Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-07, 13:54   #3
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ne cilin prej sistemeve te medha juridike ben pjese jurisdiksioni shqiptar?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Berkan
Kur flasim per sistemet juridike, duhet ta ceki se sistemi juridik roman, german dhe skandinav jane shkrire ne sistemin evro-kontinental, prandaj ne bote tani ekzistojne 3 sisteme te medha juridike:
-Sistemi Evro-kontinental,
-Sistemi Anglo-Sakson apo sistemi i precedenteve qe ndryshe njihet edhe si e drejta e pashkruar dhe
-E drejta e sheriatit.
Juridiksioni shqiptar si ai ne Shqiperi edhe ai ne Kosove bejne pjese ne sistemin juridik Evro-Kontinental
Heheh sa te shpejt jemi, deri para disa viteve llogariteshim ne sistemin juridik socialist, e tash e kemi kalu kete difteri shoqerore.

Perndryshe shume interesante ndarja qe e ben ti. Nuk e di se cka do te thoshte nje francez, nese ia barazon Code Civil-in me kodet e ligjeve gjermane, mirepo nese i merr precedencat apo kodifikimin e normave si kriter dallimi ne mes te sistemeve, atehere ke te drejt se sistemi romak, german dhe skandinav mund te shihen si nje sistem i vetem. Dallimi qe mbetet ne mes te sistemit german dhe atij romak, eshte, se i dyti, perpos qe eshte i bazuar shume ne Drejten Romake, eshte nje sistem i karakterizuar nga nje patos (qe rezulton nga revolcioni francez), perderisa i pari karakterizohet nga nje rregullim racional, qe bazon ne definime abstrakt-gjenerale te termeve, dhe qe ne menyre paraparese intenton zgjidhjen e problemeve.

Pra pasi qe sistemi euro-kontinental karakterizohet nga nje kodifikim (sistematik) i lemive juridike, atehere a ndodhe kjo gje ne jurisdiksionin shqiptar (ne dy shtetet)? Ne gjermani p.sh. ka kodifikime per nenlemite juridike vecmas, pra kushtetuta, kodi civil, kodi penal, kodi i drejtes se punes, kodi i drejtes publike, kodi i konkurences se ndaluar tregtare, kodi i drejtes procesuale civile, penale, publike, si dhe plote kode tjera. A njeh jursidiksioni shqiptar nje ndarje dhe kodifikim te tille, apo ekziston thjeshte nje liber (i madh, si p.sh. Code Civil ne France), i cili perfshin te gjitha nenlemite te drejtes civile?
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė