Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 01:29   #13
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE
Mosmarreveshjet jane situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme per ndonje ceshtje te caktuar …. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne tractate, behet dallimi midis mosmarreveshjeve te natyres juridike dhe natyres politike
Te natyres juridike- perkufizohen si mosmarreveshje net e cilat kerkesat ose kundershtimin e vet , palet i bazojne mbi rregullate pranuara te se drejtes nderkombetare… Mosmarreveshjet tjera jane mosmarreveshje politike ose mosmarreveshje te natyres juridike, a thjesht konflikte te interesave.
Sipas tire mosmarreveshjet e natyres-juridike zgjidhen me perdroimin e procedurave gjyqesore, kurse mosmarreveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike.
Hapi me i rendesishem ne drejtim te krijimit te nje procedure detyrimore per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare eshte bere me aprovimin e Konventes mbi zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare (Hage 1899 e 1907).
E-D-N , njef tri lloje mjetesh per zgjidhjen paqesore te mosemarreveshjeve nderkombetare:
  • Mjetet Diplomatike (bisedimet , sherbimet e mira, ndermjetsimi, hetimi , pajtimi)
  • Mjetet Gjyqesore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqsore).
  • Mjetet qe ofrojne inst.nderkombetare ( mjetet diplomatike , gjyqesore te posaqme)

MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarreveshjes).
1)Bisedimet – jane nje nder menyrat me te thjeshta , me te rendesishme e me te perhapura te zgjidhjes se mosmarreveshjeve midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypaleshe (kur zhvillohen vetem mes shteteve te interesuara drejtperdrejt) , shumepaleshe- ( kur zhvillohen ne konferenca tjera nderkombetare nese ne mosmarreveshje bejne pjese disa shtete) … Ato mund te zhvillohen me goje ne takime te drejtperdrejta te perfaqesuesve te shteteve te interesuara , ose me shkrim-(kembimi i notave, letrave, memoareve etj).
2) Sherbimet Mira dhe Ndermjetesimi- ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt nderkombetare te mos mund t’i shfrytezojne bisedimet diplomatike , pershkak se nuk kane kontakte te drejtperdrejta diplomatike, pershkak te mardhenieve te keqija qe kane..
E-D-N per keso rastesh ka parashikuar qe nje pale e trete qe ka ndikim moral mbi palet , t’u ndihmoje shteteve ne konflkikt , per gjetjen e zgjidhjes . Ne kete grup te mjeteve hyjne sherbimet e mira dhe ndermjetesimi midis te cilave veshtire qe mund te terhiqet kufiri i sakte.
a)Sherbimet e Mira- me sherbime te mira nenkuptohet veprimi i nje pale te trete mike , qe ndihmon ne gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore te nje mosmarreveshje (grindje, konflikti) . Sherbime te mira mund te ofroje nje shtet ose nje grup i shteteve e edhe org. nderkombetare , si (OKB , EU) .
b) Ndermjetesimi- konsiston ne aksionin e nje shteti te trete, te nje grupi shtetesh ose ndonje personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e nje konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne cilesine e ndermjetesuesit, merr pjese ne bisedime midis paleve , perpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe per zgjidhjen paqesore , jep keshilla, sugjerime, i percjelle kerkesat dhe pergjigjet nga njera pale te tjetra… Ndermjtesimi eshte fakultativ , pos nese eshte parashikuar me marreveshje ; qe dmth: a) ndermjetesuesi s’eshte i detyruar te ndermjetesoj , b) kjo vlen edhe per shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojne ose ta refuzojne ndermjetesimin…Ndermjetesimi duhet ta gezoje domosdo besimin e te dy paleve ne konflikt.
3) Hetimet- Konventa e Hages – mbi zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare , ka parashikuar qe ne cdo rast te mosmarreveshjes ndk qe nuk prek nderin dhe interesat vitale te shtetit, dhe qe eshte rezultati mospajtimit lidhur me vleresimin e gjendjes faktike , do te krijohet nje komision hetues , nese pajtimi nuk eshte arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta lehtesoje zgjidhjen e msmarreveshjes , duke i ndriquar faktet me hetime (ankete) asnjanese dhe te ndergjegjshme.
4) Pajtimi– eshte menyre paqesore e zgjidhjes se mosmarreveshjeve nga nje komision i zgjedhur , i cili ka per detyre t’i shqyrtoje dhe t’i ndriqoje te gjitha aspektet e mosmarreveshjes… dhe ne fund (pas raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt .
MJETET GJYQESORE
1) Arbitrazhi – ka per qellim zgjidhjen e mosmarreveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palet ne baze te respektimit te se drejtes … Arbitrazhi eshte nje mjete qe zbatohet me pajtimin e paleve .
a) Kompromisi- zgjidhja mosmarreveshjeve perms arbitrazhit varet ne cdo rast nga pajtimi i paleve.. Sipas mendimit te gjykates – asnje shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarreveshjet e tij me shtete te tjera t’ia nenshtroje ndermjetesimit, arbitrazhit, ose cilesdo menyre te zgjidhjes paqesore… Duke u nisur nga kjo, palet qe kane vendosur qe mosmarreveshjen t’ia besojne arbitrazhit per zgjidhje , duhet te lidhin marreveshje speciale
b) Zgjidhja e Arbitrave- percaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e paleve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i besojne zgjidhjen e rastit nje arbitri apo disa arbitrave…Me s’shpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona , numri i te cileve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) .
c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqesore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne rregullat e procedures ne hollesi ose vetem te japin udhezime per perdorimn e rregullave te pergjitheshme te procedures
d) Vendimi Arbitrazhit- eshte “definitive dhe i paapelueshem” (perfundimtar dh ei pakundershtueshem).
GJYKATA NDERKOMBETARE
a) Themelimi i Gjykates- hap i pare drejt themelimit te nje gjykate nderkombetare te perhershme eshte bere me themelimin e Gjykates se Perhereshme te Arbitrazhit ( Hage 1899) .. Si e ketille kjo gjykate nuk ka qene e perhereshme ne kuptimin e plote te fjales, ngase trupin e arbitrave ne shumicen e rasteve e perbenin personat e ndryshem , varesisht nga zgjidhja e paleve
Themelimi i nje gjykate nderkombetare u be realitet perfundimisht ne fund te Luftes I Boterore.. Keshtu neni 14 i Statuit te Lidhjes se Kombeve – parashikonte qe Keshilli i Lidhjes, te bente propozimin per themelimin e nje gjykate te perhereshme nderkombetare… Perfundimisht Statuti i Gjykates , i perfshire ne nje protokoll , eshte hapur per nenshkrim me 16 dhjetor 1920 dhe ka hyre ne fuqi me 1 shtatore 1921.
Gjykata e Perhersheme e Drejtesise Nderkombetare ka funksionuar prej vitit 1922 deri 1940, kur gjermanet okupuan Holanden
b) Zgjedhja e gjyqetareve , perberja , organizimi i gjykates
Gjyk. Ndrk.Drejtsise perbehet prej 15 gjyqtareve. Zgjedhjen e gjyqtareve e bejne KS , Asambleja Pergjth. KB, pavaresisht nga njeri-tjetri …..Kandidimin e gjyqetareve e bejne grupet kombetare te Gjykates se Perhereshme te Arbitrazhit ; per shtetet qe s’kane perfaqesues ne te, kandidimin e bejne grupet e caktuara posaqme … Cdo grup kombetare mund te propozoj me se shumti 4- kandidate, prej te cileve vetem 2- mund jene shtetas te vet.
Konsiderohen te zgjedhur kandidatet qe kane fituar shumicen absolute te votave ne Asamble dhe KS … Nga 15 anetaret e gjykates statute percakton qe ne asnje rast nuk mund te jene 2- gjyqtare nga nje shtet… Ne rast se me vota fitojne me shume se nje shtetas i nje shteti, konsiderohet i zgjedhur kandidati me i vjeter. Gjyqtaret zgjidhen per 9-vjet dhe mund te rizgjidhen perseri .
Per te siguruar kontinuitetin e Gjykates eshte parapare qe per cdo 3-vjet te zgjidhen nga 1/3 e gjyqetareve. Gjykata e zgjedhe kryetarin dhe nenkryetarin ne cdo 3 vjet, ata mund te rizgjedhen. Selia e gjykates eshte ne Hage, mirepo gjykata mund te mbaje mbledhje dhe te ushtroje funksionet e veta edhe tjeterkund, kurdo qe kete e konsideron te dobishme… Gjykata detyrat i kryen ne perberje te plote, mirepo per kuorum mjaftojne -9 gjyqtare.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė