Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 00:51   #5
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Permbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit
-Perpjekjet e para per percaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe.
Te ketilla jane parimet:
a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,
c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…

d. Asnje popull nuk ka te drejte te perzihet ne punet e brendshme te pop. Tjeter.
f. Traktatet jane te shenjeta dhe te pacenueshme


Shumica e autoreve permendin 5 te D-themelore te shtetit te cilave u pergjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- e drejta e sovranitetit dhe pavaresise
- e drejta per ekzistence (mbrojtje)
- e drejta e barazise
- e drejta per t’u rrespektuar
- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.

LLOJET e SHTETEVE
Bashkesine nderkombetare per shume kohe e kane perbere shtetet sovrane , shtetet gjysem-sovrane ( sh.vasale, sh. nen protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine nderkombetare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.


Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:
- madhesise se territorit: ( shtete te vogla , shtete te medha )
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim )
- potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te medha)
- rendit te brendshem ekonomik - (kapitaliste , socialiste)

Per te drejten, rendesi ka klasifikimi qe ka per baze poziten juridike te shteteve:


1. Shtetet unitare-thjeshta
2. Shtete te perbera
: ( a) Bashkimi personal, b) Bashkimi real , c) Konfederata d)Federata ).


BASHKIMI-PERSONAL-bashkesi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetem personi i sundimtarit (monarku i perbashket )
. Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter….Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:


1. ne planin e brendshem ruajne:( a) organin ligjdhenes; b) organet gjyqesore; c) organet administrative )
2. ne planin e jashtem: ( a) vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta ; b) mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera).
BASHKIMI REAL -bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.

Shtetet antare te bashkimit-real ruajne:
1. Ne planin e brendshem:(
autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura org. ligjdh, admin dhe gjyqs
.)
2. ne planin e jashtem ne competence te B-R, si teresi lihet:(
a) Politika e jashtme; b)Ushtria , c) Finansat )

Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

KONFEDERATA-lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj.

Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet antare. – Organ kryesor, e shpeshehere i vetem, eshte DIETA, (pastaj Kuvendi i pergjithshem, Kongresi i delegateve)… Detyrat e ketij organi jane:
1. Te zgjidhe mosmarreveshjet mes antareve
2. Ndalon luften mes antareve, ne marredheniet nderkombetare
3. permbushe vendimet e Dietes.

Shtetet antare te confederates e ruajne pavaresine e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashte.

FEDERATA-bashkesi e me shume njesive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute).

Politika e jashtme: ( a) dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike ; b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; c) mbrojtja e sigurise se shtetit dhe d) finansat) jane ne competence te federates si teresi.

QEVERIA – eshte person ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.

Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.
Akt-Juridik -konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.
Akt-Politik- i njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.
Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi )
Mund te jete: - (De jure , De facto)

COMMONĖEALTH - eshte bashkesi (Sui generic)..Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.

Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne: (konsultimet, diskutimet dhe bashkepunimin ).

FORMAT e VARESISE -varesia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Mardhenie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nenshtrohet atij vullneti.

1. Vazaliteti- forme e varesise politike, qe perfaqeson raportin midis shtetit me te fort (suzerenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)
2. Protektorati- forme e mardh midis nje shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobet. Ky krijohet me marveshje nderkombetare, e cila perkufizon mardheniet midis paleve.
Mandatet (gati jane zhdukur) etj.

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė