Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-07, 09:49   #15
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tradhtimi dhe arrestimi i Jezusit


Ndėrsa ai ende po fliste, ja, ia behu njė turmė. Nė krye tė saj ishte ai qė quhet Judė - njėri prej tė Dymbėdhjetėve. Ai iu afrua Jezusit pėr ta puthur.

Jezusi i tha:

"O Judė, a me tė puthur po e tradhton Birin e njeriut?"

Ata qė ishin pėrreth tij, duke parė ēka po ndodhte, thanė:

"Zotėri, a t’u biem me shpatė?"

Dhe njėri prej tyre i ra shėrbėtorit tė kryepriftit e ia preu veshin e djathtė, Jezusi tha:

"Zini vend! Mjaft!" - dhe ia preku veshin e ia shėroi.

Atėherė Jezusi u tha atyre qė kishin ardhur kundėr tij, kryepriftėrinjve e krerėve tė rojės sė Tempullit dhe pleqve:

"Erdhėt, si tė isha unė cub, me shpata e shkopinj! Pėrditė isha nė Tempull me ju e nuk ēuat dorė mbi mua. Porse kjo ėshtė ora juaj dhe pushteti i territ."


Pjetri i bie mohit


E kapėn, pra, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit. Pjetri e ndiqte pėr sė largu. Ata ndezėn zjarr nė mes tė oborrit dhe u ulėn rreth tij. Ndėr ta u ul edhe Pjetri.

Kur njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi mirė dhe tha:

"Edhe ky ishte me tė!"

Ai i ra mohit:

"Nuk e njoh, moj fisnike!"

Pak mė vonė e vuri re njė tjetėr e tha:

"Edhe ti je prej tyre!"

"Nuk jam, o njeri!" - iu pėrgjigj Pjetri.

Dhe pas, diku pas njė ore, njė tjetėr tha:

"Me tė vėrtetė edhe ky ishte me tė! Sepse ėshtė edhe galileas!"

Pjetri u pėrgjigj:

" S’di ē’po thua, o burrė!"

Dhe tamam atėherė, ndėrsa ende po fliste - kėndoi gjeli. Zotėria u kthye dhe ia lėshoi sytė Pjetrit. Pjetrit i ra ndėr mend fjala e Zotėrisė qė ia pati thėnė: ‘Para se sot tė kėndojė gjeli, tri herė do tė mė mohosh!’

Doli pėrjashta dhe qau thekshėm.


Jezusin e pėrqeshin dhe e rrahin

Njerėzit qė e ruanin Jezusin e pėrqeshnin dhe e rrihnin, ia mbulonin fytyrėn dhe i thoshin "Dėftohu profet - gjeje kush tė ra!" I thoshin edhe shumė tė shara tė tjera.


Jezusi para Kėshillit tė Lartė


Kur zbardhi drita u mblodhėn krerėt e popullit, kryepriftėrinjtė e skribėt, e ēuan Jezusin nė Kėshillin e Lartė tė vetin dhe i thanė:

"Nėse ti je Mesia, na thuaj!"

Ai u pėrgjigj:

"Nėse ju them, s’do tė mė besoni; nėse ju pyes, nuk do tė mė pėrgjigjeni. Por pas kėtij momenti, Biri i njeriut do tė rrijė nė tė djathtėn e Hyjit tė gjithėpushtetshėm."

Atėherė i thanė tė gjithė:

"Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!"

Ai u pėrgjigj:

"Ju thoni tė vėrtetėn! Unė jam!"

Atėherė ata thanė:

"Ē’ dėshmi tjetėr na duhet? Ne vetė e dėgjuam prej gojės sė tij!"


Jezusi para Pilatit


Atėherė u ngritėn tė gjithė sė bashku, e ēuan te Pilati dhe zunė ta padisin:

"Kėtė njeri e zumė duke nxitur tonė nė kryengritje, ndalon t’i jepet Cezarit tatimi e pėr vete thotė se ėshtė Mesia - Mbret."

Pilati e pyeti:

"A je ti mbreti i judenjve?"

Ai iu pėrgjigj:

"Ti po thua!"

Pilati u tha atėherė kryepriftėrinjve dhe vegjėlisė:

"Kurrfarė faji s’po gjej nė kėtė njeri."

Por ata ngulnin kėmbė duke thėnė:

"Ky po ēon nė kryengritje duke mėsuar nė mbarė Judenė, qė prejGalilesė, ku ia filloi e deri kėtu."


Jezusi para Herodit


Nė kėto fjalė Pilati pyeti a mos ėshtė ky njeri galileas. Kur e mori vesh se ėshtė nėn pushtetin e Herodit, e dėrgoi te Herodi qė, ndėr ato ditė, gjendej edhe ai nė Jerusalem.

Herodi u gėzua fort kur e pa Jezusin. Kaherė kishte pasur dėshirė ta shihte, sepse kishte dėgjuar shumė pėr tė dhe shpresonte se do tė shihte ndonjė mrekulli tė tijėn. I bėri shumė pyetje, porse Jezusi s’iu pėrgjigj fare. Aty ishin edhe krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, tė cilėt e paditnin me kėmbėngulje. Herodi, bashkė me ushtarėt e vet e pėrbuzi Jezusin dhe e vuri nė lojė: e veshi me petk tė bardhė dhe ia ktheu Pilatit. Po atė ditė Herodi e Pilati u bėnė miq: mė parė ishin armiq.


Jezusi i gjykuar pėr vdekje


Pilati grishi nė mbledhje krerėt e priftė- rinjve, anėtarėt e Kėshillit tė lartė dhe dhe u tha:

"Kėtė njeri e sollėt para meje duke e paditur se po nxit nė kryengritje, dhe, ja, unė e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarė faji, pėr tė cilin ju e paditni. Por, as Herodi, pasi e ktheu prapė tek ne. Ja, pra, ai s’ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen. Prandaj, do ta ndėshkoj e pastaj do ta lėshoj."

Por ata zunė tė bėrtasin njėzėri:

"Kėtė vritie e na liro Barabėn!"

Baraba ishte i burgosur pėr shkak tė njė kryengritjeje e pėr vrasje. Pilati foli prapė, sepse dėshironte ta lirojė Jezusin. Por ata bėrtitnin:

"Kryqėzoje! Kryqėzoje!"

Ai u tha tė tretėn herė:

"Po ē’tė keqe ka bėrė? Unė nuk gjeta nė tė faj qė meriton vdekjen. Do ta ndėshkoj, pra, dhe do ta lėshoj."

Porse ata me britma tė mėdha e me kėmbėngulje kėrkonin ta kryqėzojė: britmat e tyre bėheshin pėrherė e mė tė mėdha.

Atėherė Pilati vendosi tė bėhej ashtu si kėrkonin ata. Ua lėshoi atė qė u burgos pėr kryengritje e vrasje - atė qė kėrkuan - kurse Jezusin ua dorėzoi vullnetit tė tyre.


Kryqėzimi i Jezusit


Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit.

Pas tij shkonte njė shumicė e madhe njerėzish e disa gra qė e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u kthye kah ato dhe tha:

"Bijat e Jerusalemit! Mos mė qani mua, por qani veten e fėmijėt tuaj! Sepse, ja, po vjen koha, kur do tė thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato qė s’lindėn kurrė e qė nuk patėn kujt t’i japin gji!’ Atėherė do tė fillojnė

‘t’u thonė maleve: bini mbi ne!

e kodrave: na mbuloni!’

Sepse, nėse veprohet kėshtu me drunė e njomė, ēka do tė ndodhė me tė thatėn?"

I sollėn edhe dy tė tjerė - keqbėrės pėr t’i vrarė bashkė me tė.

Kur arritėn nė vendin qė quhet ‘Kafkė’, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė djathtė e tjetrin nė tė majtė.

E Jezusi lutej:

"Fali, o Atė, se nuk dinė ē’ bėjnė!"

E ‘pėr t’i ndarė petkat e tij hodhėn short’.

Populli rrinte aty e ‘kundronte’. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė e ‘pėrqeshnin’ duke thėnė:

"Tė tjerėt i shpėtoi, le ta shpėtojė vetveten, nėse ėshtė Mesia i Hyjit -‘I zgjedhuri’!"

Edhe ushtarėt e vinin nė lojė. Iu afruan pėr t’i dhėnė uthull dhe i thanė: "Nėse je ti mbreti i judenjve, shpėto vetveten!"

Mbi tė ishte edhe mbishkrimi: "Ky ėshtė mbreti i judenjve."

Njėri nga kriminelėt e kryqėzuar e fyente:

"Po a nuk je ti Mesia?! Shpėto veten edhe ne!"

Por ai tjetri e qortoi shokun:

"As ti nuk e druan Hyjin qė po vuan tė njėjtin dėnim si ai? Sa pėr ne kjo ėshtė drejtėsi: po marrim ndėshkimin e merituar pėr veprat tona! Por ky - ky s’bėri asnjė tė keqe!"

Dhe tha:

"Tė tė bjerė ndėr mend pėr mua, o Jezus, kur tė arrish nė Mbretėrinė tėnde!"

E Jezusi i tha:

"Pėr tė vėrtetė po tė them: sot do tė jesh me mua nė parajsė."


Vdekja e Jezusit


Ishte rreth orės gjashtė e terri e mbėshtolli mbarė tokėn deri nė orėn nėntė. Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda pėrmes.

Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha:

"O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!"

Si tha kėto, dha shpirt.

Centurioni, kur pa ē’ ndodhi, zuri tė lėvdojė Hyjin dhe tha: "Ky njeri ishte me tė vėrtetė i drejtė!"

Po edhe tė gjithė njerėzit, qė u grumbulluan pėr tė parė ngjarjen, kur panė se ē’ ndodhi, u kthyen duke rrahur kraharorin.

Tė gjithė miqtė e tij rrinin larg, po ashtu edhe gratė, qė e kishin pėrcjellė prej Galilesė, dhe po vėrenin.


Varrimi i Jezusit


Atėherė erdhi njė njeri qė quhet Jozef. Ky ishte anėtar i Kėshillit [dhe] burrė i mirė dhe i drejtė. Ky nuk e miratoi vendimin as veprimin e tyre. Ishte prej Arimateje, qytet i Judesė, dhe priste Mbretėrinė e Hyjit. Shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit.

Pasi e uli prej kryqit, e mbėshtolli nė pėlhurė, e vuri nė varr tė gdhendur nė gur, ku ende askush s’ishte varrosur.

Ishte dita e Pėrgatitjes, e po afrohej e shtuna. E pėrcollėn edhe gratė qė erdhėn me Jezusin prej Galilesė; e panė varrin dhe si u vu trupi i Jezusit. Pastaj u kthyen dhe pėrgatitėn erėra tė mira dhe vajra tė erėndshėm.

__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė