Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-11, 14:25   #31
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Nepermjet kesaj menyre Weishaupt beri te mundur qe brenda nje dhjete-vjecari te selektonte dhe te zgjidhte me kujdes ne Urdherin e tij mendjet me djallezore dhe te mencura te Europes se asaj kohe. Qellimi i vertete i Urdherit ishte sundimi i botes. Per te realizuar kete qellim ishte e nevojshme per Urdherin qe te shkaterroheshin te gjitha fete si dhe pronat private duke u perpjekur ti mbushej mendja popullsise qe prona private, feja dhe qeverite ishin pengesat e vertete te lumturise njerezore.
Kjo eshte me saktesi ajo qe kane bere Komunistet qe nga viti 1848!

Ju lutem kini parasysh qe Robinsoni e thote qarte qe Urdheri i Illuminatit ishte i ndryshem dhe i ndare nga Freemasoneria. Freemasoneria ka ekzistuar shume kohe me pare se te dilte ne skene Weishaupt. Por duke qene se Illuminati perdoren ‘pjese’ te Freemasonerise si nje mbulese, Robinsoni e quan te arsyeshme te shpjegoje si dhe pse u nderthuren keto gjera me njera tjetren.

Cfare vlere ka puna e Robinsonit sot? Ne rradhe te pare hedh drite mbi nje periudhe te rendesishme te historise e cila eshte shtrembruar masivisht nga historianet dhe novelistet. Na tregon me qartesi origjinen e kesaj konspiracie e cila tani qe po flas ka ne doren e saj gjithe boten. Na meson sesa pak ka ndryshuar konspiracia ne metodat dhe ideologjine e saj si dhe me sa sukses ka hipnotizuar masat dhe ka mbuluar gjurmet e saj. Por gjeja me e rendesishme eshte zbulimi qe kjo konspiraci u konceptua, organizua dhe aktivizua nga profesioniste dhe intelektuale, shume prej tyre mendjendritur dhe brillante te cilet vendosen te vinin mendjet e tyre ne sherbim te djallit. Nje konspiraci e konceptuar jo nga Masonet si Masone por nga njerez djallezore te cilet perdoren Freemasonerine si nje mjet per qellimin e tyre.

Eshte e qarte qe kjo konspiraci duke ju apeluar botekuptimit te intelektualeve gjysem te formuar, do terhiqte mesues, shkrimtare, filozofe, botues dhe klerike. Homologet e tyre te cilet drejtojne Ameriken sot kane te njejten arrogance, mendjemadhesi qe mesa duket karakterizon njerezit shume te mencur ne cdo epoke, ne cdo civilizim. Ajo qe ofroi Illuminati eshte nje induktim akoma me shume atraktiv dhe qe ka nje largepamesi akoma dhe me te madhe; ofroi nje sukses imediat dhe te sigurt. Nepermjet lidhjeve dhe intrigave konspiracia ishte ne gjendje te vendoste anetaret e saj te zgjedhur ne pozicione kyce te pushtetit ku ata mund te gezonin cdo perfitim dhe si rrjedhoje duke i sherbyer Urdherit te tyre akoma me mire dhe duke e avancuar ate. Sic shpjegon dhe Weishaupt, ne momentin qe kandidati ka arritur shkallen e larte ekzaltuese *Illuminatus Minor* superioret e tij do e asistojne qe te veje ne jete talentet e tija dhe do e vendosin ate ne situata shume te favorshme sipas interesit te tyre dhe duke i siguruar ne te njejten kohe nje sukses te padiskutueshem.

Dikush mund te mendoje per profesoret, folozofet dhe shkenctaret si njerez qe rrine ne kullat e tyre te fildishta dhe komplet te pademshem per boten. Historia ka provuar te kunderten. Shkenctaret aktiviste dhe profesoret si Karl Marks dhe Weishaupt kane patur nje influence te thelle ne latimin e nje bote irracionale ne te cilen ne jetojme. Qe nga Woodrow Wilson –edhe ky nje profesor—deri tek Lyndon Johnson ne nuk gje tjeter vecse presidente te rrethuar nga profesore dhe shkenctare te cilet duket se ja detyrojne aleancen e tyre vetem nje ideje, asaj te nje Qeverie Boterore. Gje e cila te sjell ne mendje planin e Weishaupt per te rrethuar autoritetet sunduese me anetare te Urdherit te tij.

Ai shkruan: “Keto forca jane despotike kur nuk i nenshtrohen principeve te Urdherit dhe si rrjedhoje eshte detyra jone qe te rrethojme ata me anetaret tane dhe ne kete menyre profani mund te kete akses ne keto nivele. Pra keshtu ne arrijme te promovojme ne menyre te fuqishme interesat e tij. Nese cdo peson eshte me i disponueshem qe te degjoje Princat ne vend te Urdherit atehere ai nuk eshte i pershtatshem per te avancuar ne hierarki. Ne duhet te bejme perpjekjet tona me te medha qe te sigurojme perparimin e Illuminatit ne cdo zyre te rendesishme civile.”

A i mbijetoi Illuminati ekspozimit qe ju be nga autoritetet Bavareze ne vitin 1783? Robinsoni eshte i bindur qe po dhe se Urdheri vazhdon te jete po aq i rrezikshem dhe i fuqishem sa ishte kur u publikua libri i tij ne vitin 1789. Midis atij viti dhe lindjes se Levizjes Komuniste ne vitin 1848 ka nje boshllik te konsiderueshem per te cilen me aq sa dime, historianet skane bere asnje perpjekje per ta mbushur me informacion. Sidoqofte natyra e vete Urdherit te shtyn te mendosh se eshte mjaft i afte qe ti mbijetoje edhe eskpozimit me verbues. Nje ekspozim i tille sdo i bente gje aspak zemres se forte te Urdherit te cilet e dinin mire se cfare ndodhte.

Ne fushen e ideologjise linja nga Urdheri i Illuminatit tek Manifesti Komunist eshte e drejte dhe e panderprere ndonese e modifikuar qe ti pershtatej kushteve te Revolucionit Industrial. Weishaupt, eshte me interes qe te theksohet, jetoi deri ne vitin 1822 dhe Enciklopedia Kristiane ne thote se ne fund te jetes ai u pendua dhe ju rikthye Kishes. Ishte apo jo i sinqerte ne kete nuk do e mesojme dot kurre.

Do ishte viti 1826 kur ndjenjat anti-Illuminati do te ngrinin krye perseri si rezultat i zhdukjes te William Morgan, freemasonit amerikan i cili kishte shkruar nje liber ku zbulonte sekretet e Masoneve te titulluar “Illustrime te Freemasonerise”. Sic e kam thene me lart ai ishte rrembyer dhe mesa duket mbytur ne Liqenin e Ontarios.

Qellimi i ketij materiali nuk eshte qe te hapi plage te vjetra ose te krijoje paqartesi dhe mosbesim ndaj Freemasonerise ne rradhet e te ciles sot aderojne plot njerez pozitive, antikomuniste dhe patriote. Qellimi eshte qe te illustroje dhe tregoje sesi nje konspiraci intelektualesh te cilet perdoren Freemasonerine, u themelua dhe u rrit ne proporcionet e frikshme aktuale. Prej kohesh konspiratoret e kane zhvleftesuar Freemasonerine si mjetin e tyre. Nese konspiratore kaq djallezore mund te perdorin nje grup si Masonet atehere ne duhet te hapim mendjen tone dhe te konsiderojme mundesite e pafundme qe ata kane ne dispozicion ne shoqerine tone aktuale. Vendndodhja e tyre sot duket se eshte neper Universitete, fondacione qe nuk taksohen nga shteti, sisteme komunikimi te mas medias, zyra qeveritare si Departamenti i Shtetit dhe nje mori organizatash private si Keshilli i Mardhenieve me Jashte. Nese publikimi i ketij materiali do sherbeje per te bere njerezit te kuptojne qe konspiraci te tilla kane ekzistuar dhe vazhdojne te ekzistojne dhe si rrjedhoje duhen shkulur nga rrenjet, atehere ky material e ka kryer detyren e tij. Te gjithe njerezit me deshire te mire qe jane te paepur per te ruajtur vlerat e lirise, do e shikojne rendesine e materialeve si ai i Robinsonit dhe duhet te reagojne qe te mos humbasin vlerat njerezore dhe njerezimi te clirohet njehere e mire nga kthetra te tilla qe po i zene frymen prej shekujsh...


William Cooper e perfshiu kete material ne librin e tij Behold a Pale Horse i botuar ne vitin 2000. Ne nentor te vitit 2001 ai u vra ne menyre barbare perpara shtepise se tij. Disa muaj me mbrapa ne nje hark kohor shume te shkurter, e gjithe familja e tij, gruaja, femijet dhe te afermit, vdiqen ne rrethana misterioze. Sot e kesaj dite kur permendet emri i Bill Cooper ne ambjentet e teoricienve konspirative, ufologeve dhe shkenctareve te ndryshem, ai rrethohet me nje rrespekt absolut.
Ne vitin 1991 William Cooper eshte konsideruar nga administrata e presidentit te atehershem George Bush dhe nga vete presidenti, si njeriu me i rrezikshem i Amerikes.
Merret me mend arsyeja pse...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante