Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-11, 12:35   #26
Idealist
 
Avatari i Idealist
 
Anėtarėsuar: 19-07-11
Vendndodhja: Eshte e rendesishme te dihet jo cmimi, por vlera, pra jetoj ne atdheun tim...
Postime: 156
Idealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Tė ngjitesh, tė zbresėsh …

nga Edmond Tupja

Kėto ditėt e fundit, falė “pa paracėve” – tė improvizuar apo tė lajmėruar, pak ose gati pak rėndėsi ka -, zoti kryeministėr u filmua tek notonte nė ujėrat e Jonit, nė Dhėrmi, pikėrisht atje ku, me sa duket, i ėshtė bėrė zakon t’i kalojė pushimet e verės me familjen e vet.

(Kėtu ka fituar pikė, pėr besė, sepse edhe politikanėt e tjerė shqiptarė, qofshin nė pushtet apo nė opozitė, do tė bėnin mirė tė ndiqnin shembullin e tij, nė mėnyrė qė tė ardhurat e shqiptarėve tė shpenzoheshin nė vendin e tyre). Ngjarje kjo e zakonshme, por qė, nga vetė pozita e personazhit, u kthye nė eveniment apo event, siē thuhet e shkruhet sot, kėshtu qė mediat nuk munguan ta komentojnė. Mėsova, me kėtė rast, se zoti kryeministėr paska thyer rekordin e vet tė vjetshėm tė qėndrimit nė ujė pa dalė nė breg, madje pa e takuar rėrėn nė fund tė detit as me gishtin e vogėl tė kėmbės. E kam zili zotin kryeministėr pėr kėtė rekord. Pėrse? Thjesht sepse, ndonėse i shenjės sė Peshqve, kam fobinė e thellėsive dhe notoj ose rri nė ujė, por vetėm me kusht qė ta di qė mund ta prek me kėmbė, sa herė tė dua, rėrėn nė fund tė detit, pėrndryshe bllokohem nga frymėmarrja. Pėrveē kėsaj gare nė ujė me vetveten, zoti kryeministėr u shpreh se i pėlqen edhe ngjitja, sigurisht majė malesh. Kėtu, edhe unė nuk jam keq, mė pėlqen shumė tė ngjitem, por vetėm se kam njė problem kur arrij nė majė tė njė lartėsie: po tė gjendem buzė ndonjė humnere apo gremine tė thellė, nisin e mė merren mendtė. Vazhdimi i kėtij problemi ėshtė se tė zbriturit e kam shumė tė vėshtirė. Ajo ēka mė bėn tejet kureshtar nė kėtė pikė, po tė guxoj tė krahasohem me zotin kryeministėr, ėshtė se nuk e di ē’marrėdhėnie ka ai me zbritjen nga lartėsitė marramendėse; thėnė ndryshe, a i pėlqen tė zbresė nė humnera po aq sa i pėlqen tė kacavirret majė shkėmbinjsh e malesh madhėshtore nė dukje tė pakapėrcyeshme? Kur e pashė zotin kryeministėr tė notonte apo tė pluskonte nė ujė me aq siguri, m’u kujtua shprehja “si peshku nė ujė” dhe e pata mirėfilli zili, por as nuk mė vajti mendja ta sfidoja atė nė kėtė lloj veprimtarie. Kur e dėgjova tė shprehej se i pėlqente tė ngjitej maleve, u bėra gati t’i shkruaja apo t’i telefonoja pėr t’i thėnė se mund ta sfidoja me ngjitje nė lartėsi, por u ndėrgjegjėsova se kjo ishte e pamundur ngaqė nuk ka lartėsi pa humnera dhe humnerat, siē sapo e pėrmenda, mua mė tmerrojnė, madje mė shumė nė realitet sesa nė ėndėrr (aq mė tepėr qė fjala “humnerė” vjen nga shprehja “humb nė erė”, ndėrsa fjala “greminė” pėrmban fjalėn “minė”, pra, qė “tė hedh nė erė”). Shkurt hesapi e muhabeti, siē thonė tė vjetrit, mė duket gati e pamundur ta sfidoj zotin kryeministėr nė veprimtaritė e tij sportive qoftė nė ujė apo nė ajėr lartėsish. Gjithsesi, me humorin e tij tė paparashikueshėm, por tė qetė, ai mund tė ma kthejė duke mė thėnė: “Edmond, kur nuk je i sigurt pėr gara tė tilla, mė e mira ėshtė tė mos marrėsh pjesė nė to”. Pėrgjigje kjo e menēur, sepse tė njėjtėn kėshillė do t’i jepja edhe unė sikur atij t’i shkrepej tė mė sfidonte, pėr shembull, nė fushėn e letėrsisė erotike, ku, me sa thonė e shkruajnė (i kėrkoj ndjesė lexuesit pėr mungesėn e modestisė), nuk jam fort keq. Pėr ta mbyllur kėtu kėtė pėrsiatje tė shkurtėr, por jo pa domethėnie, kam pėrshtypjen qė para se tė ndėrmarrėsh njė ngjitje (nė majė tė lisit, tė ēatisė apo tė malit) duke tė jesh i sigurt qė, me tė arritur nė majė, do tė mund jo vetėm tė qėndrosh atje, por edhe tė zbresėsh kur kjo bėhet e domosdoshme, e pashmangshme. Kjo ėshtė, nė fund tė fundit, dialektika e ngjitje-zbritjes. Nė lis, ēati apo mal. Nė pushtet gjithashtu. Sidomos. Dhe kėtė zoti kryeministėr e di: tetė vjet nė opozitė ia mėsuan mirė, besoj. Tani u takon zengjinėve tė rinj (pozitė e opozitė shkartisur) ta mėsojnė ose ta rimėsojnė. Qė tė mos humbin nė erė.
__________________
Po qe se mes individėve tė njė kombi vjen puna qė dredhia, rrena dhe mashtrimi tė quhen zgjuarėsi, do tė thotė se atė komb e ka zėnė njė sėmundje, tashmė, e pashėrueshme.
Idealist Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė