Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-07, 20:17   #14
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Njė kongresmen amerikan kėrkon shkarkimin e nėnpresidentit amerikan Dik Cheney
IRIB - Kongresmeni demokrat amerikan Denis Kosinic, i cili ėshtė edhe kandidat demokrat pėr zgjedhjet presidenciale te vitit 2008, kėrkoi shkakrimin nga detyra tė nėnpresidentit Dik Cheney. Ai deklaroi se sė shpejti pėr kėtė qėllim do tė paraqesė njė projekt nė Kongresin amerikan. Kosinic deklaroi se ka ardhur koha pėr shkarkimin e Dik Cheney dhe kjo ėshtė njė kėrkesė e miliona qytetarėve amerikanė pėr Kongresin. Ky kongresmen shtoi se Cheney po kėmbėngul pėr vazhdimin e luftės nė Irak dhe po e con Amerikėn drejt njė konfrontimi me Iranin.

Koreja e jugut do tė largojė trupat e saj nga Afganistani
IRIB - Ministria e mbrojtjes e Koresė sė jugut njoftoi sot se do tė tėrheqė 210 ushtarėt jugkoreanė nga Afganistani para zgjedhjeve presidenciale qė do tė zhvillohen mė 19 dhjetor tė kėtij viti nė Korenė e jugut. Gjatė krizės sė pengjeve jugkoreane nė Afganistan, qeveria e Koresė sė jugut u angazhua qė sa mė shpejtė tė largojė forcat e saj nga Afganistani.

Sanksionet kundėr Iranit, pretekst i Amerikės pėr tė izoluar Iranin nė shkallė ndėrkombėtare
IRIB - Ekspertėt francezė theksuan se sanksionet kundėr Iranit, janė pretekst i Amerikės pėr tė izoluar Iranin nė shkallė ndėrkombėtare. Serge Tion ekspert i qendrės studimore kombėtare tė Francės deklaroi se vendet perėndimore me nė krye SHBA, me anė tė sanksioneve kundėr Iranit me pretekstin e programit bėrthamor iranian synojnė tė izolojnė Iranin dhe tė ulin ndikimin e Teheranit nė zhvillimet rajonale dhe ndėrkombėtare. Ai theksoi se nuk mendon se Amerika do tė pėrsėrisė gabimin e sulmit nė Irak, ndaj Iranit dhe shtoi se janė izraelitėt qė kėmbėngulin pėr shtimin e presioneve ndaj Teheranit. Pierre Durtige prof i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Toulouse, duke trajtuar qėndrimet e qeverisė franceze ndaj dosjes bėrthamore tė Iranit, theksoi se qeveria franceze po ndjek politika konfuze dhe shtoi se qeveria franceze, interesat e Francės i sheh tek ndjekja e politikave amerikane dhe izraelite dhe ky ėshtė roli qė pėr shumė vjet e ka luajtur Anglia.

Ekspertėt amerikanė: Nuk ka asnjė fakt qė tė vėrtetojė se programi bėrthamor iranian ka qėllime ushtarake
IRIB - Gazeta amerikane Mc Klachi duke cituar ekspertė amerikanė, shkruan se megjithė pretendimet e funksionarėve tė qeverisė amerikane se Irani synon prodhimin e armėve atomike, nuk ekziston asnjė fakt apo dokument qė tė provojė se programi bėrthamor iranian ka qėllime ushtarake. Kėta ekspertė amerikanė janė tė mendimit se nėse Irani do tė synonte prodhimin e armėve atomike, deri tani me siguri do tė ishin gjetura fakte tė qarta pėr vėrtetimin e kėsaj cėshtje. Kjo gazetė vuri nė dukje mosmarrėveshjet mes funksionarėve amerikanė nė lidhje me qėndrimin ndaj Iranit dhe shkruan se nė njė kohė kur presidenti amerikan Bush dhe nėnpresidenti amerikan Dik Cheney mbajnė qėndrime tė ashpra ndaj Iranit, sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rice dhe zėvendėsi i saj Nikolas Burns janė tė pakėnaqur nga kėto politika tė ashpra kundėr Iranit dhe janė tė mendimit se tė tilla qėndrime nuk janė nė favor tė SHBA.

Arma kryesore e Gardės sė revolucionit ėshtė besimi
IRIB - Komandanti i Gardės sė Revolucionit islamik deklaroi se Garda e Revolucionit nė dallim nga ushtritė e tjera, ėshtė e pajisur mė armėn e besimit dhe vlerave revolucionare. Gjeneral kolonel Muhamed Ali Xhafari deklaroi se aktualisht Garda e Revolucionit ka njė potencė dhe gatishmėri aq tė lartė mbrojtėse, saqė mund tė konsiderohet si njė institucion madhėshtor mbrojtės dhe si ushtria mė e fortė nė botė. Ai theksoi se qėndresa e popullit dhe funksionarėve iranianė e mbėshtetur nga potenciali i madh i forcave tė armatosura kanė krijuar njė fuqi aq tė madhe, saqė asnjė fuqi e huaj nuk mund tė mendojė pėr agresion kundėr Iranit.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė