuar vendbanimet e shqiptarėve janė shtresa mė e priveligjuar nė Maqedoninė e pas luftės.

Realiteti politik dhe „Marrėveshja e Ohrit“

Pas luftės sė pėrgjakshme tė vitit 2001 shqiptarėt po e paguajnė shtrenjtė vetėdijen e pakriptė tė politikanėve tanė. Pas kėsaj lufte ishte i pakuptimtė ekzistenca e subjekteve tė shumta politike shqiptare. Nė vend tė unifikimit politik dhe kėrkesės legjitime qė popullit shqiptar t`i njihet e drejta e popullit tė barabartė, vazhdoi avazi i vjetėr, i vrapit pas kolltukut duke u pėrēarė dhe duke marrė njė pamje joserioze jo vetėm para palės kundėrshtare por edhe para faktorit ndėrkombėtar. Nė vend qė Marrėveshja e Ohrit edhe pse e kufizuar tė miratohet nė paket, ajo filloi tė copėtohet nė nene e ligje tė veēanta, e cila mjerisht edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė realizuar ashtu si duhet. Vendimet e deritanishme qė janė marrė me palėn maqedone, janė bėrė nga njė grup njerėzish pa e marrė pėlqimin e vetpopullit mė herėt p.sh. Ligji pėr ndarjen territoriale, Ligji pėr gjuhėn dhe simbolet kombėtare etj. Kush ka tė drejtė tė nėnshkruaj Ligjin pėr mospėrdorimin e gjuhės shqipe nė Kumanovė? - komunė e cila nė gjirin e saj kam mė se 53 dėshmorė, me dhjetėra e dhjetėra martirė, me dhjetėra e qindra tė ndėshkuar nė mėnyrė brutale, me dhjetėra invalidė dhe me mijėra e mijėra luftėtarė lirie.

Thėnė mė thjeshtė „Marrėveshja e Ohrit“ ėshtė shndėrruar nė marrėveshje tė mosmarrėveshjeve tė shumta.

Me zgjedhjet parlamentare (duke mos i llogaritur anomalitė) menduam se mė nė fund e drejta ligjore do tė kaloj edhe nė anėn shqiptarėve. Por, kjo ishte vetėm njė ėndėrr e bukur, e cila u shkri brenda njė kohė tė shkurtėr. Ngritja e njerėzve tė paaftė dhe karrieristė, e njerėzve tė harxhuar politikisht nė hirearkinė e subjektit qė thirrej nė emėr tė luftės e dėmtoi jashtėzakonisht shumė imazhin e tij. Sėmundjet e kohės (korrupsioni, nepotizmi, karrierizmi, paaftėsia, pėrdhunimi i votės sė popullit etj.) qė i kishin shtrirė pėr tokė partitė ekzistuese, i goditėn rėndė edhe partitė nė pushtet.

Nė vend qė tė afrohen njerėzit mė tė aftė nė trojet shqiptare nė IRJM pėr ta ngritur aktivitetin kombėtar mė tutje, u ngritėn njerėz tė panjohur, kuadro tė paafta, individė nga subjektet tjera etj. Fakti se shumė njerėz kombėtarė dhe intelektualė qė kishin qenė nėn shėrbim e UĒK-sė u lanė anash ishte njė dėm i pashpjegueshėm qė iu bė popullit.

Lirisht mund tė themi se nė tė gjitha fazat si nė kohėn e komunizmit poashtu edhe nė kohėn e pluralizmit mė i dėmtuari ėshtė populli, kurse udhėheqėsit jetojnė si mė mirė.

Kėto forma tė veprimit nė IRJM nuk kanė tė bėjnė me demokracinė, s`kanė asgjė tė pėrbashkėt me shtetet demokratike. Shumė politikanė vendorė nė maje tė gjuhės nuk e kanė dialogun pėr zgjidhjen e problemeve qofshin sociale apo politike por dhunėn, tė cilėn shpeshherė e vėjnė nėn shėrbim tė institucioneve policore dhe ushtarake.

Parashtrohet pyetja ēka ka demokratike nė IRJM?

A mund tė themi se proceset politike janė demokratike, a mund tė themi se mos pėrdorimi i gjuhės dhe simboleve kombėtare si elemente kryesore tė njė populli janė demokratike, a mund tė themi se regjistrimi i popullsisė ishte demokratike, a mund tė themi se zgjedhjet lokale ishin demokratike, a mund tė themi se pasurimi i paligjshėm i deputetėve, i ministrave, i drejtorave dhe tė tjerėve ėshtė formė demokratike, a mund tė themi se gjendja e mė se 50% e popullit qė jeton nė njė varfėri tė skajshme ėshtė demokratike etj. Kėto dhe shumė raste tė tjera dėshmojnė „demokracinė ballkanike“ nėn tutelėn e padrejtėsisė dhe dhunimit tė ligjit.

Shqiptarėt edhe sot e kėsaj dite kanė mbetur dyerve tė huaja, shih mėrgimtarėt tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e horizontit, me qindra mijėra nė Turqi, me qindra mijėra nė Gjermani, Zvicėr, Austri dhe shtetet perėndimore, si dhe nė SHBA dhe Australinė e largėt.

Kemi pritur se subjekti qė doli ne emėr tė luftės do tė bėj kallėzime penale pėr tė gjitha rastet, tė cilat raste do ta vetdisojnė politikėn sllave nė IRJM sepse duke ia mohuar tė drejtėn shqiptarėve ajo mohon edhe ekzistencėn e vet.

Ėshtė pritė qė ky subjekt do tė bėj mė tepėr pėr mėrgimtarėt, sepse mėrgimtarėt ishin ata, tė cilėt sėbashku me Fondin „Liria Kombėtare“ ndihmuan qė nga ditėt e para U.Ē. Kombėtare dhe mė se dy vjet pas luftės Fondi „Liria Kombėtare“ pėr Zvicėr ndihmoi 242 familje tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės nė mėnyrė institucionale nėpėrmjet sistemit bankar. Pėrveē kėsaj ajo qė ėshtė pritė mė sė shumti dhe ėshtė njė nga pikat kryesore tė „Marrėveshjes sė Ohrit“ integrimi i ish-luftėtarėve tė UĒK-sė.

Prandaj sot, pas pesė viteve me kompetencė vlerėsojmė se luftėtarėt e lirisė janė shtresa mė e diskriminuar nė shoqėri, janė shtresa mė e pėrbuzur, e lėnė nė mėshirėn e fatit, janė me qindra njerėz qė nuk kanė patur lidhje me UĒK-nė dhe kanė pėrfituar, kurse ata tė cilėt u ndodhėn nė vijėn e frontit dhe u pėrballėn me jetė a vdekje u anashkaluan me mjeshtri.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė