Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-09, 00:42   #10
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Presidenti krijoi pėr qytetarėt Lirinė dhe Shtetin bashkė

Aktualisht nė Kosovė, politikanė qeveritarė e parlamentarė foduj, vazhdojnė tė besojnė por edhe tė zbatojnė politikė proletare, marksiste leniniste tė stilit: Sa tė ekzistojė shteti, nuk mund tė ketė liri. Kur tė krijohet liria, nuk do tė ketė shtet?! Po bie erė frike enveriste sepse qytetarėt kanė frikė pa pėrmasa prej shtetit tė zhytur nė krim tė organizuar, korrupcion, prostitucion politik e njerėzor. Aty tashmė ka mungesė fjale tė lirė dhe heshtje bizare tė shumė individėve, nga punėtori te akademiku qė s’kanė integritet human as intelektual. Ata heshtin, vėzhgojnė si shteti u jep terr nė vend tė dritės, si shteti i vjedh nė vend se tė krijojė sė paku hapėsirė pėr punė, si shteti vret qytetarė e politikanė vetėm sepse nuk mendojnė sikur ata qė sot udhėheqin…Gjenerali francez Ēarlls De Gol ka konkluduar se se politika ėshtė ēėshtje tepėr serioze pėr t’ua lėnė politikanėve?! Ai ka
pohuar se politikanėt nuk besojnė kurr nė atė ēka flasin. Tash, gjejeni ku mund tė hyjė kryeministri aktual i Kosovės nė k’tė pak rrėmujė mendimesh! Ose, a mundet ai tė kujtohet si ushtarak apo politikan, apo tė dya bashkė qė bėjnė baras me SHIK?! O zot njė gazetar ka pohuar se Thaēi po demonizohet! A thua more Zot a mund tė tė demonizojė dikush tjetėr pėrveē vetvetja?! Sa do tė dėshironim qė udhėheqėsit e sotėm tė kishin vetėm pak nga ajo filozofia politke dhe intelektuale e Jotja President i dashur…Ah sa shumė duam tė ishte krejt ndryshe. Qė me sy e ball hapur tė vinim e tė rrėfenim pėr pėrparimin e shtetit qė ndėrtove. Por e kanė thėnė se madhėshtia e projektit tė pavarėsisė sė njė populli ėshtė gjithnjė njė vepėr intelektuale. “Rugova bėri njė jetė shpesh tė mbyllur nga hapėsira publike, por e pėrjetoi kėtė me njė dimension tė ndritshėm prej intelektuali. Siē thotė njė studiues: shpirti i njė intelektuali tė vėrtetė ėshtė i ndriēuar sė brendshmi, krejt qenia e tij konsiston nė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr fatet e njerėzimit. Shenjat e jashtme tė kėsaj gjendjeje janė thellėsia, bindja, mosmarrja me gjėra tė kota. Rugova ishte njė intelektual i tillė. Njė i moderuar, pacifist dhe asnjėherė retorik…kujtoj njė nga mija reagime e dhembjeje tė shprehur nė gjithė rruzullin tokėsor kur na le nė mjerimin tonė dhe bėre tutje nė pavdekėsi President i dashur…
Udhėheqja e sotme nuk konsiston fare me intelektualizmin nė lidership apo veprimin profesional, fare hiq me pėrgjegjėsinė pėr fatin e qytetarit. Dejvid Filips, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Eli Vizel pėr Njerėzimin”, i themeluar nga laureati i Ēmimit Nobel, shkrimtari Eli Vizel ka pohuar se e ka njohur Dr. Rugovėn pėr thuajse 20 vjet. “U takova me tė para pak muajsh nė Prishtinė. Ai tha hapur se e dinte qė do tė vdiste, por shprehu vendosmėrinė pėr tė parė pėrmbushjen e suksesshme tė negociatave”, ka thėnė Filips. Ai tha se ėshtė njė realitet tragjik qė tė kujton Moisiun nė Bibėl, i cili pėr 40 vjet u end nė shkretėtirė, por nuk u lejua tė futet nė tokėn e shenjtė. Ja sepse rrugėtimi i Presidentit Rugova ishte madhėshtor po aq sa tragjik! As madhėshtorja dhe as tragjikja nuk bėnė qė pasardhėsit e tij tė shkojnė atyre hapave tė matur e tė vendosur pėr tė vazhduar nė ndėrtimin e shtetit dhe lirisė pėr tė cilėn aq shumė vuajnė sot qytetarėt e Kosovės…
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė