Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-12, 02:38   #162
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Thumbs down Titulli: Kuriozitete!!!!

...gjitheqka qenka e mundur,dhe atehere kur humb shpresa per t'jetuar njeriu!..sipas Telegrafi mbi Artikullin posa te sjellur para jush...Se si e shpetoi peshkaqeni Policin?!
http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0917164635747_m.jpg

Njė polic ka treguar njė histori tė pabesueshme, mbi mėnyrėn se si njė peshkaqen e shpėtoi pasi kishte humbur rrugėn dhe endej i pashpresė nė Oqeanin Paqėsor rreth 15 javė.
Kunati i Toakai Teitoi, me profesion peshkatar, ishte ai qė i kishte propozuar udhėtimin pas nisjes nga Ishujt Marshall, por tė pastėrvitur pėr rrugė tė gjata dhe me njė barkė tė vogėl me rrema, tė dy burrat humbėn nė mes tė Oqeanit pas njė stuhie.

Pa mundėsi pėr tė lajmėruar pėr shkak tė mungesės sė njė radioje, kunati ndėrroi jetė si pasojė e mungesės sė ujit. Teitoi, nė kufirin e dehidratimit, arriti tė mbijetonte disa ditė mė shumė pasi njė stuhi tropikale e lejoi qė tė grumbullonte pėr tė pirė njė sasi uji tė shiut.

Megjithatė, pas 15 javėsh nė mes tė Paqėsorit, 41-vjeēari i kishte humbur tėrėsisht shpresat.

”Mendoja se ishte thjesht ēėshtje orėsh pėrpara se tė vdisja. Nė njė moment, mė kėputi gjumi dhe u zgjova vetėm nga njė goditje e barkės. Pashė rreth vetes si nė kllapi, si njė njeri i sfilitur i cili sapo ėshtė zgjuar dhe mund tė dalloja njė peshkaqen dy-tri metra tė gjatė. Megjithatė, ai nuk po mė sulmonte, vetėm po godiste barkėn me hundė. Nė atė moment, nė horizont pashė njė peshkarexhė, tė cilėn e sinjalizova me dorė. Ajo ishte shpėtimi im”, ka deklaruar Teitoi pėr Daily Mail.

“Kam dėgjuar shumė histori tė frikshme me peshkaqenė, por unė do t’i jem mirėnjohės pėr tė gjithė jetėn. Nėse ai nuk do tė mė kishte zgjuar, atėherė peshkatarėt nuk do tė mė kishin gjetur dhe do tė kisha vdekur shumė shpejt”, transmeton Top-Channel fjalėt e policit, i cili premton se nuk do tė shkelė mė kurrė nė njė mjet lundrues nė jetėn e tij. /Telegrafi/

.......

Jadore e vodha nga ti ket web

Pershendes,
P.s.duke shfletua postimet e mia,pash se te kisha mbet borgj per ni pergjigje lidhur me temen e ni kendtares(me pseodonimin)Antike!(besoi do te kujtohet tema)por qe ni dite do te shkruaj aty..andaj,kerkoi ndjes e nderuar:)

Natyra.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė