Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-08, 16:31   #8
Rizuana
 
Avatari i Rizuana
 
Anėtarėsuar: 01-07-08
Postime: 833
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Cka duhet te dini gjate shtatzenise?

Java e njėzetetetė

Tani fėmija juaj merr frymė sikurse qė merr frymė edhe pas lindjes, vetėm se tash thith dhe nxjerr lėngun amniotik.
Gjatėsia e bebės ėshtė 37 cm dhe pesha 900 gram.

Java e njėzetenėntė

Nė ultrazė fetusit i shihen tė gjitha detalet e secilit organ. Nė kokė i rriten flokėt. Gjatėsia e fetusit ėshtė 38 cm dhe pesha 1000 gram.
Pėr nėnat: Trupi juaj e merr njė formė interesante nė mėnyrė qė tė shfrytėzojė edhe pak hapėsirė pėr rritje tė bebės suaj. Kur organet e juaja qė gjenden nė zgavrėn e abdomenit ngriten mbi nivelin e diafragmės, kafazi juaj i krahėrorit do tė zgjerohet pėr disa centimetra dhe nė kėtė mėnyrė mushkėrive iu sigurohet hapėsirė mė e madhe. Mushkėritė e juaja punojnė nė mėnyrė efikase dhe nxjerrin sasi mė tė mėdha tė ajrit nė krahasim me kohėn para shtatzėnisė. Ēdo atlet do ta vėrejė kėtė.

Java e tridhjetė

Nė kėtė javė i rritet sasia e indit yndyror nėnlėkuror. Beba i hap sytė dhe e shikon mitrėn dhe nė kėtė mėnyrė i ushtron muskujt me tė cilėt mė vonė do tė ketė mundėsi tė fiksojė fotografitė.
Gjatėsia e bebės tani ėshtė 39 cm dhe pesha 1100 gram.
Pėr nėnat: Problemet me fjetje rriten gjithnjė e mė shumė. Ju pengon barku, nė shpinė nuk mund tė shtriheni dhe jeni e shqetėsuar. Pėr kėtė arsye, kur keni mundėsi qė tė fleni shfrytėzojeni rastin!

Java e tridhjetenjėtė

Organet janė tėrėsisht tė formuara pėrveē mushkėrive sepse ende nuk janė tė hapura tėrėsisht alveolat qė ajri tė mund tė hyjė lirisht nė to.
Gjatėsia e bebės ėshtė 40 cm dhe pesha 1400 gram.
Pėr nėnat: Nė javėt e fundit beba liron rreth 0,5 l urinė nė ditė nė lėngun amniotik dhe e thith pak, mė pak se kėtė sasi gjatė ditės. Ndoshta, kjo ju duket jo e kėndshme por jashtėqitja e bebės ėshtė sterile. Sasia e madhe e lėngut amniotik tregon se beba nuk po e gėlltit atė mjaft dhe pėr kėtė arsye mund tė lajmėrohen probleme shumė serioze.
Mund tė lajmėrohen edhe kontraksionet e mitrės.

Java e tridhjetedytė

Lėkura e bebės e ndėrron ngjyrėn nga e kuqja e mbyllėt nė ngjyrė trėndafili. Beba e merr njė pozitė tė caktuar nė mitėr e cila nuk do tė thotė se ėshtė pėrfundimtare. Gjatėsia e bebės ėshtė 40,5 cm dhe pesha 1600 gram.
Pėr nėnat: Mitra ėshtė rritur mjaft shumė dhe e zė vendin mė tė madh tė zgavrės sė barkut. Edemat (tė ajurat) nė duar dhe nė kėmbė janė normale. Nėse lajmėrohen nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe nė fytyrė menjėherė vizitoni mjekun!

Java e tridhjetetretė

Mbėshtjellėsi i barkut tė fetusit, i cili e mbulon lėkurėn, bėhet mė i trashė. Thonjtė nė tė gjithė gishtėrinjtė rriten. Tani beba merr pozitėn pėrfundimtare me kokė tė kthyer nga hapja e qafės sė mitrės. Gjatėsia e bebės tani ėshtė 41.5 cm dhe pesha 1800 gram.
Pėr nėnat: Nė kėrthizė ndodhin disa ndryshime: Kur beba me shpinė mbėshtetet nė tė ajo do tė del jashtė, kurse kur largohet ajo do tė kthehet nė vendin e vet.

Java e tridhjetekatėrt

Edhe pse mushkėritė janė tėrėsisht tė formuara nuk ėshtė e sigurt se beba nuk do tė ketė problem me frymėmarrje. Gjatėsia e bebės ėshtė 43 cm dhe pesha 2300 gram.

Java e tridhjetepestė

Do tė zvogėlohet sasia e lėngut amniotik. Mitra do tė zgjatet pėrkohėsisht. Beba ndonjėherė lėviz.
Gjatėsia e bebės ėshtė 44.5 cm dhe pesha 2300 gram.

Java e tridhjetegjashtė

Nėse lind tani beba ka gjasa tė jetoj nė 100% tė rasteve. Gjatėsia ėshtė 46 cm dhe pesha 2500 gram.
Pėr nėnat: Ka mundėsi qė koka e bebės tė lėshohet poshtė, por ka mundėsi qė kjo tė ndodh pak para lindjes. Nėse kjo ndodh ju mund tė merrni frymė mė lehtė sepse ėshtė zvogėluar presioni nė zgavrėn e barkut dhe mushkėritė mund tė lėvizin lirshėm.

Java e tridhjeteshtatė

Beba juaj i humb qimet me tė cilat ka qenė e mbėshtjellur nė tėrė trupin pėrveē nė krahė, nė duar dhe nė kėmbė. Beba tani prodhon vet hormone. Mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė kortizoni i cili ndihmon nė pjekjen pėrfundimtare tė mushkėrive. Gjatėsia e bebės tani ėshtė 47 cm dhe pesha 2750 gram.

Java e tridhjetetetė

Beba ėshtė e gatshmė pėr lindje. Zorrėt i ka tė mbushura me mekon e cila ka ngjyrė tė gjelbėrt tė mbyllėt dhe ėshtė jashtėqitja e parė qė do ta nxjerrė beba juaj. Kjo pėrmbajtje shkakton lėvizje tė zorrėve dhe kjo lėvizje e zorrėve mund tė nxjerrė jashtėqitjen gjatė kohės sė lindjes, por kjo ndodh zakonisht pas lindjes. Te meshkujt testiset janė tė lėshuara nė skrotum (qese). Gjatėsia e bebės ėshtė 48 cm dhe pesha 3000 gram.
Pėr nėnat: Problemet me jashtėqitje rriten. Hani pemė tė ziera dhe kivi!

Java e tridhjetenėntė

Organet e bebės punojnė ashtu siē punojnė edhe pas lindjes.
Gjatėsia e bebės ėshtė 49 cm dhe pesha 3200 gram.

Java e dyzetė

Beba ka marrė pozitėn mė tė pėrshtatshme pėr daljen jashtė. Trupin e ka tė pėrkulur.
Gjatėsia e bebės ėshtė 50 cm dhe pesha 3500-4000 gram.

Pėr nėnat: Urime! Ēdo moment pritet tė shkoni pėr lindje, tė gjitha mundimet pėr pak ēaste pėrfundojnė dhe do t'i kujtoni vetėm momentet e mira.
__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė