Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-13, 15:10   #3
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Pse nuk prodhove sė paku njė hoxhė pėr 500 vjet.....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga emine Shiko postimin
Pse nuk prodhove sė paku njė hoxhė pėr 500 vjet, i cili do tė renditej nė Tomor, krah pėr krah me Skėnderbeun, Gjergj Fishtėn e Nėnė Terezėn?”
.
Hyje nė odėn e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi sė paku njėzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht tė bėnte pėrshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e pėrbashkėt dhe ulja jo harmonike, njėri pas tjetrit, sipas pozitės sociale. Ata mė t...ė varfėritė uleshin tė fundit. Ata edhe tė shtronin mė shumė pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zė tė trashė, flisje me njė ton imponues; herė ship, herė arabisht, por kurrė shqip.
Uleshe nė krye tė odės dhe rrėfeje me krenari tė theksuar: “ nė fshatin tim asnjė vajzė nuk ėshtė bėrė shkinė!” nė pėrkthim: asnjė vogėlushe shqiptare nuk mėson shkrim-lexim.
Njerėzit tė dėgjonin tė trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollės do t“i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri nė fillim tė viteve 70 mbajte gjendjen nėn kontroll. Nė fshatin tėnd asnjė shqiptare nė shkollė! Tė gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat nė shtėpi, ktheheshin tė mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T“i pėrligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinė dhe nga gruaja pate krijuar pėrbindėshin: duhet mbikėqyrė se nga natyra ėshtė e pasigurt. Duhet t“orientohet, riedukohet, sepse ka flokė tė gjata dhje mendje tė shkurtėr, dhe se ajo, nė pėrkthim, nėna jonė, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.
- “E kur mashtron dreqin, sa i duhet pėr ta mashtruar njė burrė“!? bėrtisje me zė tė lartė. Dikush kruante kokėn, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokėn…
Ti ishe institucioni i vetėm nė fshat dhe pėr rreth, qė fliste ship. Te ti vinin njerėzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopėt tė sėmura, kur sėmureshin kuajt, kur vuanin gomarėt; kur sėmureshin njerėzit, kur burrat e gratė vuanin nga steriliteti, kryesisht gratė; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndėrtove shtėpinė mė tė madhe nė fshat.
Ti nuk ishe vetėm hoxhė, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatėr, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg sepse bėje synet edhe fėmijėt, domethėnė shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me pėrsėritjet se nėnat nuk duhet tė lindin nė spital, se pa spital kishin lindur ftė gjithė, edhe profetėt…
Gratė lindnin nė shtėpi, aty kėtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se kėtė fat e kemi tė gjithė. Dhe, me ēdo varrim, rritej edhe pasuria jote…
Gjithmonė frikėsove burrat dhe gjithmonė u mundove qė nėna tė jetė e padijshme se kėshtu rriteshin edhe fėmijėt. Sa mė e madhe injoranca, aq mė absolute vlera jote! Ti ishe ai qė edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda nė familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe tė sunduar. Nėnshtrues dhe tė nėnshtruar! Dhe, kurrė nuk i quaje familjen si familje, por si rob. U pėrpoqe me mish e shpirt tė mbjellėsh diskriminim brenda nė familje dhe martesa si nė pazar, pa fije dashurie.
“Gruaja donė kontroll ”, pėrsėrisje madje rikujtoje knusin (gjelin) nė ligjėratat tua, “shiko knusi si i komandon dhjetė pula, e ti ēfarė burri je qė nuk komandon njė grua! Shkop donė ajo, disiplinė donė ajo. Rrahja ka dalė nga xheneti.”
Dhe, ēdo ditė dėgjoheshin vajet, tė grave, tė nėnave, tė motrave dhe piskamat e fėmijėve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nėnshtrimi dhe thyerja e personit si edukatė e drejtė propagandohej pre teje ditė e natė. Nė fakt ishte dresim dhe, ti kėtė ligjėroje pa pushim. Ēdo javė. Ēdo ditė!
Sot po e bėn djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka tė drejtė t“i rrahė gruan dhe fėmijėt, djali madh kishte tė drejtė t“i rrahė vėllezėrit e motrat. Piskama e britma ēdo ditė nė lagje…Edhe sot…
Kur pa se vashat tona po shkonin nė shkollė dhe ligjėratat tua po zvetėnoheshin dėrguat djalin nė Arabi, ku u shkollua falas. Nė fund tė viteve tė 70 para fshatarėve humbėt respektin dhe autoriteti yt po vuante njė rėnie dramatike, atėherė u shpėrngulėt nė qytet. Motivi: shėrimin nga steriliteti nuk e bėje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion tė madh sa ofshama u dėgjua nė oborr. Fshati u gėzua kur ike. Ofshani i ēliruar! Asnjė nuk u pėrshėndet me ty. Ike vet, ashtu edhe si kishe ardhur nė fshat.
Djali mbaroi shkollėn e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tija. Si ti. Pune nuk kishte. Pas njė viti ridėrgove nė fakultetin teologjik, ku pėrsėri studioi falas dhe u kthye me tru tė shpėlarė.
Nuk e donė kombin e vet si ėshtė, por donė ta bėjė si i pėlqen atij dhe bindjeve tė tija. Ka ndėrmend ta ndryshojė edhe historinė, edhe gjuhėn!
Edhe ky gati si ti, me njė fjalor si ti, disa fjalė ship, ndonjė shqip dhe shumė arabisht e turqisht…Nejse, djali u kthye dhe duhej njė vend pune, shkurt e shqip duhej ndėrtuar vendi i punės: njė xhami.
Ti dole pėrsėri nė skenė, tash nė qytet. Iu drejtove pleqve qė kishin bijtė e bijat jashtė shtetit: i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga njė njėmijė euro pėr shtėpi, jo pėr tė ndėrtuar njė shkollė, njė kabinet, njė laborator, por njė xhami ku do te punėsohej biri yt. Dhe ashtu u bė. 250.000 € u mblodhėn dhe u ndėrtua vendi i punės. Shumė njerėz punuan falas…Me ato mjete kanė mundur tė financohen dhjetėra studentė tė mjekėsisė…
Biri yt shkon ēdo te premte nė xhami, pas tij pesė a gjashtė pleq, qė mezi mbahen nė kėmbė dhe fiton pesėqind euro nė muaj, pa llogaritur martesa, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!! Unė i besoj Zotit falas!
Populli mbijetonte nga puna nė perėndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundėr perėndimit. Urreje kryqin, por kartėmonedhat zvicerane me kryq, tė eksitonin e ngazėllenin!
Nė ligjėratat tua gjysma e fjalėve ishin arabisht. Burrat tė dėgjonin dhe tymosnin, herė tė brengosur, herė tė shqetėsuar, herė nė dilemė herė tė kėnaqur: “shyqyr Zotit nuk kuptuam gjė!”
Populli drejt perėndimit, ti drejt lindjes. Kurrė nuk u poqėt as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo nė Ballkan klerikėt ishin tė lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropės, ti drejt Azisė. Ne drejt Tiranės, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.
Me kombin nuk ece sė bashku, si te kombet tjera nė Ballkan, as paralelisht nė drejtime tė ndryshme, por nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta. Dhe kjo na kushtoi shumė. Gjithmonė nė konflikt me kombin, qė i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon nė njė komb qė ka njė tjetėr histori, njė autobiografi shumė tė pasur, pranė dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me njė tjetėr ndėrtim psikologjik. Dhe, me njė kanun, qė ndalon martesėn nė fis, nė gjak dhe i cili rregullonte jetėn e shqiptarit…
Nė ēaste mė dramatike pėr kombin dole me konkluzione tė reja: “ kėtė qė po bėn NATO sot, nuk ėshtė asgjė e re, e ka bėrė Turqia para disa shekujve dhe na ka shpėtuar nga Serbia. Allahu ka dėrguar NATO-n nė Kosovė!”
Edhe pse nė moshė tė shtyrė, akoma po llapon. Edhe pse tanimė me sy tė verbėr, akoma po sheh prapėsht…
Pse po ta shkruaj kėtė letėr? Pėr tė dhėnė njė kėshillė para se Zoti ta shtyp tastin enter dhe tė nis download-in tėnd. Kėrkoi ndjesė fshatit tėnd pėr prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kėshtu i ndalet turri djalit tėnd qė po shkreton nėpėr disa shtete nė perėndim.
Kėrko ndjesė si Vatikani! Bėhu burrė! Ja motivet:
gjyshet gati qind pėr qind analfabete, nėnat me katėr vjet shkollė ( kishte nisur rėnia e ndikimit tėnd) dhe me nuse me shkollė tė mesme ( ti ike nė qytet) tregojnė pėr humbjen kronologjike tė ndikimit… ky shkallėzim i injorancės mban vulėn dhe nėnshkrimin tėnd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe pėrballohu me rezultatin qė ke prodhuar dhe kėrko ndjesė popullit.
Kėrkoi tė falur kombit shqiptar kėshtu:
“ Komb i dashur, mė fal se me dashje apo pa tė ndihmova armiqtė e shqiptarėve. Mė falni se mbolla diskriminim nė shtėpi: mes burrit dhe gruas, vėllait dhe motrės. Vjehrrės dhe nuses. Mė falni se nė vend tė edukatės predikova dresimin! Lavdėrova paditurinė dhe mallkova menēurinė. Mė fal o komb i dashur dhe lutu pėr mua! Mė fal se nuk predikova nė gjuhėn qė krijoi Zoti personalisht, nė gjuhėn shqipe, qė e krijoi Zoti para se tė krijonte shumė profetė !”
Dhe, ky komb, ka falur edhe shumė tragjedi tjera nė histori dhe tė falė edhe kėtė gabim tė madh, me rėndėsi ėshtė djali yt tė kėndellet dhe nuk do ta quajė mė Nėnė Terezėn shkinė e bijė shkine!…
Edhe njė pyetje: pėr 500 vjet nuk nxore pesė hoxhallarė me tė cilėt mund tė krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari qė beson nė etikė ( ateisti).
Pse nuk prodhove sė paku njė hoxhė pėr 500 vjet i cili do tė renditej nė Tomor, krah pėr krah me Skėnderbeun, Gjergj Fishtėn e Nėnė Terezėn?
Limi Rudaj


Valla shkrim ma palidhje, pakuptim e ma naiv moti skam pa.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė