Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:41   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nė Medine

Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Medine. Shumė njerėz kishin dalė nėpėr rrugė pėr ta pritur. Ushtonin shtėpitė dhe rrugėt nga zėri i njerėzve “Allahu Ekber, el Hamdu lil-lah, Subhanallah” (Allahu ėshtė mė i Madhi; Falenderimi i takon Allahut; Allahu ėshtė larg tė metave). Dolėn edhe gratė, fėmijėt, tė rinjtė e tė rejat. Ata kėndonin: Lindi hėna e plotė pėrmbi ne Nga vendi, ku njerėzit pėrcjellim ne; E kemi detyrė Allahun tė falenderojmė Pėr sa kohė qė nė botė tė rrojmė O Profet, i dėrguar nga Allahu pėr ne, Na ke ardhur me fenė qė do tė ndjekim ne. Sa herė qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė ndonjė shtėpie ensarėsh, njerėzit e shtėpisė e kapnin devenė e tij pėr kapistre dhe thoshin: “Eja e qėndro kėtu, sepse je i mbrojtur plotėsisht.” Ai do t’ua kthente: “Lėreni devenė tė ecė nė rrugėn e saj, sepse ajo ėshtė e urdhėruar (tė qėndrojė aty ku tė ketė vendosur Allahu).” Kur deveja arriti te vendi ku do tė ndėrtohej mė vonė xhamia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ra nė gjunjė. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk zbriti prej saj, derisa ajo u ēua dhe eci edhe pak. Pastaj, deveja shikoi majtas e djathtas dhe u kthye e u ul mu te vendi ku pati rėnė nė gjunjė. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti devesė. Njerėzit i luteshin qė ta merrnin secili pėr tė banuar te shtėpia e vet. Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i mori plaēkat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pari dhe i futi nė shtėpinė e vet dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Njeriu shkon pas plaēkės sė vet.” Es’ad ibn Zarare u kujdes pėr devenė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai e kapi atė prej kapistre dhe e ēoi te shtėpia e vet. Atje ku ishte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vinin ēdo natė nga tre e nga katėr dhe secili kėrkonte qė ta merrte te shtėpia e vet. Imigrimi i Aliut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qėndroi nė Mekė tri ditė pas imigrimit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse dorėzoi gjėrat qė njerėzit e Mekės ia kishin lėnė amanet tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj u nis mė kėmbė pėr nė Medine. U takua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Kuba. Pastaj shkoi te Kulthum ibn Hedmi pėr tė ndenjur. Imigrimi i njerėzve tė familjes sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medine, dėrgoi Zejd ibn Harithin dhe Ebu Rafiun nė Mekė. Ata vajtėn te Fatimja dhe Umu Kulthumi, dy bijat e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Shkuan edhe tė nėna e besimtarėve, Seudja dhe tek Umu Ejmeni e Usame ibn Zejdi. Bashkė me ta doli nga Meka Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, me familjen e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : Umu Rumanin, Esmanė dhe Aishen. Shpėrngulja e tyre ka ndodhur gjashtė muaj pas emigrimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Imigrimi i Suhejbit Suhejbi u shpėrngul pas tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur deshi tė imigronte pėr nė Medine, e bllokuan idhujtarėt e Mekės. Ai u la atyre tėrė pasurinė qė kishte nė Mekė dhe ata e liruan. Posa arriti nė Medine, ia tregoi ngjarjen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili i tha: “Ke bėrė tregti me fitim o Ebu Jahja!”30 Myslimanėt e pafuqishėm Idhujtarėt nuk i lanė disa myslimanė tė imigronin. I munduan shumė dhe pėrdorėn ēdo mjet pėr t’i kthyer nga feja e tyre. Ndėr ta qenė: Uelid ibn Uelidi, Ajash ibn Ebu Rabia dhe Hisham ibn Asi. Kur falte namazet i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i lutej Allahut pėr ta. Ai i lutej Allahut, gjithashtu qė t’i ndėshkonte kurejshėt, qė nuk i linin myslimanėt tė shpėrnguleshin. Prej kėsaj lutjeje vjen edhe lutja e Kunutit31. Mė pas, disa myslimanė bėnė njė veprim tė guximshėm, i nxorėn ata nga kthetrat e femohuesve (qafirėve) dhe ata imigruan nė Medine. Klima e Medines Pasi myslimanėt u vendosėn nė Medine, filluan tė mallohen e tė mėrziten shumė, sepse ishin ndarė nga toka dhe shtėpitė, ku kishin lindur dhe ishin rritur. Veē kėsaj, nė Medine kishte sėmundje. Kėshtu, i zunė ethet dhe sėmundje tė tjera. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut kėshtu: “O Allahu im! Nae bėj tė dashur Medinen, si Mekėn, ose dhe mė shumė se Mekėn dhe bėj qė tė mos ketė sėmundje nė tė! Begatoje nė masat dhe peshat e shitblerjes (jepi furnizim tė bollshėm). Largoji ethet e kėtij vendi dhe hidhi nė Xhahfe!” Allahu i Madhėruar ia pranoi lutjen tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėve iu larguan sėmundjet dhe ata e deshėn Medinen ashtu si Mekėn. Veprimet e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medinen e Ndritur, nisi tė bashkėrendonte punėt, duke vazhduar thirrjen nė Islam. Hapi i parė qė ndėrmori i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė rrugė, qe ndėrtimi i xhamisė sė tij. Pėr kėtė, bleu ngastrėn, ku deveja e tij pati rėnė nė gjunjė. Ngastra ishte pronė e dy jetimėve. Toka ishte afėrsisht njėqind kutė e gjerė dhe njėqind kutė e gjatė. Aty ndodheshin varret e idhujtarėve. Kishte gropa, hurma dhe njė lloj akacieje. U hoqėn varret, u sheshuan gropat dhe u prenė hurmat e pemėt dhe filloi ndėrtimi i xhamisė. Themelet ishin afėrsisht tre kutė tė gjerė. Mbi to u ngritėn muret me qerpiē dhe baltė. Dy shtyllat e portės u ndėrtuan me gurė, tavani me lėkurė palme. Kolonat e xhamisė u bėnė me dru palme. Toka u shtrua me rėrė. Xhamia u bė me tri porta. Kiblja shihte nė veri, nė drejtim tė Shtėpisė sė Shenjtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) punonte vetė, mbartte gurė dhe tulla bashkė me muhaxhirėt dhe ensarėt, madje ua shtonte vrullin, kur bėnte ndonjė shaka e fliste me ta. Nė anė tė xhamisė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrtoi dy dhoma me tulla. Tavanin e bėnė me lėkura palmash dhe me dru hurme. Njėra dhomė ishte pėr Seuden, bijėn e Zunias, tjetra pėr Aishen, bijėn e Ebu Bekrit.

vazhdon...

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė