Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 20:50   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Naum Veqiharxhi

PASTRIMI DHE PASURIMI I GJUHĖS SHQIPE

Naum Veqilharxhi ėshtė nismėtari pėr pastrimin e gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja dhe pasurimin e saj me fjalė tė gurrės popullore ose tė formuara rishtas. Duke vlerėsuar gjuhėn si faktor themelor tė mėvetėsisė kombėtare, ai vlerėsonte vetėm gjuhėn e popullit, pa fjalė tė huaja. Nė faqet e ėvetarėve tė Naumit, kanė parė dritėn e shtypit pėr herė tė parė fjalė si: fatkeq, fatkeqėsi, fatmir, fletore, lesim (lehtėsim), nismėtor, i paēmuar, detyrė, tė pambaruara, vendlermi (vendlindja) etj. Naumi gjithashtu krijoi njė varg termash gjuhėsore, si zėtore (zanore), e zėshme dhe e pazėshme. Ai pėrdori i pari: fjalė e huaj, gjuhė e huaj. “Ai gjen rastin t’u kėshillojė lexuesve tė tij toskė qė nė vend tė fjalėve tė huaja pishmanosem (tq) ose metanoi (gr), tė pėrdorin fjalėn penohem (pendohem), tė cilėn e konsideron fjalė gegėrisht dhe kjo fjalė nuk ėshtė i vetmi gegizėm nė veprėn e tij” (Emil Lafe, “Ndihmesa e Naum Veqilharxhit pėr terminologjinė gjuhėsore shqipe”, Studime filologjike 1986, nr. 4). Nė kėtė mėnyrė, duke kėrkuar afrimin e dy dialekteve kryesorė tė shqipes, ai promovon idenė e njėsimit tė saj. Naumi, i ndėrgjegjshėm se pastrimi dhe pasurimi i gjuhės sonė ėshtė njė proces pa fund, u drejtohej djemve tė rinj shqiptarė: “Do tė mundohi e do tė vihi jo vetėm ta qėroni, por dhe sa tė mundni ta shtoni.” (Parathėnia e Ėvetarit, 1845). Dhe, nė fakt, ėshtė kryer njė punė e gjithanshme sistematike dhe me afat tė gjatė pėr pastrimin dhe pasurimin e gjuhės shqipe, qė sigurisht duhet tė vazhdojė pa reshtur.

“ABETARJA E ABETAREVE”

Ėvetaret(ėve-shkronjė) e Naum Veqilharxhit njihen si tė parat abetare tė gjuhės shqipe. Me to merr udhė historia e abetareve nė gjuhėn tonė amtare. Pėrpara tij ishte dr. Vangjel Meksi, qė shqipėroi dhe pėrshtati nė trajtė tekstesh pėr nxėnėsit shqiptarė librat e shkrimtarit francez Flėri (Fleury,1640-1723): Doke tė tė krishterėve dhe Doke tė izraelitėve, pėr t’u pėrdorur nė shkollat fillore. Veēse, abetaret e Veqilharxhit, jo vetėm janė tė parat nė vargun e abetareve tė gjuhės shqipe, por ato zgjuan vetėdijen e shqiptarėve si komb mė vete dhe dėshirėn pėr tė jetuar nė liri. “Ėvetari i Naumit ėshtė abetarja e njėsisė kombėtare, abetarja qė na mėson se gjithė ai popull qė flet gjuhėn shqipe, ėshtė popull shqiptar, njė dhe i pandarė, se ai vend ku jeton ky popull ėshtė vendlermi (atdheu) i shqiptarėve, Shqipėria njė dhe e pandarė” (Emil Lafe, “Abetarja e abetareve”, Revista letrare, 1999, nr. 10, f. 31). Ato ishin lajmėtaret e para tė arsimit kombėtar shqiptar dhe nxitėn qytetarėt e Korēės “qė tė hapin njė fushatė ndihmash pėr tė ngritur njė tipografi edhe shkolla, nė mėnyrė qė mėsimi tė shtrihet nė gjithė atdheun tonė dhe nė gjithė kombin tonė” (Letra e korēarėve dėrguar N. Veqilharxhit, 1845).
Kėtė ngjarje tė rėndėsishėm tė kulturės dhe arsimit shqiptar e pėrshėndeti miku i madh i shqiptarėve, albanologu J. G. fon Hahn dhe Jeronim De Rada, tė cilit Veqilharxhi i dėrgoi disa kopje tė ėvetarit. Arbėreshi tjetėr i njohur Vinēenc Dorsa, u bėri jehonė alfabetit dhe librave tė Naum Veqilharxhit njė vit pas botimit tė tyre, nė vitin 1847 (M. Domi, “Mbi jehonėn e botimit tė Abetarit shqip dhe tė veprimtarisė sė Naum Veqilharxhit nė shtypin rumun tė kohės (Me rastin e 130-vjetorit tė botimit tė Abetarit)”, Studime filologjike, 1976, nr. 4, f. 120).
Pėrkrahje tė jashtėzakonshme Naum Veqilharxhi pati nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės rumune dhe bullgare, tė cilėt shkruan artikuj tė shumtė, me ngrohtėsi pėr popullin shqiptar dhe pėr veprėn e Naum Veqilharxhit, duke theksuar se: “Pėrpjekjet e Naumit mund tė konsiderohen si njė simbol kombėsie rreth tė cilit mund tė mblidhen tė gjitha pjesėt e shpėrndara prej aq shekujsh” (Radulesku, Mbi shqiptarėt, Bukuresht, 1846, cituar nga M. Domi, “Mbi jehonėn e botimit….”, f. 123). “Qarqet shkencore gjermane treguan menjėherė interes pėr abetaret qė Naum Veqilharxhi botoi nė vitet 1844 dhe 1845” (Dh. S. Shuteriqi, “Naum Veqilharxhi”, Gjurmime Letrare, 1974, f. 229). Nė veprėn Historia e popullit shqiptar, II, f. 99 ėshtė shkruar: “Me alfabetin e ri qė sajoi qysh nė vitet ‘20, ai kishte hartuar disa tekste, tė cilat, siē duket, pėr vėshtirėsi teknike e mungesė mjetesh mbetėn pėr dy dhjetėvjeēarė tė pabotuara.” Nė tė vėrtetė, Naum Veqilharxhi, pasi pėrfundoi dorėshkrimin e materialeve tė plota didaktike pėr shkollat fillore nė gjuhėn tonė amtare, duhej tė kapėrcente dy pengesa tė vėshtira. Sė pari, duhej tė siguronte burimet financiare pėr derdhjen e shkronjave tė tij origjinale, si dhe njė shtypshkronjė me teknologjinė e duhur. Sė dyti, dhe mė e vėshtira, projekti i tij nuk do tė realizohej pa fermanin e Sulltanit, qė do tė mundėsonte futjen e librave shqip dhe, pėr mė tepėr, hapjen e shkollave nė Shqipėri, tė cilat pengoheshin prej shekujsh nga njė marrėveshje ndėrmjet Portės sė Lartė dhe Patrikanės. Nė veprėn Historia e popullit shqiptar pranohen vėshtirėsitė qė hasi Naum Veqilharxhi pėr tė zbatuar projektin e tij, por anashkalohen faktorėt qė bėnė tė mundur arritjen e abetareve nė Shqipėri dhe hapjen e shkollave shqipe nė vitin 1844 nė Korēė, Kolonjė, Pėrmet, Berat e rrethinat. Ato shkolla duhen njohur, pėrkujtuar dhe nderuar si shkollat e para nė Shqipėri ku mėsohej shqipja me kompletin e plotė tė materialeve pedagogjike. Historiografia shqiptare vazhdon tė mos e nxjerrė nė dritėn e diellit faktin se mrekullia e hapjes sė shkollave nė gjuhėn shqipe, ku nxėnėsit shqiptarė mėsuan gjuhėn e vet amtare dhe e shkruan atė me alfabetin e veēantė tė Naum Veqilharxhit, u realizua edhe falė patriotizmit, gatishmėrisė dhe mjeteve financiare tė bamirėsit shqiptar Vangjel Zhapa.

VANGJEL ZHAPA, BASHKĖPUNĖTORI I VLEFSHĖM I NAUMIT

Nuk dihet data e saktė e njohjes sė Naum Veqilharxhit me Vangjel Zhapėn, veēse me siguri ka qenė fillimi i viteve ‘40 tė shek. XIX. Nė librin Fjala shqipe, Tiranė, 1961, Skėnder Petro Luarasi (1900-1982), publicist, vazhdues i traditės sė Fan Nolit pėr pėrkthimin e veprave klasike tė letėrsisė botėrore, veprimtar i arsimit dhe i shkollės shqipe, ka shkruar: “Vangjel Zhapa, bashkėpunėtori i Naum Veqilharxhit, e la pasurinė pėr edukimin e popullit tė tij shqiptar, por qė Patrikana diti t’ia zhvatė pėr interesat e saj satanike”. Kurse vetė Vangjel Zhapa ka shkruar nė gazetėn Pellazgu se “jo para shumė kohėsh diskutuam me javė tė tėra me Naum Veqilharxhin nė lidhje me ēėshtjen e alfabetit tė shqipes” (Aleks Buda, “Tė dhėna mbi lėvizjen kombėtare shqiptare nė vitet 1859-1861”, Studime historike, 1965, nr. 2, f. 63). Naum Veqilharxhi me Vangjel Zhapėn duhet tė jenė njohur dhe tė kenė diskutuar mbi alfabetin e veēantė tė gjuhės shqipe para se tė botoheshin abetaret, domethėnė para vitit 1844. Nė kėtė periudhė, Vangjel Zhapa ka qenė njė ndėr pasanikėt mė tė mėdhenj tė Rumanisė pėr t’u bėrė pas 10-15 vjetėsh, pasaniku mė i madh nė Europėn lindore. Nė fillim tė viteve ‘40 tė shekullit XIX, Naum Veqilharxhi kishte pėrfunduar prej kohėsh pėrpilimin e alfabetit dhe hartimin e abetareve, tė gramatikės sė gjuhės shqipe dhe tė materialeve tė tjera didaktike. Por, ai nuk kishte pasur mundėsi t’i botonte ato dhe mė pas t’i dėrgonte nė Shqipėri. Takimi me Vangjel Zhapėn ishte pėr tė takimi me njeriun e duhur pėr zbatimin e projektit tė tij. Naum Veqilharxhi dhe Vangjel Zhapa, krenarė pėr rrėnjėt e tyre shqiptare, pjesėmarrės nė kryengritjet antiturke tė vitit 1821 dhe thellėsisht tė zhgėnjyer nga Filiqi Eteria dhe udhėheqėsit e saj, nuk u takuan rastėsisht nė emigracion. Rasti ndihmon vetėm mendjet e pėrgatitura dhe shpirtrat e ndezur pėr njė qėllim tė madh. Ata kėrkuan dhe gjetėn njėri-tjetrin. Bashkėpunimi i tyre do tė ishte sintezė e qėllimeve dhe e idealeve tė pėrbashkėta. Detyrat e Vangjel Zhapės tashmė ishin tė pėrcaktuara. Ato qartėsohen plotėsisht nga dokumentet e paraqitura mė poshtė, tė cilat as qė pėrmenden nė veprėn Historia e popullit shqiptar, tė botuar nga Akademia e Shkencave.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė