Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-11, 15:00   #38
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Ne nje leter te datuar 22 Janar, 1870, Mazzini i shkruan Pike:

“Ne duhet te lejojme te gjitha federatat qe te vazhdojne ne te njejten menyre sic jane, me sistemet e tyre, autoritetin qendror dhe menyrat e ndryshme te korrespondences midis gradeve te larta te te njejtes rite, te organizuar sic jane ne momentet aktuale por ne duhet te krijojme nje super rite e cila do mbetet e panjohur dhe ku te ftojme ata Masone te gradeve te larta qe duhen zgjedhur prej nesh (natyrisht duke ju referuar Rite Palladine te Re dhe te Reformuar). Ne lidhje me vellezerit tane ne Masoneri, keta njerez duhet ti nenshtrohen nje sekreti te plote dhe shume strikt. Nepermjet kesaj rite supreme ne do qeverisim Freemasonry e cila do shnderrohet ne nje Qender Nderkombetare dhe shume me e fuqishme sepse drejtimi i saj do jete i panjohur.”

Ne nje tjeter leter qe daton 15 Gusht 1871, Pike i shkruan Mazzinit:

“Ne duhet te ndersejme Nihilistet dhe Ateistet dhe duhet te provokojme nje kataklizem shoqeror te pashoq i cili me gjithe horrorrin e tij duhet ti tregoje qarte gjithe kombeve efektin e ateizmit absolut, origjinen e egersise dhe te gjakderdhjes me mizore. Me pas, kudo, qytetaret te detyruar per te mbrojtur vetveten kunder botes ne minorance te revolucionareve do i zhduki keta shkaterrues te civilizimit, ndersa shumica e disiluzionuar me Kristianizmin, shpirti i lodhur i te cilit nga ky moment do jete pa drejtim, ne ankth per nje ideal por pa njohur kujt ti perkushtohje adhurimin e tij, do marri driten me te paster nepermjet manifestimit universal qe do rezultoje nga levizja e pergjithshme reaguese dhe qe do pasoje shkaterrimin e Krishterimit dhe te ateizmit, te dyja te pushtuara dhe te zhdukura ne te njejten kohe.”

Ne tjeter pjese e kesaj letre u zbulua ne vitin 1949 dhe ku ne menyre grafike nenvizohen planet per 3 luftra boterore dhe te pakten 2 revolucione. Lufta e pare u be per te nxitur ateizmin komunist qe te shkaterronte qeverine cariste ne Rusi. Kjo gje u realizua me sukses. Lufta e dyte boterore duhet te fillonte duke shtyre Britanine e Madhe kunder Gjermanise ne menyre qe te shkaterrohej Nazismi dhe te avanconte ceshtja e Sionizmit dhe ne kete menyre Izraeli mund te behej nje komb. Edhe kjo u realizua. Mbas kesaj lufte Komunizmi duhej te behej i forte mjaftueshem qe te merrte kontrollin e qeverive te dobeta. Ne vitin 1945 ne Konferencen e Potsdamit midis Truman, Churchill dhe Stalinit, Rusise ju dha nje pjese e Europes dhe kjo gje ndihmoi ne fshirjen e vales se Komunizmit ne Kine. Plani po ashtu kerkon nevojen e nje lufte te trete boterore e cila duhet te filloje duke nxitur agresionin midis Sionizmit (Izraeli) dhe botes Arabe (sa cudi nje gje e tille po ndodh pike per pike sic eshte hartuar nga Pike –Darius) te cilet do shkaterrojne njeri tjetrin duke e cuar gjithe boten ne nje konflikt final. Ky konflikt eshte hartuar qe te prodhoje nje kaos teresisht politik, ekonomik dhe social nga i cili do ngreje koken qeveria boterore e kontrolluar nga Illuminati.

Sipas William Guy Carr, nje ish Komandant i Marines Kanadeze, ne librin e tij Ushtaret ne Loje shprehet se per nje kohe te shkurter kjo leter ka qene e ekspozuar ne British Museum Library ne Londer nga ku ai beri nje kopje. Por Muzeumi Britanik e ka mohuar faktin qe mund te kete patur ndonjehere nje leter te tille. Me pas u zbulua se informacioni i ishte dhene Carr nga nje liber i quajtur Zbulohet Misteri i Freemasonry me autor Jose Maria Caro y Rodriguez, Arqipeshkvi i Santiagos dhe Kardinal i Kilit. Disa studiues besojne se letra e dyte mund te jete falsifikim dhe eshte shkruar shume me vone sesa pjesa e pare pasi fjala “Fashizem” nuk perdorej perpara vitit 1921 dhe problemi Arabo/Cifut nuk ekzistonte deri ne Deklaraten e Balfour ne vitin 1917. Por perseri, nese ata me te vertete kane planifikuar dhe filluar keto ngjarje, atehere dokumenti duhet te jete shume autentik.

Mbas vdekjes se Mazzinit ne 11 mars 1872, Pike caktoi Adriano Lemmi (1822-1896, Mason i grades 33) nje bankier nga Firence, Itali, qe te drejtonte aktivitetet subversive ne Europe. Lemmi ishte nje mbeshtetes i revolucionarit patriot Giuseppe Garibaldi dhe ka te dhena qe mund te kete qene aktiv ne Shoqerine Luciferiane te themeluar nga Pike.






Ne 14 qershor 1889, Albert Pike leshoi kete deklarate drejtuar 24 Keshillave Supreme neper bote te cilat po takoheshin ne Paris:

“Ajo qe ne duhet ti themi turmave eshte: ‘Ne i falemi Zotit, por eshte nje Zot qe e adhurojme pa asnje supersticion.’
Juve, Madheshtoreve Inspektore te Pavarur (Masone te grades 33) ju themi kete, qe ju duhet tja perserisni Brethren te grades 32, 31 dhe 30: ‘Feja Masone duhet nga te gjithe te Nisurit e gradeve te larta te mbahet me pastertine e doktrines Luciferiane.’
Nese Lucifer nuk do te ishte Zoti, atehere po Adonay (ose ‘Adonai’, fjala cifute per ‘Perendine’ me te cilen i referohen Jehovait, Zoti i Izraelit, fjale te cilen ata e evitojne ta perdorin) veprimet e te cilit provojne mizorine e tij, pabesine dhe urrejtjen e njeriut, barbarizmin dhe urrejtjen per shkencen, Adonay dhe prifterinjte e tij do e perflisnin? Po, Lucifer eshte Zoti por fatkeqesisht edhe Adonay eshte Zot. Ne ligjin e perjetshem thuhet se ska drite pa hije, ska bukuri pa shemti, ska te bardhe pa te zeze dhe si rrjedhoje ne menyre absolute duhet te ekzistoje si dy Zota: erresira eshte e nevojeshme qe drita te sherbeje per ta ndricuar, sic eshte i nevojshem piedestali per te mbajtur statujen dhe frena lokomotiven...

...Si rrjedhoje doktrina e Satanizmit eshte nje herezi dhe filozofia religjioze e vertete dhe e paster eshte besimi ne Lucifer, i barabarti i Adonay por Lucifer, Zoti i Drites dhe Zoti i Miresise eshte duke u perpjekur per njerezimin kunder Adona, Zotin e erresires dhe te keqes.”
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė