Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-09, 21:07   #60
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Nga Tefsiri i dijetarit te madhe te Kuranit Imam Ibn Kethir rahimehullah.

« I dėrguari [Muhamedi] beson nė atė qė i ėshtė zbritur nga Zoti i tij dhe [po ashtu besojnė] besimtarėt. Secili beson nė Allahun, nė Engjėjt e Tij, nė Librat e Tij dhe nė tė dėrguarit e Tij. Ata thonė:’Nuk bėjmė dallim mes tė dėrguarve tė Tij’. Dhe thonė:’Dėgjojmė dhe bindemi. [Kėrkojmė] Faljen tėnde, o Zoti ynė, dhe tek Ti ėshtė kthimi [i tė gjithėve]’ » [El-Bekare, 285]
« Allahu nuk e ngarkon njeriun me mė shumė se sa mund tė mbartė ai. Ai shpėrblehet siē e meriton dhe dėnohet siē e meriton. ‘Zoti ynė, mos na dėno, nėse gabojmė ose harrojmė! Zoti ynė, mos na ngarko me aso barre qė i ke ngarkuar ata qė kanė qenė para nesh [ēifutėt dhe tė krishterėt]! Zoti ynė, mos na ngarko me mė shumė se sa mundemi tė mbartim! Na fal! Na i shlyej gjynahet! Na mėshiro! Ti je Meula ynė [Mbrojtėsi, Mbėshtetėsi, etj]! Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! » [el-Bekare, 286]


Nga Ibn Abas [radijallhu anhu]:”Ndėrsa Xhibrili [alejhi selam] po rrinte ulur me pejgamberin, ai dėgjoi ēeljen e njė porte mbi tė. Ai ēoi kokėn dhe tha:’Kjo ėshtė njė portė qiellore, e cila asnjėherė para kėsaj dite s’ėshtė ēelur’. Njė engjėll zbriti nga ajo [portė]. Xhibrili tha:’Ky ėshtė njė engjėll qė zbriti nė tokė, i cili kurrė s’ka zbritur para kėsaj dite’. Ai dha selam dhe tha:’Prano pėrgėzimet [O Muhamed] pėr dy dritat qė t’u dhanė, tė cilat nuk i janė dhėnė ndonjė pejgamberi pėrpara teje: Ēelja e Librit [el-Fatiha] dhe fundi i sures el-Bekare. Asnjėherė nuk lexon ndonjė shkronjė nga kėto dyja [sure] veēse tė jepet [dmth tė jepet shpėrblimi pėr tė]’”. [Muslim]

Allahu i lartėsuar ka thėnė:

« Secili beson nė Allahun, nė Engjėjt e Tij, nė Librat e Tij dhe nė tė dėrguarit e Tij. Ata thonė:’Nuk bėjmė dallim mes tė dėrguarve tė Tij’ »
Pra, secili besimtar beson se Allahu ėshtė njė dhe i vetėm, ėshtė Furnizuesi dhe s’ka tė denjė pėr adhurim veē Tij. Ata, po ashtu, besojnė nė tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut, nė Librat e Tij qė iu shpallėn nga qielli pejgamberėve dhe tė dėrguarve, tė cilėt janė robėr tė Allahut. Pėr mė shumė, besimtarėt nuk bėjnė dallim ndėrmjet pejgamberėve, si, pėr shembull, tė besojnė nė disa prej tyre dhe t’i mohojnė tė tjerėt. Por, pėr besimtarėt tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut janė tė sinqertė, tė drejtė, dhe secili prej tyre qe udhėzuar nė shtegun e drejtėsisė, edhe atėherė kur disa prej tyre sillnin diēka qė shfuqizonte Ligjin e disa tė tjerėve me lejen e Allahut. Mė vonė, Ligji i Muhamedit, pejgamberit dhe tė dėrguarit tė fundit tė Allahut, i shfuqizoi tė gjitha ligjet e pejgamberėve pėrpara tij. Kėshtu, Ēasti i Fundit do tė nisė ndėrsa Ligji i Muhamedit do tė jetė Ligji i vetėm, dhe gjithmonė ndėrsa njė grup nga umeti i tij do tė jenė nė shtegun e sė vėrtetės, tė dukshėm dhe dominues.

« Dhe thonė:'Dėgjojmė dhe bindemi' »,
domethėnė, dėgjojmė thėnien Tėnde, o Zoti ynė, e kuptuam atė dhe punojmė sipas saj.
[Kėrkojmė] Faljen tėnde, o Zoti ynė »
pėrmban njė shfajėsim dhe lutje pėr faljen, pėr mėshirėn dhe pėr butėsinė e Allahut.


« Allahu nuk e ngarkon njeriun me mė shumė se sa mund tė mbartė ai »
do tė thotė se Allahu nuk kėrkon nga njė shpirt atė pėr ēka ai s’ėshtė i aftė. Kjo vetėm demonstron butėsinė, dhembshurinė dhe bujarinė e Allahut ndaj krijesave tė Tij. Ky ajet ėshtė ajeti qė shfuqizoi ajetin i cili i shqetėsoi sahabėt:

« E shfaqėt ju atė qė keni brenda vetės suaj apo e fshehėt, Allahu do t’ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr tė »
Kjo tregon se, ndonėse Allahu do tė t’i marrė nė pyetje robėrit e Tij dhe do t’i gjykojė ata, Ai do tė dėnojė vetėm pėr atė nga e cila njeriu ka mundėsi tė ruhet. Sa i pėrket rastit kur ai s’mund tė ruhet, siē janė rastet kur ai i flet vetvetes apo i lindin mendime tė ndryshme, pėr to nuk do tė dėnohet. Kėtu, duhet tė pėrmendim se tė mos i pėlqesh mendimet e kėqija qė i shkojnė njeriut ndėr mend ėshtė pjesė e besimit.

« Ai shpėrblehet siē e meriton »,
pėr tė mirėn.

« ... dhe dėnohet siē e meriton »,
pėr tė keqen, domethėnė, lidhur me punėt pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės.

Mė pas, [duke pėrmendur ēfarė kanė thėnė besimtarėt] ndėrsa e drejton robin e Tij pėr t’iu lutur Atij dhe gjithmonė ndėrsa u premton atyre se do t’u pėrgjigjet nė lutje, Allahu thotė:
« Zoti ynė, mos na dėno, nėse gabojmė ose harrojmė! », domethėnė, ‘Nėse e harrojmė njė obligim apo biem nė ndonjė ndalim, apo bėjmė ndonjė gabim ndėrsa nuk e dimė vendimin pėr tė’. Kemi pėrmendur hadithin e Ebu Hurejres, tė cilin e ka shėnuar Muslim, ku Allahu ka thėnė:”Do ta pranojė [lutjen tuaj]”. Po ashtu, ėshtė hadithi i Ibn Abas, ku Allahu ka thėnė:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”.

« Zoti ynė, mos na ngarko me aso barre qė i ke ngarkuar ata qė kanė qenė para nesh [ēifutėt dhe tė krishterėt]! »,
domethėnė, ‘Edhe nėse jemi nė gjendje t’i kryejmė ato, mos kėrko prej nesh tė bėjmė detyra tė vėshtira, ashtu siē kėrkove nga popujt e mėhershėm pėrpara nesh. Ti dėrgove pejgamberin tėnd Muhamed, pejgamberin e mėshirės, pėr tė shfuqizuar kėto barra, nėpėrmjet Ligjit qė ia shpalle atij, njėsinė islamike [teuhidin], fenė e lehtė’. Muslimi ka shėnuar se Ebu HUrejre ka transmetuar nga i dėrguari i Allahut tė ketė thėnė se Allahu ka thėnė:”E kam pranuar [lutjen tuaj]”. Ka edhe njė hadith qė ėshtė shėnuar nėpėrmjet zinxhirėve tė ndryshėm tė transmetimit, ku i dėrguari i Allahut ka thėnė:
“Jam dėrguar sė bashku me njė mėnyrė tė lehtė”.

« Zoti ynė, mos na ngarko me mė shumė se sa mundemi tė mbartim »
nga obligimet, vėshtirėsitė dhe vuajtjet. Mos na bėj tė mbartim atė qė s’mundemi tė durojmė.
Pėrmendėm se Allahu ka thėnė:”Do ta pranojė [lutjen tuaj]” nė njė transmetim, dhe ‘E kam pranuar [lutjen tuaj]” nė njė transmetim tjetėr.

« Na fal! »,
domethėnė, na e fal atė qė ėshtė mes nesh dhe Teje, lidhur me atė ēfarė Ti di rreth tė metave dhe gabimeve tona.


« Na i shlyej gjynahet! »

nga ajo qė ėshtė mes nesh dhe robėrve Tu. Pra, mos ua vė nė dukje atyre gabime tona dhe punėt tona tė kėqija.

« Na mėshiro! »
nė atė qė do tė vijė pas kėsaj. Pra, mos na lė tė biem nė gabim tjetėr. Thonė qė ata tė cilėt bėjnė gabime, kanė nevojė pėr tri gjėra: faljen e Allahut pėr atė qė ėshtė mes Atij dhe atyre, qė Ai t’i fshehė kėto gabime nga robėrit e tjerė tė Tij dhe tė mos i vė nė dukje ato pėrpara robėrve, dhe qė Ai t’i mbrojė ata nga gabimet e mėtejshme. Pėrmendėm mė herėt se Allahu iu pėrgjigj kėtyre lutjeve:”Do ta pranojė”, nė njė transmetim, dhe “E kam pranuar” nė njė transmetim tjetėr.

« Ti je Meula ynė! »,
domethėnė, Ti je mbrojtėsi dhe ndihmėsi ynė. Ty tė zėmė besė. Ty tė kėrkohen tė gjitha ndihmat dhe te Ti mbėshtetemi plotėsisht. S’ka forcė a mundėsi, pėrveē nėpėrmjet Teje.

« Dhe na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! »,
domethėnė, ndaj atyre qė kanė mohuar fenė Tėnde, qė mohuan njėsinė Tėnde, qė mohuan porosinė e pejgamberit Tėnd dhe adhuruan tė tjerė krahas Teje. Na jep fitore dhe na bėj mbizotėrues mbi ta nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Allahu ka thėnė:”Do ta pranoj” nė njė transmetim, dhe “E kam pranuar” nė hadithin qė Muslim e ka shėnuar nga Ibn Abas.
Veē kėsaj, Ibn Xherir ka shėnuar se Ebu Is’hak ka thėnė se, kurdo qė Mu’adh mbaronte me leximin e kuaj sureje [« Na jep fitore ndaj mosbesimtarėve! »], thoshte “Amin”.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė