Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-08, 21:37   #24
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjon Marka Gjoni Kapidan I Mirdites

Jeta dhe Veprimtaria Kombėtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri nė vitin 1939



Kapidan Gjoni lindi nė Orosh tė Mirditės, me 28 gusht tė vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit tė Zi, qe pat emėr tė madh nė Shqipėri e nė Ballkan, kah gjysma e parė e shekullit XIX. Sipas zakonit qė ruhet djalė pas djali, nė derė te Gjomarkajvet, sa ėshtė gjallė prindi te bijėve u pėrket me u shtrue vullnesės atnore, dhe me ia ndjekė urdhėrin si ushtar. Tė dielėn e Pashkėve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas njė jete plotė peripeti, pėrshkruar edhe nga Faik Konica, nė tė pėrkohshmėn „Albania”. I zanun befas prej Turkoshakėve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue nė Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort nė atė mėrgim saqė vendosi me u kėthye, dalė ku tė dalė. Pa ditur gjuhė, e pa mjete, iku e u pėrshkue nėpėr Rusi, Poloni, Austri e arriti nė Mirditė, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnė mė. Me 1914 ra me Miriditas nė Durrės, pėr tė mbrojtur mbretin Wied. Ngjitas me kosovarėt e Isa Boletinit, djemtė e Mirditės, ranė nė luftime tė rrebta kundėr kryengritėsve qe donin ta ndalojnė mėkėmbjen e njė shteti shqiptar, tė pavarun. Humbjet qenė tė mėdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua pėrgjegjsia me e udhėheqė Mirditėn, sipas tagrit historik tė derės sė Gjomarkut. Ai u pėrvesh zyrės sė vet, me atė pasuri mendimesh tė qarta e me vendosmėrinė, qė pėrherė e dalloi, kur e lypė nė raste tė ndryshme ndėrhyrja e tij, si gjyqėtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si prijės luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, nė moshen 37 vjeēare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua nė naltėsinė e misionit tė vet. Nė vitin 1926 i rrethuem prej krerėve, e bani Zabitnamėn e parė(Pajtimin e Gjaqėve).
E pėrshkoi Mirditėn bajrak pėr bajrak, e katund pėr katund, duke ndreqė ngatėrresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrė (plagė). Nė vitin 1928 pasiqė e fitoi njė autoritet shumė tė lartė, Kapidan Gjoni e bėri edhe pajtimin e dytė tė gjaqėve. Edhe kėtė herė ka pajtue 260 gjaqe e varrė. Kėshtu Mirdita u bė krahina mė e qetė nė Veri.
Me kėtė veprimtari, kapidan Gjonit aq shumė iu rrit fama saqė shumė veprimtarė shqiptarė dhe tė huaj vraponin qė ta takonin. Nė vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoi nė Romė ku u prit me nderime tė larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.
Kapidan Gjon Marka Gjoni nė bisedim me Zogun, atėherė president i Shqipėrisė, paraqiti gjendjen e keqe tė Mirditės nė pikpamje ekonomike. Zogu iu pėrgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjėn e Mirditės por ju bėtė mirė qė me shtruat kėtė problem dhe shtoi: qė me sot Mirdita pėrjashtohet prej ēdo takse shtetėrore dhe kanuni si ligj tradicional, nė tė cilin janė mbėshtetur e drejtue malet tona, ka me qenė i lirė nė Mirditė.
Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret nė vitin 1928, gjithė paria e malėve tė Veriut shkuen nė Tiranė me e pėrgėzue, ndėr ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerėt e Mirditės. Aty malėsorėt shfaqen problemin e prijės, por Zogu para tė gjithėve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin nė audiencė, tė gjithė tė tjerėt mė vonė. Kur emėroi oficerėt rezervė, tė gjithė majora e mė poshtė, kapidan Gjon Marka Gjonin e emėroi Nėnkolonel, grada mė e larta. Zogu e ēmonte miqėsinė qė ka patur dera e Gjomarkut, me shpinė e Zogollit, prandaj kėto nderime tue dashtė me e shlye tė keqėn qė i bani Mirditės nė vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditėn, tue nderue nė mėnyrė tė veēantė Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianėt po hyjnė nė Shqipėri, por pa e ditė datėn, nė mars te vitit 1939, ka shkue nė Tiranė e nė audiencė, qė ka patur prej Mbretit Zog, i ka thėnė kėto fjalė: ”Madhni, Italianėt po hyjnė nė Shqipni. Ndreqi punėt (Relatat) me Romėn, se more nė qafė vehtėn, Shqipninė dhe ne. Na kallėzo ēka tė bajmė.”
Zogu i ėshtė pėrgjegjė:

„Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinė, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetė e pritni fjalėn time”. Nuk zgjati, e Zogu nė msheftėsinė mė tė madhe kaloi nė Greqi. Por kur Zogu ka mbėrri nė Larisa tė Greqisė, ka mbledhė suiten e vet me i dhėnė udhėzime. Aty ka deklarue: ”Nji mik tė vetėm kishim pasė, Kapidanin e Mirditės Gjon Marka Gjonin, i cili mė ka kallxue se italjanėt po hyjnė nė Shqipni.”
Pasi Italjanėt zaptuen Shqipėrinė, Konti Ciano, ministėr i jashtėm i Italisė erdhi nė Tiranė. Ai kėrkoi qe njė delegacion shqiptarėsh tė shkonte nė Romė me i dorėzue Mbretit tė Italisė, Vittorio Emanuele III, kunorėn e Skėnderbeut. Delegacioni i Shkodrės mblidhet nė Tiranė me shqyrtue problemin. Pėr me i njoftė kėkesat e Italisė, delegacioni i Shkodrės ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Kontin Ciano, pėrkthyes Patėr Anton Harapi, O.F.M.
Nė bisedė e sipėr Konti Ciano, kėrkoi qė kapidan Gjon Marka Gjoni nė krye tė delegacinit tė Shkodrės, te shkojė nė Romė me i ofrue kunorėn e Skėnderbeut, Vittorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i ėshtė pėrgjigjė: „Shqipninė e pushtuet e unė kunorėn e Skėnderbeut nuk e kapėrcej pėrtej Adriatikut, veē lidhė kambėsh e duarsh.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue nė Romė qė t’ia dergojė kunorėn e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbretit te Italisė Vittorio Emanuele III. Kjo vėrteton qartė se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bėrė hile as mbretit dhe as Shqipėrisė.
Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai nė vitin 1937 (shif Hylli i Dritės, korrik-gusht 1937; f. 417-18), mblodhi e kryesoi nė Mirditė njė kuvend krerėsh e pleqėsh, pėr tė sjellė ndryshime nė disa zakone tepėr anakronike. Sekretar nė atė mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhėn pranė si pjesėtar nderi mė tė drejtė zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrės. Nė shumė raste tjera Kapidani pa bėrė ndryshime, dha njė interpretim tė pikave tė Kanunit, qė pėrkonte me frymėn e kohrave tė reja. Si tė gjithė udhėheqėsit mendjesgjuet, ai i jepte rėndėsi shpirtit jo germės sė ligjit dokėsues.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-03-08 nė 22:46
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė