Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 14:32   #34
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Ne vitin 1918 nje Leter nga Arkiva e Yale verteton faktin qe mbeturina te eshtrave te Geronimo jane ne shtabin e pergjithshem te S&B.

Letra qe eshte postuar kohet e fundit ne webin e Yale Alumni Magazine deklaron se Bonesmen te inkuadruar ne forcat ushtarake qe ishin te pozicionuara ne Fort Sill, Oklahoma ne vitin 1918 (ku midis te cileve ishte dhe Prescott Bush - gjyshi i presidentit te sotem George Bush, germuan varrin e Luftetarit te Famshem Apache dhe kapos se indianeve Geronimo duke rrembyer kafken dhe femurin e tij si dhe disa eshtra te kalit per ti cuar ne bazen e tyre te S&B ne Universitetin e Yale. Studiuesi Marc Wortman zbuloi letren ne arkivat e Universitetit te Yale.

Indianet Apache prej kohesh jane perpjekur qe te marrin mbrapsht pjeset e eshtrave te heroit te tyre por pa rezultat. Njeri prej tyre, Ned Anderson qe eshte ish kryetari i Apache ne San Carlos, Arizona eshte nga indianet qe ka bere perjekjet me masive per rekuperimin e tyre. Ne vitin 1983 disa lidera Apache u mblodhen sebashku per te diskutuar idene e rikthimit te eshtrave te Geronimos dhe varrosjen e tyre me nder ne Arizona. Nga burimet e informacionit qe ata kishin, varri ishte dhunuar nga Prescott Bush dhe eshtrat ishin cuar ne New Haven, Connecticut ne nje vend te njohur si Varri, shtepia e Shoqerise Kafka dhe Kockat.
Pak kohe me pas nga ky takim nje ish Bonsmen i pakenaqur nga Shoqeria dergon nje leter duke dhene detaje te metejshme dhe jo vetem konfirmuar historine por edhe shpjeguar menyren sesi mbaheshin kockat dhe sesi paraqitej ne nje stende e futur ne nje ene xhami per pjestaret e ceremonive. Informatori misterioz dergoi dhe disa foto te kafkes dhe kockave dhe nje kopje te librit te llogarive te Shoqerise ku ishte dokumentuar akti i vitit 1918.

Mbas marrjes se ketij informacioni vete Anderson shkon ne New Haven per te konfirmuar informacionin dhe mbasi bindet per vertetesine e tij denoncon faktin ne zyrat e FBI-se. Avokati i Anderson i kerkoi ketij te fundit qe te dorezonte tek FBI cdo prove dhe evidence qe kishte ne menyre qe keta te fillonin veprimet ligjore por Anderson i bindur per faktin qe provat e tij mund te zhdukeshin shume kollaj e refuzoi.

Ne vitin 1986 ai u takua ne Manhatan me Jonathan Bush, vellain e George Bush i cili u perpoq te fitonte kohe ne menyre qe Shoqeria te mund te fshihte gjurmet e kafkes. Avokati Endicott P. Davison qe perfaqesonte interesat e Skull & Bones mohoi faktin qe Shoqeria kishte kafken dhe e quajti nje mashtrim. Ndersa Anderson perpjekjet per fshehjen e te vertetes i quajti sakrilegj dhe nje fatkeqesi kombetare.

"Kudo qe kam shkuar per ndihme kam hasur pengesa. Kam kontaktuar Kongresmenin e Arizona, Morris "Mo" Udall perpara se te vdiste dhe Senatorin John McCain dhe ata nuk ishin ne gjendje te me ndihmonin. Dua vetem te jem perpara trupit gjykues dhe Kongresit ne menyre qe te kem mundesi te paraqes kete ceshtje dhe evidencat qe kam," thoshte Anderson.

Ne nje interviste telefonike te bere me Anderson ai jep detaje te metejshme per takimin e zhvilluar me Jonathan Bush dhe permend faktin qe ky i fundit i paraqiti kafken qe perdornin per rituale dhe qe i perkiste nje femije 10-vjecare. Po kjo kafe nuk perputhej aspak me ate qe ishte ne foto dhe nuk kishte aspak gjurmet e acidit karbolik te perdorur nga Prescott Bush dhe shoket e tij per te pastruar kafken nga floket dhe pjeset e tjera te mbetura.

Materiali i Anderson eshte paraqitur ne gazeten e indianeve Apache "Lakota Journal"

Tim Giago (Nanwica Kciji)

(c) 2000 The Lakota Nation Journal

vol.1 Issue 30 August 28-Sept.3rd, 2000

vazhdon...
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë