Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-13, 07:32   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Makovci(Prishtine) qender rekrutimi per te shkuar ne lufte ne Siri

Telegrafi



Shqiptarėt e vrarė nė Siri:

Ermal Xhelo, 35 vjeē, nga Vlora
Anri Maliqi, 33 vjeē nga Prushi i Tiranės
Denis Jangulli, 30 vjeē nga Dibra, me banim nė Tiranė ( i pakonfirmuar).
Naman Demolli, nga Kosova, rreth 30 vjeē
Muhamed Kopriva, 22-vjeēar, nga qyteti i Mitrovicės


Historia e tre luftėtarėve shqiptarė, tė vrarė nė Siri


Vlora ishte qyteti i lindjes, ndėrsa Damasku, shtėpia e tij. Jeta e Ermal Xhelos, 35-vjeēarit tė pasionuar pas kulturės siriane ishte e ndarė pėr 9 vjet mes dy botėve, deri nė zgjedhjen fatale: luftė deri nė vdekje kundėr regjimit tė Bashar al-Assad.

Nė shtėpinė e tij nė Vlorė, derėn e hap njė grua rreth tė 60-ave, e veshur krejt nė tė zeza. Dyshuese pėr tė panjohurin qė sheh pėrballė, Vahide Xhelo na pret me njė pyetje. “Mos jeni gjė tė SHIK-ut?” , thotė ajo, e pasi bindet pėr tė kundėrtėn, na fton nė apartamentin modest, qė ndodhet nė katin e gjashtė tė njė pallati nė lagjen “Pavarėsia”, shkruan gazeta “MAPO”.

Tregon se Ermali iku pėr herė tė fundit drejt Sirisė nė gusht tė vitit tė kaluar. Prindėrve u tha se do tė ikte nė Turqi pėr tė takuar baxhanakun, qė ishte zhvendosur atje nga rreziku i luftimeve nė Siri.

“Iku pa mė thėnė gjysmė fjale, pa mė thėnė se ku do tė shkonte. Tani rri qaj kėtu. Vuaj si nėna pėr birin e vdekur”, shprehet me lot nė sy ajo, pa mundur tė kuptojė luftėn e tė birit.

Ermal Xhelo ėshtė njė nga tre shqiptarėt qė luftuan pėrkrah forcave antiqeveritare dhe u vranė nė Siri. Lajmi pėr vrasjen e tij mbėrriti si bombė nė Vlorė, nė dhjetor 2012, ndėrsa trupi i pajetė, pak ditė mė vonė. Nėna e tij tregon se ai kishte shkuar atje pėr tė mėsuar gjuhėn arabe e mė pas ishte njohur me Kitamin, njė vajzė nga Damasku, me tė cilėn ishte martuar.

Djalė i njė ish-tė pėrndjekuri politik, Ermali kishte nisur njė jetė tė re nė Siri, derisa trazirat e vitit 2011 kthyen gjithēka pėrmbys. Ndėrsa nėna e tij tregon, nė dhomė hyn nusja e Ermalit, e veshur me hixhab, e cila ndodhet nė Vlorė bashkė me tre fėmijėt qė prej dhjetorit tė vitit 2011.

Kitami tregon me njė shqipe tė ēalė se Ermali nuk kishte asnjė interes tė bėhej teolog. Thotė se jetesėn e fitonte pėrmes menaxhimit tė njė picerie, ndėrsa me nisjen e luftės, shpresa e tė dyve ishte qė gjithēka tė pėrfundonte shpejt. Kur ishte shtatzėnė me djalin e tretė, Ahmedin, vendosėn tė vinin pėrkohėsisht nė Shqipėri. Gjithmonė duke menduar se lufta do merrte fund shpejt.

“Aeroporti ende punonte i qetė dhe nuk kishte probleme. Edhe bileta gjendeshin pa shumė problem”, thotė Kitam, e cila tregon mė pas se mbėrrin nė Vlorė pas njė nate qėndrimi nė Stamboll. Por ēfarė e shtyu Ermalin tė rikthehej nė Damask, pėr t’u bėrė pjesė njė lufte, fundi i sė cilės duket ende i largėt?

“Iku, sepse Siria ishte vendi i tij. Nuk e shtyu asnjė njeri”, thotė e veja e Ermal Xhelos, e cila mohon dyshimet se i shoqi kishte lidhje me grupet ekstremiste.

Raportet nga vendet perėndimore tregojnė se qindra evropianė kanė udhėtuar drejt Sirisė, pėr tė luftuar kundėr regjimit tė Al Assadit. Gazeta “Indipendent” vlerėson se mė shumė se 100 britanikė luftojnė nė Siri; “Le Figaro” raporton pėr 50-80 francezė, “Der Spiegel” flet pėr duzina me gjermanė, ndėrsa gjithė sa dihet nė Shqipėri, ėshtė lajmi pėr tre tė vdekur.

Shqiptarėt dhe kosovarėt qė luftojnė pėrkrah forcave rebele pėrmenden edhe nė njė vėzhgim tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Studime mbi Radikalizimin tė King’s College nė Britani.

“Mobilizimi nė konfliktin sirian ėshtė mė domethėnėsi se nė ēdo konflikt tjetėr i armatosur nė kohėt tė fundit”, thotė drejtori i Qendrės, Peter Neuman, i cili shpjegon se shumicėn e njoftimeve pėr martirėt e luftės nė Siri i kanė gjurmuar nė sitet online tė xhihadistėve.

“Siria ėshtė historia e vėrtetė. Nėse e fut veten nė mendjen e njė xhihadisti, do tė doje tė luftoje nė zemrėn e botės Arabe”, thotė profesori i Kings College.

Nė Shqipėri, njerėzit e Islamit kanė tė dhėna pėr rreth 50 besimtarė, tė pėrfshirė nė luftimet e pėrgjakshme kundėr regjimit tė Al Assad. Megjithatė, askush nuk mund tė thotė me siguri se sa dhe kush janė luftėtarėt shqiptarė tė forcave rebele. Bashkė me Ermal Xhelon, numėrohen tre shqiptarė dhe dy kosovarė tė vrarė gjatė vitit tė fundit.

Anri Maliqi ėshtė shqiptari i dytė qė gjeti luftėn dhe vdekjen nė kėtė vend tė botės Arabe. Familja e tij, e shoqja dhe tre fėmijėt jetimė banojnė nė fshatin Prush tė Tiranės. Trokitjes nė portėn e shtėpisė 2-katėshe i pėrgjigjet gruaja e veshur nė tė zeza.

“Nuk dua t’i bini mė derės. Nuk dua tė mė shqetėsoni mė pėr kėtė punė”-thotė ajo, duke tėrhequr pas vetes portėn e zezė tė shtėpisė. Njė burrė tek tė 50-at, qė e sheh gjithė skenėn thotė se e ka kushėrirė, gruan e Anri Maliqit. “Ka mbetur me tre fėmijė jetimė. Nga ana ekonomike e ndihmon i ati. Pėrpara se tė shkonte nė luftė, Anri bėnte ndonjė punė, por tani e kanė tė vėshtirė”, tregon ai, duke shtuar se askush nga familja e tė vrarit nė Siri nuk dėshiron tė flasė me median.

Nė njė bisedė telefonike me “Shqiptarja.com”, nėna e Anri Maliqit ka pohuar kohė mė parė se lajmi pėr vdekjen e tė birit i mbėrriti nė celular nga njė numėr i panjohur. Njėsoj si Vahide Xhelo, edhe ajo ishte “gėnjyer” prej tė birit, i cili para nisjes nė luftė, i kishte thėnė se po udhėtonte drejt Turqisė. Raportime pėr lajmėrime vdekjesh nga numra tė panjohur ka edhe nė Kosovė, nė rastin e Naman Demollit.

Mediat kosovare raportojnė tė njėjtėn skemė: u kishte thėnė familjarėve se do tė shkonte nė Turqi, por njė mesazh u bėnte me dije se ishte vrarė gjatė luftimeve nė Alepo. Nė fshatin Prush, ku banonte Anri Maliqi, ende nuk i kuptojnė arsyet e luftės sė tij. Nė xhaminė e kėtij fshati, falja e sė premtes udhėhiqet nga imami Idriz Zeneli.

“Lutjuni Allahut pėr mėshirė dhe paqe”, ėshtė njė nga fjalitė qė i rrjedhin lirshėm hoxhės me flokė tė thinjura, ndėrsa zėri i tij kapėrcen muret e xhamisė sė vogėl tė fshatit.

Imami tregon se nuk e ka njohur Anri Maliqin, i vrarė nė nėntor tė 2012, por di se ai ėshtė falur disa herė nė xhaminė e fshatit.

“Nuk e mbaj mend. Ajo qė di ėshtė se ai falej tek njė xhami qė ndodhet nė Unazė tė Re”,thotė Imami. Idrizi i pėrket linjės tradicionale tė besimit Islam dhe nuk i kupton arsyet apo dėshirėn pėr t’u bėrė hero nė vend tė huaj.

“Vajtja nė luftė nė njė vend tė huaj mund tė ketė shumė arsye, por ata mendojnė se bėhen heronj. Nuk mund tė bėhesh hero duke luftuar pėr njė vend tė huaj, kur ke lėnė fėmijėt e tu jetimė, gruan e ve dhe prindėrit me zemėr tė ngrirė”, thotė Imami, ndėrsa shpreh dyshime se kėta njerėz janė tė keqdrejtuar nga ndonjė person i dalė nga rruga e drejtė e Islamit.
Imami i xhamisė sė Prushit ėshtė gjithashtu i shqetėsuar pėr ndasitė mes myslimanėve apo pėr disa objekte kulti, qė nuk kontrollohen prej Komunitetit Musliman apo autoriteteve shtetėrore.

“Kėta njerėz mund tė na dėmtojnė, mund tė nxisin dhunė fetare pas kthimit nė Shqipėri, mund tė sjellin njė kėndvėshtrim ekstremist”, thotė Zeneli, i cili bėn thirrje qė njerėzit tė kontribojnė mė sė pari nė pėrmirėsimin e shoqėrisė ku jetojnė.

Nė Unazėn e Re, xhamia 4-katėrshe dallon sė largu prej tė tjerave. E veshur e tėra me material hidroizolues, objekti i kultit ngjan me njė kompleks tė mirėinvestuar.

Ėshtė xhamia kur predikon Abdurrahim Balla, ish- ligjėrues nė xhaminė “Dine Hoxha” nė rrugėn e Kavajės. Imamin nuk e gjejmė nė xhaminė ku falej Anri Maliqi, por besimtarėt na thonė se pritet tė mbėrrijė shpejt. Pak minuta mė vonė zbret nga njė makinė rrėzė xhamisė: dallon nga mjekra dhe pantallonat mbi kėrcinjtė e kėmbės. Pranon hapur se nuk ka asnjė lidhje me Komunitetin Mysliman, e madje ėshtė i revoltuar me kėtė institucion.

“Ky komunitet nuk pėrfaqėson myslimanėt e po vjedh pronat e tyre”, akuzon Abdurrahimi, duke thėnė se qėndrimet e tij i dinė tashmė tė gjithė. Kur e pyesim pėr Anri Maliqin dhe vrasjen e tij gjatė luftės nė Siri, imami e cilėson vendimin e tij si diēka personale.

“Vajtja e njė personi nė luftė ėshtė diēka shpirtėrore e njeriut. Ai vetėm mund tė vendosė nėse duhet tė shkojė apo jo”,- pėrgjigjet ai. Nuk pranon tė ketė nxitur besimtarėt pėr t’iu bashkuar forcave antiqeveritare nė Siri, por nuk e mohon se predikimi i tij pėrmend hera-herės edhe Xhihadin. Ndėrsa nxiton tė futet nė xhami, imami pyet: “Nėse Kurani pėrmend Xhihad, pse unė nuk duhet ta pėrmend!”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė