Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-07, 13:24   #3
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qėndrimi i SHBA rreth statusit i pandryshuar
e martė , 30 tetor 2007
Zyrtarėt amerikanė nė Washington nuk janė marrė dhe as kanė komentur shkrimet e mediave nė Kosovė pėr mundėsinė e shtyrjes apo siē u tha ngrirjes sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės pėr 13 vjetėt e ardhshme, deri mė 2020.
Cdo pėrpjekje pėr tė marrė ndonjė deklaratė lidhur me shkrimin qė bėri lajm, ishte ose 'nuk dimė', 'nuk jemi tė informuar', ose i referoheshin deklaratės sė shefes sė Zyrės Amerikane n Prishtinė, Tina Kaidanow, se qėndrimi amerikan ėshtė artikuluar tashmė shumė herė nga
zyrtarėt mė tė lartė amerikanė. Njė burim, i cili foli me kushtin qė tė mos i pėrmendim emrin, tha se nuk pėrjashtonte mundėsinė e ideve tė tilla qė 'mund tė
qarkullojnė, qoftė edhe nė Departmentin e Shtetit', megjithatė shtoi se kjo mund tė ishte 'njė spekulim', dhe ritheksoi qėndrimin se 'mendimi mbizotėrues dhe vijė zyrtare e politikės amerikane ndaj Kosovės, e pandryshuar, mbetet qė pas pėrfundimit tė negociatave shtesė statusi i saj tė zgjidhej sa mė shpejtė'. Kėtė qėndrim e ka theksuar zėdhėnėsi politikės sė jashtme amerikane nga podiumi zyrtar tė paktėn tri herė gjatė muajit tetor, duke nėnvizuar se 'nėse deri nė fund tė periudhės sė vendosur pėr negociata nuk do tė ketė njė marrėveshje midis palėve, ajo qė presim tė ndodhė ėshtė vendimi pėr ecje pėrpara me pavarėsinė e mbikėqyrur qė do tė jetė nė pėrputhje me propozimin e planit tė Ahtisaarit'. Padyshim se zgjidhja mė e dėshirueshme, siē kanė thėnė shumė herė zyrtarėt amerikanė, ėshtė njė marrėveshje midis palėve e cila do tė ishte e pranueshme pėr tė gjithė, mirėpo nė mungesė progresit duhet tė pasojė njė vendim sepse, 'ka njė kufi sa mund t'i jepet kohė negociatave'.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė