Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-07, 12:15   #6
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Uashington,
31-10-2007



Shtetet e Bashkuara kanė filluar tė pranojnė aplikimet pėr edicionin e ri tė llotarisė sė vizave, njė program i cili ka sjellė nė Amerikė qindra mijra emigrantė. Por e ardhmja e llotarisė sė vizave ėshtė e paqartė. Si Dhoma e Pėrfaqėsuesve ashtu edhe Senati kanė miratuar njė projektligj pėr tė eliminuar financimin e njė programi tė tillė.


Tė huajt qė kėrkojnė tė vijnė e tė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara mund tė aplikojnė me internet pėr Llotarinė e Vizave – edicioni 2009. Afati i aplikimit mbaron mė 2 dhjetor.

Ēdo vit, pėrmes llotarisė, Departamenti amerikan i Shtetit jep 50 mijė viza pėr t’u bėrė banor i pėrhershėm, pra pėr tė marrė "kartėn jeshile” siē njihet ndryshe.

Llotaria filloi nė vitin 1990 dhe ka si synim tė sjellė nė Amerikė njerėz nga vende tė cilėt nuk kanė patur numėr tė madh emigrantėsh nė Shtetet e Bashkuara.

Megjithėse nė Shtetet e Bashkuara programi i llotarisė sė vizave ka qenė gjithmonė burim debatesh, ai ėshtė jashtėzonisht popullor nė vende tė ndryshme tė botės. Pėr llotarinė e vitit tė kaluar pati mė shumė se 6,4 milion aplikime, shumica nga Afrika dhe nga Azia.

Ja ē’thotė Tony Edson, zėvendės ndihmės sekretar i shtetit pėr Shėrbimet e Vizave: "Kongresi e krijoi programin e llotarisė sė vizave pėr tė rritur diversitetin e popullsisė imigrante nė Shtetet e Bashkuara. Synimi ėshtė tė lejohet imigracioni nga vendet qė nuk kanė shumė imigrantė nė Shtetet e Bashkuara."

Vizat shpėrndahen sipas rajoneve gjeografike. Marrin mė shumė ato rajone nga tė cilėt ka patur mė pak imigrantė.

Nuk kualifikohen pėr llotarinė e vizave shtetasit e vendeve tė cilėt kanė dėrguar nė Amerikė mė shumė se 50 mijė imigrantė gjatė 5 viteve tė kaluar. Nga llotaria e kėtij viti janė pėrjashtuar rreth 20 vende, ku pėrfshihen Meksika, India, Kina dhe Rusia.

Aplikantėt pėr llotarinė e vizave duhet tė kenė ose diplomėn e shkollės sė mesme ose tė paktėn 2 vjet punė nė njė fushė e cila kėrkon tė paktėn 2 vjet trajnim.

Por Bryan Griffith i Qendrės pėr Studimet mbi Imigracionin – njė institut i pavarur kėrkimor – thotė se kėto kėrkesa janė tė pamjaftueshme. "Nuk ka garanci se kėta njerėz mund tė japin kontributin e duhur pėr shoqėrinė. Duhet tė kesh mė tepėr se njė diplomė tė shkollės sė mesme pėr tė qenė nė gjendje tė konkurosh me sukses nė kėtė vend nė epokėn e tanishme."

Gjithashtu, kėrkesat minimale pėr aplikimin nė kėtė llotari e bėjnė atė tė ekspozuar ndaj manipulimeve tė ndryshme.

Muajin e kaluar, njė raport i zyrės qė kontrollon pėrgjegjshmėrinė e qeverisė, thotė se ka patur pėrdorime nė shkallė tė gjerė dokumentesh tė falsifikuar, si leje martese apo pasaporta. Nė raport thuhet gjithashtu se nė shumė raste, njerėz qė hiqen si ekspertė vizash i mashtrojnė aplikantėt duke u vėnė ēmime tė larta pėr t’u plotėsuar formularėt.

Kritikėt thonė se mundėsia pėr manipulime nė programin e llotarisė sė vizave pėrbėn njė rrezik edhe nė aspektin e sigurisė kombėtare sepse i hap dyert hyrjes sė terroristėve nė vend.

Nė vitin 2003, Inspektori i Pėrgjithshėm i Departamentit tė Shtetit ngriti shqetėsimin se njerėz nga vende tė cilėsuar si nxitės shtetėrorė tė terrorizmit mund tė aplikojnė pėr llotarinė e vizave. Nė fakt, deri tani, nė Shtetet e Bashkuara kanė hyrė pėrmes llotarisė rreth 9,800 vetė nga vende tė tilla.

Zoti Edson thotė se zyra e tij i ka parasysh kėto shqetėsime dhe pėrpiqet t’u japė pėrgjigje atyre."Natyrisht qė ne tregojmė kujdes tė veēantė kur shqyrtojmė aplikimet nga vendet e cilėsuar si nxitės shtetėrorė tė terrorizmit dhe mendojmė se ky kujdes nė shqyrtimin dhe intervistimin e njerėzve nga kėto vende ėshtė i mjaftueshėm pėr tė garantuar integritetin e procesit tė dhėnies sė vizės dhe sigurinė e kufijve tanė."

Avokati i imigracionit nė Uashington D.C., Glen Wasserstein ka punuar me njerėz qė kanė kaluar nėpėr programin e llotarisė sė vizave. Ai thotė se njerėzit qė vijnė nė Amerikė me llotari nuk janė kriminelė apo terroristė por njerėz tė thjeshtė qė kanė njė ėndėrr. "Shumė njerėz tė mirė qė kanė ardhur nė Amerikė me llotari nuk kanė patur mjete tė tjera pėr tė ardhur kėtu. Pra, unė besoj se llotaria u jep rastin tė jetojnė ėndrrėn amerikane miliona njerėzve qė nuk kanė mundėsi tjetėr."

Por ndoshta tė huajt nuk do ta kenė mė njė rast tė tillė. Nė muajin qershor, Dhoma e Pėrfaqėsuesve miratoi njė projektligj i cili eliminon financimin e llotarisė sė vizave. Senati miratoi njė projektligj tė ngjashėm nė muajin shtator. Tani dy variantet do t’i kalojnė njė komisioni tė Kongresit pėr tė rakorduar ndryshimet dhe pėr tė dalė me njė version tė vetėm. Nė vitin 2005, njė projektligj qė parashikonte eliminimin e llotarisė sė vizave u miratua nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve por nuk arriti tė kalojė nė Senat.

Ata qė fitojnė llotarinė e vizave janė vetėm njė pjesė e vogėl e imigrantėve qė hyjnė nė vend. Sipas Departamentit tė Sigurimit Kombėtar, vizat e dhėna me anė tė llotarisė pėrbėnin vetėm 3,5 pėrqind tė mė shumė se 1,2 milion kartave jeshile tė lėshuara nė vitin 2006.

Shumica e imigrantėve vijnė nė Amerikė pėrmes programeve qė lejojnė hyrjen e njerėzve me lidhje familjare, me sponsorizim nga punėdhėnės tė ndryshėm apo me status refugjati

OSBE shpreh shqetėsim pėr trajtimin e trafikimit njerėzor nė Kosovė
30-10-2007
Misioni nė Kosovė i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė ka shprehur shqetėsimin me, siē ėshtė thėnė, pėrparimin e vogėl tė shėnuar nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore nė Kosovė.

Nė njė raport tė kėsaj organizate thuhet se ēėshtja e trafikimit ėshtė shumė e ndjeshme dhe ajo godet tė drejtat themelore njerėzore. Shefi i kėtij misioni, Tim Guldiman tha se raporti, nė mėnyrė specifike, pėrqėndrohet nė problemet, tė cilat paraqiten sistematikisht nė sistemin gjyqėsor, pėrfshirė disa aspekte, si “moskuptimin e duhur tė elementeve qė pėrbėjnė njė vepėr trafikimi nga ana e gjykatėsve dhe prokurorėve, mungesėn e trajtimit tė pėrshtatshėm tė viktimave nga autoritetet pėrgjegjėse dhe dėshtimin pėr tė siguruar masa tė pėrshtatshme pėr mbrojtjen e dėshmitarėve”, tha ai.

Autoritetet vendase janė pajtuar me njė pjesė tė raportit, por kanė tėrhequr vėrejtjen, se njė pjesė e madhe e shqetėsimeve kanė tė bėjnė edhe me autoritete tė tjera, si policia, prokurorėt, madje edhe Parlamenti e Qeveria. Kryetari i Gjykatės sė Lartė tė Kosovės, Rexhep Haxhimusa tha se Kosova ka infrastrukturė ligjore, por duhet funksionimi i tė gjitha organeve qė merren me ndjekjen, zbulimin dhe trajtimin e dukurisė sė trafikimit.

“Drejtėsia nuk ėshtė vetėm reagimi i shoqėrisė ndaj kryesit tė veprės penale, ėshtė pjesė e reagimit tė shoqėrisė sė organizuar ndaj keqbėrėsve. Por drejtėsia e plotė ėshtė atėherė nėse kishim me e pru gjendjen e prishur, balancėn e prishur nė shoqėri nga veprimet e tilla tė kriminelėve, nė veēanti nė raport me palėn e dėmtuar”, tha ai.

Zoti Haxhimusa ėshtė pajtuar se ka pasur lėshime, shpeshherė tė kushtėzuara nga mungesa e institucioneve dhe mundėsive tė pėrshtatshme pėr trajtimin e viktimave tė trafikimit.

“Pėr mungesėn e institucioneve tė pėrshtatshme, vendosjen dhe trajtimin e tyre, shpeshherė, organet qė janė marrė me kėto ēėshtje e kanė gjetur zgjidhjen, nė thonjėza, mė fatlume, mė tė efektshme qė viktimėn ta dėbojnė, ta kthejnė nė vendin e vet dhe mė vonė procedurat zvarriten”, tha zoti Haxhimusa.

Ministri i Drejtėsisė, Jonuz Salihaj, tha ndėrkaq, se ēėshtja e trafikimit ėshtė njė ēėshtje e pastėr e sundimit tė ligjit, me tė tė cilėn pėrballen tė gjitha vendet nė tranzicion.

Ai tha nė vitin 2006 janė trajtuar 35 raste tė trafikimit, ndėrsa gjatė kėtij viti janė identifikuar 17 raste tė tilla. Ai pranoi se ka shumė vėshtirėsi pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, njė nga ēėshtjet mė tė shpeshta tė pėrmendura si dobėsi e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė.

“Mbrojtja e dėshmitarėve ėshtė mjaft e komplikuar, sepse dėshmitarėt duket tė qiten jashtė Kosovės, duhet tė sigurohen, familjet e tyre e kėshtu me radhė”.

Ministri Salihaj tha se ėshtė duke u punuar pėr ndryshimin e ligjeve, pėr tė mundėsuar ashpėrsimin e masave ndaj trafikantėve, sidomos ndaj trafikantėve tė fėmijėve. Aktualisht, ligjet nė fuqi parashohin dėnime prej dy, deri nė njėzet vjet heqje lirie pėr trafikantėt. Por deri tash, jo shpesh, janė zbatuar kėto dėnime, me gjithė pohimet se dukuria e trafikimit ka shėnuar rritje tė vazhdueshme, qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė