Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 20:49   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Naum Veqiharxhi

“IDENTITETI I PĖRBASHKĖT” OSE HELENIZIMI I SHQIPĖRISĖ SĖ JUGUT

Ngjarjet e fundit tė shek. XVIII, qė prireshin drejt konstruktimit tė kombeve nė juglindjen europiane, nuk mund tė mos preknin edhe shqiptarėt qė ishin nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me shoqėritė qė kėrkonin tė formonin “identitete tė reja kolektive”, serbe dhe veēanėrisht greke.
Feja e pėrbashkėt ortodokse dhe hegjemonia e gjuhės greke, si gjuhė e shenjtė, por edhe si gjuhė komunikimi e promovimi social, mbėshteteshin me forcė dhe xhelozi nga shteti grek i sapoformuar. Nga ana tjetėr, shkatėrrimi i plotė dhe dėshpėrimi i thellė qė pllakosi shqiptarėt pas vrasjes sė Ali pashė Tepelenės goditi rėndė shpresėn e tyre pėr njė shtet tė pavarur shqiptar dhe me shqipen si gjuhė zyrtare. Ky raport forcash ishte disa herė nė favor tė dallgėve helenizuese qė vėrshonin mbi Shqipėrinė e Jugut, aq mė tepėr kur shqiptarėt ishin tė ndarė dhe gjuha shqipe nuk mėsohej nė shkolla. Por, dinamika e shkrirjes dhe asimilimit nėpėrmjet afirmimit tė njė identiteti tė pėrbashkėt tė sajuar, pra, midis fesė dhe kulturės (feja ortodokse dhe gjuha e kultura greke), nxori nė pah njė dallim tė rėndėsishėm midis grekėve dhe shqiptarėve. Ndryshimi qėndronte nė gjuhėn qė flisnin shqiptarėt, konstitucionin e tyre shpirtėror, atė mėvetėsi tė tyre qė quhet ndryshe dhe identiteti kombėtar ose shqiptarizmi. Ishte Naum Veqilharxhi ai qė arriti tė dallojė gjuhėn si elementi mė i veēantė, mė i qenėsishėm dhe mė funksional i shqiptarėve si kolektivitet kombėtar. Mbi kėtė bazė ai ideoi dhe punoi pėr tė lėvruar gjuhėn shqipe dhe pėr tė ngritur shkollat shqipe, pasi vetėm kėshtu mund t’i bėhej qėndresė helenizimit tė Shqipėrisė sė Jugut. Ishte kjo ndėrmarrje e rilindėsit Naum Veqilharxhi pėr gjuhėn shqipe, qė u ndoq nga shumė misionarė tė shumtė jashtė dhe brenda hapėsirės shqiptare…

NAUM VEQILHARXHI, JETA

Lindi nė Vithkuq tė Korēės, mė 17 dhjetor 1799. I ati, Panajoti, tregtar i shkathėt, i vendosur nė ishullin e Itakės, furnizonte me ushqime ushtrinė angleze, qė kishte pushtuar ishujt Jonianė nė vitin 1811. Ndoshta kėshtu mund tė shpjegohet qė tė tre djemtė e tij, Naumi, Theohari dhe Kostandini, kishin nėnshtetėsi britanike. Ka shumė tė ngjarė qė Naumi mėsimet fillore dhe tė mesmet t’i ketė kryer nė ishujt Jonianė, ku ka rėnė nė kontakt me lėvizjen patriotike shqiptare dhe me pėrpjekjet pėr shkrimin e shqipes. Mė pas, emigroi sė bashku me familjen nė Rumani. Nė vitin 1821, mori pjesė aktive nė kryengritjen kundėr robėrisė osmane, si njė nga drejtuesit e saj, sė bashku me shumė shqiptarė tė tjerė, tė cilėt shpresonin se, pas ēlirimit tė Rumanisė, do t’i vinte radha edhe atdheut tė tyre. Me thyerjen e kryengritjes, Naum Veqilharxhi mundi tė largohej nga Rumania. Ai shkoi nė Austri, ku ndoqi studimet e larta pėr drejtėsi. Nė Vjenė, hyri nė kontakt me bashkėsinė e shqiptarėve tė atjeshėm, e cila u bė pėr tė burim i rėndėsishėm informacioni pėr gjendjen ekonomike, politike, kulturore si edhe pėr sistemin arsimor nė mbarė Shqipėrinė. Nė vitin 1824, Naumi kthehet nė Rumani dhe vendoset pėrfundimisht nė portin lumor tė Brailės, ku ushtroi profesionin e avokatit. Tashmė i burrėruar, veēanėrisht nga pėrvoja e kryengritjes kundėrosmane, por edhe i shkolluar nė Perėndim, N. Veqilharxhit iu shuan iluzionet e ndezura nga “Filiqi Eteria” pėr kinse “barazinė e popujve tė Ballkanit tė ēliruar nga zgjedha turke”. Naum Veqilharxhi njohu bashkėpunimin e bojarėve vendės me feudalėt e huaj pushtues, ndjeu shovinizmin e Patrikanės si dhe djallėzinė e shefave eteristė. Pėr Naumin u bė e qartė se interesat e popullit tė vet nuk pėrkonin me ato tė grekėve dhe se do tė ishin vetė shqiptarėt qė do t’i mbronin ato, veēse kėtė radhė tė bashkuar dhe tė ditur. Fakti qė nė vitin 1824, po atė vit qė u kthye nė Rumani, do t’i kushtohej pėrpilimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, tregon qartė se ai tashmė kishte njė mendim tė kristalizuar pėr ēėshtjen kombėtare dhe rolin qė ai vetė do tė luante nė lėvizjen tonė kombėtare.

GJUHA JONĖ AMTARE SI MJET NGJIZĖS PĖR NACIONALIZMIN SHQIPTAR

Naum Veqilharxhi nuk kishte pėrgatitje tė veēantė linguistike, por falė intelektit, kulturės dhe pėrkushtimit tė jashtėzakonshėm pėr ēėshtjen kombėtare, dalloi se pika e ribashkimit tė shqiptarėve, thellėsisht tė ndarė nė atė periudhė historike, do tė ishte gjuha jonė amtare. Pėr Naum Veqilharxhin ishte e qartė se gjatė shekujve tė historisė tyre, shqiptarėt u rezistuan pushtimeve dhe ndikimeve asimiluese tė perandorive mė tė fuqishme tė kohės dhe ruajtėn identitetin e tyre si komb, kryesisht falė qėndrueshmėrisė sė gjuhės sė tyre. Naum Veqilharxhi kishte arritur nė pėrfundimin se njė popull nė robėri, qė tė dalė nė dritėn e lirisė, duhet, sė pari, tė ēlirojė gjuhėn e tij, ta lėvrojė atė dhe tė mblidhet rreth saj, ashtu si rreth flamurit kombėtar. Pėrcaktimet e tij pėr rėndėsinė e gjuhės shqipe do tė bėheshin gjithnjė e mė tė qarta dhe Naum Veqilharxhi do t’i shpaloste te “Qarkorja” nė tė cilėn shkruante : “Prapambetja e popullit lidhet, pėrveēse nga pushtimet e shumta tė huaja, nga hyrja e dogmave fetare, por kryesisht nga moslėvrimi i gjuhės sonė kombėtare dhe zėvendėsimi i saj me njė gjuhė tė huaj” (Qarkorja, 1846).Gjuha shqipe nė fillim tė shekullit XIX, as shkruhej, as lexohej, e as nuk mėsohej nė shkolla. Mbijetesa e saj, si e tillė, i ka rezistuar shekujve dhe kjo ka ngjallur interesimin e tė huajve. Sipas U. M. Lik, gjuha pėrbėn njė tipar sui generis pėr shqiptarėt dhe mbijetoi “…falė maleve dhe shpirtit tė banorėve tė tyre”. Gjuha shqipe, qė flitej nė disa dialekte pėrgjithėsisht tė ndėrkuptueshme, ishte mjaft e varfėr nė fjalė tė sferės diturore dhe e mbushur me huazime turke, greke, italiane dhe sllave. Nė ato kohė, te shqiptarėt dygjuhėsia ose shumėgjuhėsia ishte dukuri e zakonshme dhe ēdonjėra nga gjuhėt e pėrmendura mė sipėr pėrdorej nė situata tė veēanta edhe nė varėsi tė pozitės gjeografike e tė raporteve me popujt fqinjė. Shqipja ishte gjuha e zemrės, pėrdorej nė jetėn e pėrditshme, veēanėrisht nė shtėpi, turqishtja ishte gjuhė e administratės, ndėrsa italishtja dhe greqishtja ishin gjuhė tė tregtisė dhe tė veprimtarive tė tjera ekonomike. P.sh., gratė himarjote flisnin vetėm shqip, ndėrsa burrat e tyre, qė merreshin me tregti, flisnin edhe greqisht e italisht. I pėrgatitur teorikisht dhe i ndezur nga dashuria pėr kombin, Naum Veqilharxhi, duke pranuar tė gjitha pėrgjegjėsitė, nisi menjėherė punėn pėr pėrpilimin e alfabetit tė veēantė, duke vazhduar me qėrimin (pastrimin) dhe pasurimin e gjuhės shqipe, me gramatikėn, me afrimin e dy dialekteve dhe, sė fundmi, me hartimin e abetareve dhe materialeve tė tjera didaktike.

ALFABETI ME SHKRONJA TĖ VEĒANTA PĖR TĖ BASHKUAR SHQIPTARĖT

Si gjuhė kombėtare, gjuha shqipe duhej tė shkruhej me njė alfabet tė veēantė qė nuk do tė ishte as arab, as grek, as latin, as edhe cirilik. Vetė Naum Veqilharxhi do tė shkruante : “…kjo nuk fitohet ndryshe, veēse me shkronja tė posaēme kombėtare qė ishin filluar para meje, por pėr shkak tė pėrzierjes me tė huajt dhe intrigave tė ziliqarėve, tė gjitha mbetėn pa fryt”(Qarkorja,1846). Duket se fjala ėshtė pėr Theodor Haxhifilipin (Dhaskal Todhri, 1730-1805) nga Elbasani, “qė u pėrpoq pėr futjen e shqipes nė shėrbesat fetare dhe pėr mėsimin e saj nė shkollė. Ai krijoi gjithashtu nė Elbasan, por qė u pėrhap edhe nė Berat dhe Kavajė, njė traditė tė shkrimit tė shqipes me alfabetin e tij. Pėr ta penguar kėtė, kisha fanarjote shtiu njerėz dhe e vranė dhe mė pas i dogjėn shkrimet nė Elbasan nė 1827″ (Dh. S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe 1332-1850, Tiranė, 1965, f.136). Naum Veqilharxhi duhej tė kishte dijeni edhe pėr alfabetin e Jan Velarait (1771-1823), mjeku dhe miku i Ali pashė Tepelenės, qė ia dorėzoi kėtė alfabet F. Pukėvilit, i cili e depozitoi nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit, ku ndodhet edhe sot. Alfabeti i Naumit kishte 33 shkronja origjinale, qė u pėrshtateshin plotėsisht veēorive fonetike tė gjuhės shqipe. Kėto shkronja, pėr dekanin e albanologjisė, gjermanin J. G. Hahn, nuk ishin primitive dhe tė vrazhda, por tė punuara me estetikė dhe stil elegant (J. G. Hahn, Studime Shqiptare,1854, f. 292-293). Me kėtė alfabet, nė vitin 1844, Naumi botoi tė parėn abetare shqipe. Pas kėrkesave tė shumta qė pati, e ribotoi pas njė viti, mė 1845, tė plotėsuar dhe tė shoqėruar me njė parathėnie. Ai pėrgatiti gjithashtu njė gramatikė tė gjuhės shqipe, si dhe tekste mėsimore e dorėshkrime tė tjera, qė nuk u botuan ose u dogjėn pas botimit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė