Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-08, 09:16   #51
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkua tė Amerikės

Shqiptarėt e Amerikės nė dilemė: Me McCain apo me Clinton?




Shqiptarėt e Amerikės nė dilemė: Me McCain apo me Clinton?
Ajet Nuro
Zgjedhjet presidenciale nė Amerikė, ndiqen me vėmendje jo vetėm prej amerikanėve, tė interesuar tė zgjedhin udhėheqen e tyre por edhe nga e gjithė bota. Pėr botėn, tek zgjedhjet presidenciale amerikane, pėrzihen sa kureshtja aq edhe interesi pėrderisa bėhet fjalė pėr zgjedhjen e personit qė personifikon njeriun politik mė tė fuqishėm tė planetit. Edhe zgjedhjet e 2008s nuk bėjnė pėrjashtim. Nė Amerikė, mobilizimi ėshtė i jashtėzakonshėm. Nė arsenalin e mjeteve tė komunikimit kėtė herė janė shtuar edhe propaganda video. Youtube por dhe shumė gazeta dhe televizione janė angazhuar si rrallė mź parė tė krijojnė kushtet qė beteja zgjedhore krahas vendeve tradicionale tė zhvillohet dhe nė internet. Nė kėtė fillim marsi, ndonėse nė kampin republikan, gjithshka duket se po buzėqesh pėr John McCain, demokratėt sido qė tė jetė do ti japin njė rekord politikės amerikane. Pėr herė tė parė Amerika ka dy kandidat tė veēantė pėr president; njė grua dhe njė afroamerikan. Kjo tregon emancipimin e shoqėrisė amerikane. Tani le tė shohin se ku ndodhen shqiptarėt e Amerikės nė fushatėn elektorale amerikane. Tradicionalisht shqiptarėt e Amerikės kanė votuar pėr partinė Republikane. Shpjegimi mund tė gjendet nė faktin se diaspora shqiptare e para 1990 ka qenė kryesisht diaspora antikomuniste apo emigrantėt qė kishin ngelur pa atdhe sepse nė adheun e tyre mbretėronin komunistėt, dhe si e tillė, partia Republikane si partia e pozicionuar mė djathtas dukej se pėrfaqėsonte mė mirė interesat e tyre. Edhe shoqatat dhe organizatat qė i kanė pėrfaqėsuar shqiptarėt kanė ndjekur kėtė linjė. Pėr mė tepėr, nga 1985 deri mė 1989, shqiptarėt kanė patur pėrfaqėsues nė kongres atė qė mė pas do tė pėrbėnte mbrojtėsin e interesave tė shqipatrėve nė Washington, zotin Joseph DioGuardi. Dhe ky i fundit ishte republikan. Pra dhe vitet 1990 vazhduan nė traditėn e mėparshme gjersa erdhėn zgjedhjet e vitit 2000. Shqiptarėt as e kanė harruar dhe as e harrojnė atė qė bėri Bill Klinton si shef i Shtėpisė sė bardhė nė mars 1999. Vendosmėria e tij pėr tė mbrojtur shqiptarėt e pambrojtur nga shfarosja qė u kishte rezervuar Sllobodan Milosheviē bėri qė shqiptarėt tė mbėshtesin nė vitin 2000 kandidatin demokrat Al Gore qė nuk mundi tė marr dot pushtetin. Nė pushtet erdhi Xhorxh W. Bush. Duhet thėnė se Bush, nė fund tė mandatit tė tij nuk ėshtė figura mė e dashur e amerikanėve. Por duhet shtuar se Bush ka qenė viktim e rethanave qė u krijuan nė Amerikė pas zgjedhjes sė tij. Pa mbushur vitin nė Shtėinė e Bardhė, ai ėshtė dashur tė pėrballoj 11 shtatorin dhe gjithēka qė lidhet me atė ngjarje tė hidhur tė histories amerikane. Por nėse Bush apo partia e tij do tė kishin vetėm zgjedhėsh shqiptar, ndoshta ai dhe partia e tij do tė merrnin pa frikė mbi 90 % tė votave. Sepse, nėse Klinton pati kurajon tė ēonte sulmin kundėr Serbisė deri nė fund, Bush pati kurajon dhe kėmbnguli tu jepte shqiptarėve tė Kosovės pavarėsinė. Dilema e madhe Nėse Obama del kandidati qė do tė pėrfaqėsoj partinė Demokrate, shqiptarėt do ta kenė tė lehtė ēėshtjen sepse kandidati i tyre do tė jetė John McCain. Pėr mė tepėr qė kryetari i Lidhjes ShqiptaroAmerikane, Joe DioGuardi ka qenė njė nga mbėshtetėsit e tij qė nga momenti i kandidimit. Dhe kjo, jo se shqiptarėt janė racista. Mbase dhe mungesa e ndonjė pranie popullsie me ngjyrė nė vendin e tyre tė origjinės mund tė ndikoj, por mbi tė gjitha, thėniet se Barack Obama, nuk ėshtė dhe aq i favorshėm ndaj pavarėsisė sė Kosovės do tė bėjnė punźn e vetė. Nė fund tė fundit, nė balancėn se pėr kė voton njė komunitet nė Shtetet e Bashkuara, varet mė shumė nga qėndrimi i kandidatit ndaj problemeve tė lidhura me vendin e origjinės se sa me zgjidhjen e problemeve tė brendėshme amerikane. Problemi pėr shqiptaroamerikanėt do tė komplikohet nėse (dhe kjo pėr mua ėshtė mė e mundėshmja...) kandidate e demokratėve tė jetė zonja Klinton. Shqiptarėt do tė duhet tė ndahen mes traditės dhe risisė. Joseph Dioguardi kėshillon bashkėpatriotėt e vetė tė votijnė McCain dhe ai ėshtė zgjedhja mė e mirė. McCain do ti ndihmoj mė shumė shqiptarėt nėse zgjidhet president. Do ta dėgjojnė shqiptarėt thirrjen e njė politikani tė sprovuar si Dioguardi dhe tė vazhdojnė traditėn apo do tė votojnė thjesht nė se njėri apo tjetri do ti bind se ėshtė mė i miri ? Ngelet pėr tu parė...

GazteaStar
__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 05-03-08 nė 16:47
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė