Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:02   #46
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Mė shumė se njė herė ngjan qė katunde tė tėra, me prift e peshkop nė krye, tė lėnė fén orthodokse dhe tė bėhen myslimane 49).

Punėt ndryshojnė vetėm atėherė kur Austro-Ungarija 50) dhe Rusija 51) i marrin nėn sqetull kristjanėt e Ballkanit. Por pėr kristjanėt e Shqipėris kjo mbrojtje ishte shumė e vonė. Pjesa e tyre m'e madhe kishte kaluar nė myslimanizėm njė qint vjetė mė parė 52).

Kjo ėsht suaza e saktė e gjėndjes shpirtrore e fetare nė Shqipėri nė mbarimin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė. Ē'munt tė bėjnė Shqiptarėt kaq pak t' organizuar shpirtėrisht kundėr rebeshit aziatik? Ndjenja e auto-konservacjonit, qė ėsht njė nga karakteristikat kryesore tė racės sė tyre, i mėson qė tė mėnjanohen, tė braktisin jetėn e qetė tė qėndravet urbane ose begatin e fushavet pjellore dhe t'arratisen nėpėr male. Disa misjonarė tė huaj qė kanė shkelur nėpėr kėto anė i kanė parė kėta Shqiptarė dhe i kanė pėrshkruar si njerz t'egjėr qė jetojnė nėpėr shpella 53). Nė kėtė mėnyrė munt tė qėndronin mė shumė nė fén e Krishtit. Por kataklizma shpirtrore i ka tronditur. Disa faktorė tė tjerė, ekstrinsekė qė ndėrhyjnė nė kėtė kohė, e shpejtėsojnė islamizimin.

Tyrqit kanė nevojė t'a shtrojnė kėtė popull pėr dy arsye: mė parė, qė tė mos u qesė pengime kur ushtrit e tyre tė mėdha do tė kalojnė nėpėr Shqipėri pėr tė mposhtur vise tė tjera tė Ballkanit qė ngrenė krye ose pėr t'u hedhur nė Gadishullin e Apeninėvet; pastaj, qė t'a shfrytzojnė trimėrin e tij tė pashoqe duke e pėrdorur si shokė armėsh. Qė tė mirren vesht me tė duhet tė krijojnė mė parė njė klasė drejtonjse, e cila ndėr njė qint vjetėt e parė tė sundimit osman mungonte thuaj se krejtėsisht pse kishte shkuar n'Itali

_____________
49) ROSSI : «Op. Cit.», faqe 207 dhe Z. M. : «Peja nė kohėn e Luftės ballkanike», nė Hylli i Dritės, vjeti XVI, faqe 344.
50) ...nė virtyt tė traktateve tė Karlovitz-it (1699), tė Passarovitz-it (1718) e tė Belgradit (1739) qė lidhi me Tyrqin, mori pėrsipėr mbrojtjen e katholikve shqiptarė .
51) Mori nė mbrojtje tė gjithė Orthodoksėt e Ballkanit. Shif edhe Mehdi FRASHRI : «Op. Cit.», faqe 38.
52) ROSSI : n'«Op. Cit.», faqe 207, thot se nga viti 1620 gjer mė 1650, treqmtmij Shqiptarė u hėnė myslimanė.
53) GRANATA : «Op. Cit,», faqe 227 e tutje. - Ėsht mirė, gjithashtu, tė lexohen relacjoni i Emzot Stanilės nė veprėn «I Monaci basiliani» etj. botuar nė Studi Albanesi, vol. III - IV, faqe 177, dhe pėrshkrim i famshėm i udhtimit qė ka bėrė nė Shqipėri Emzot Mario Bizzi (Shif Zani i Shna Ndout, Viti VIII, pjes' e dytė, numri 1 – Kallnuer 1920 dhe Hylli i Dritės, vjeti XIX, Nr. 4 - 5, faqe 196).
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante