Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 00:45   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndėrkombetare ndahen ne:
1. Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se D.Ndk... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vertetohen, perkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit pergjithshem… Ato jane te paafatizuara dhe prodhojne efekte shpeshehre edhe per palet qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tire.
2. Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve… Ato jane te kufizuara ne pikepamje kohore dhe konsumohen me plotesimin e obligimeve reciproke te paleve kontraktuese .


b). Zakonet Nderkombetare. - dikur e D.Ndk ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje.
Mirepo zakonet nderkombetare kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates nderkombetare te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.
Element qenesor per ekzistimin e zakonit jane:

1.Praktika e pergjithshme e shteteve
2
. Vetedija e subjekteve qe duke vepruar ne nje menyre te caktuar, veprojne ne pajtim me rregullat zakonore.


Zakonin nderkombetar e bejne : PRECEDENTET ( perseritja e shpeshte) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetedija mbi detyrimin per t’u sjelle ne nje menyre te caktuar).

c) .Parimet e pergjithshme juridike te pranuara nga kombet e qyteteruara- paraqesin rregullat qe jane zbatuar ne te drejten e brendshme te shtetit dhe jane parime fundamentale te drejtesise, te pranuara nga vetedija juridike e pergjithshme.
Ketu hyjne:
  • Parimi mbi ceshtjen e gjykuar
  • Parimi se askush nuk mund te perfitoje nga faji i vet
  • Parimi i ndalimit te keqperdorimit te se drejtes
  • Parimi i pergjegjesise qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe eshte fituar nga pasurimi i pabaze
  • Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjeterkend
  • Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i vecante derogon te pergjithshmin)
  • Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjeter) etj…
Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytezojne parimet e pergjithshme juridike si burim i pashterrshem.
d) .Vendimet Gjyqesore dhe Doktrina – jane mjete ndihmese te cilat sherbejne qe te konstatojne rreg.juridike Roli gjykatave- nuk eshte per te krijuar te drejten , por per ta zbatuar ne raste te caktuara…precedentet – nuk i japin fuqi rregullave, mirepo gjithashtu nuk mund te mohohet se ne rezonin dhe ne marrjen e vendimit nga ana e gjyqtarit – puna e gjyqtareve te meparshem edhe nese nuk kane peshevendimtare, megjithate kane njefare peshe , ndikimi… Doktrina- roli i autoreve te shquar nuk ka qene te krijojne te drejten e as te tregojne se cfare duhet te jete ajo. Por, vetem te tregojne ose te vertetojne se cfare eshte ne realitet e drejta.
KODIFIKIMI – D- NDK – me kodifikim nenkuptojme sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te perbashketa… Disa autore procesin e kodifikimit e kane konsideruar static dhe pengese per zhvillimin e se D- NDK…Sipas tire, e D.Ndk e pakodifikuar eshte dinamike, sepse shume me leht absorbon rregullat progesive.
Kodifikimi i pergjithshem it ere se D.Ndk nuk eshte bere sepse eshte e sigurt se te gjitha shtetet ne asnje menyre nuk do te merreshin vesh per te gjitha ceshtjet …Nga ana tjeter jane kodifikuar pjese te vecanta te D.Ndk, si psh: D- Detit (1958), D-Diplomatike (1961), D-Traktateve(1969), D- Konsullore (1963)
Bashkesia nderkombetare nuk ka pasur ndonje organ qendror per kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit nje organi te tille. Keshtu, aftesia per kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bejne kete ne konferenca ose kongrese nderkombetare.
SHTETI - Autoret e se drejtes nderkombetare e perkufizojne shtetin si: “Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me te rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjere” ose
“Si bashkesi qe ne nje hapesire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk eshte e nenshtruar nga asnje organizate tjeter”.

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) percakton se shteti si subject i se drejtes nderkombetare duhet te kete:
1. popullsine e perhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverine
4. aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera.

Elementet e shtetit :
  • Popullsia Perhershme- popullsia perfaqeson teresi te individeve te te dy gjinive te cilet jetojne bashkerisht ne nje bashkesi dhe jane te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht.
  • Territori- perfaqeson vendin ku eshte vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrine sovranitetin territorial .
  • Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavaresia) nga shume juriste theksohet si kriter perfundimtar i shtetesise dhe perfaqeson pushtetin supreme ose autoritetin i cili eshte i pavarur nga cilido autoritet tjeter boterore..(ai nenkupton ekzistimin e vetem nje autoriteti ligjdhenes dhe ekzek)
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė