Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:44   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lufta e madhe e Bedrit
Kjo qe e para luftė qė e bėri qartė dallimin midis kurejshėve idhujtarė dhe myslimanėve. Shkaku i luftės ėshtė sa vijon: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po vigjėlonte pėr varganin qė kaloi pėr nė Sham, kur ai pati dalė nė Dhul Ashira. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi dy burra deri nė Haura, qė ishte nė Sham, pėr t’i sjellė ndonjė lajm pėr varganin. Dy burrat vrojtuan tė fshehur. Sapo panė varganin e kurejshėve tė kalonte, u kthyen nė Medine dhe lajmėruan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) organizoi 313 myslimanė (thuhet edhe 314 ose 317). Nga ata, 82 (thuhet edhe 83 ose 86) veta ishin muhaxhirė, 61 veta ishin prej fisit Eus dhe 170 veta prej fisit Hazrexh. Mirėpo ata nuk ishin pajisur plotėsisht me mjetet e nevojshme pėr luftė. Kishin me vete vetėm dy kalorės dhe 70 deve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri gati njė flamur tė bardhė dhe ia dha Mus’ab ibn Umejrit. Pėr muhaxhirėt flamurin e mbante Ali ibn Ebu Talibi, kurse pėr ensarėt e mbante Sa’ad ibn Muadhi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la zėvendės nė Medine ibn Umu Mektumin. Mė pas, nė vend tė tij dėrgoi nė Medine Ebu Luhabe ibn Abdul Mundhirin, nga Reuhaja. Doli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Medinia bashkė me myslimanėt pėr tė shkuar nė Bedėr, qė ndodhej 155 kilometra nė juglindje tė Medines. Bedėri rrethohet nga male tė larta nė ēdo anė. Kishte vetėm tri rrugė kalimi: njėra nė jug, Uduetul Kusra, tjetra nė veri, Uduetud Dunja; njė rrugė tjetėr kalimi nė verilindje, nga ku vinin njerėzit e Medines. Rruga kryesore e varganeve nga Meka nė Sham kalonte brenda kėtij vendi tė rrethuar me male, tė quajtur Bedėr. Aty kishte banesa, puse dhe hurma, ku pushonin udhėtarėt dhe qėndronin pėr disa orė ose pėr disa ditė. Myslimanėt e kishin shumė tė lehtė qė t’i zinin ato rrugėkalime, pasi tė kishte hyrė vargani nė atė vend tė rrethuar me male; kėshtu armiku do tė detyrohej tė dorėzohej. Por, ishte e domosdoshme qė armiku tė mos e merrte vesh aspak qė myslimanėt kishin dalė pėr t’i bllokuar atje, pra, vargani i udhėtarėve kurejshė tė shkonte nė Bedėr pa ditur gjė. Pėr kėtė arsye, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk mori menjėherė rrugėn e Bedėrit. Rruga, qė ndoqi ai tė nxirrte mė pas nė drejtim tė Bedėrit. Vargani i kurejshėve kishte 1000 deve tė ngarkuara me mall, qė kushtonte jo mė pak se 50000 dinarė35. Kryetari i tij ishte Ebu Sufjani; me vete kishte 40 burra. Ebu Sufjani ishte shumė i zgjuar dhe ruhej. Ai pyeste ēdo njeri, qė vinte ose qė shkonte rrugės pėr lėvizjet e myslimanėve. Kur ishte jo shumė larg Bedėrit, Ebu Sufjani mori vesh se myslimanėt kishin dalė nga Medinia. Prandaj e ndryshoi drejtimin e varganit pėr nga perėndimi, qė tė marshonte anės sė bregdetit dhe ta linte krejtėsisht rrugėn e Bedėrit. Ndėrkohė, Ebu Sufjani pagoi njė burrė qė tė shkonte sa mė parė nė Mekė dhe t’i lajmėronte idhujtarėt qė myslimanėt kishin dalė nga Medinia e nuk dihej se ēfarė do tė bėnin. Lajmėtari shkoi nė Mekė dhe njoftoi ē’i tha Ebu Sufjani. Idhujtarėt u pėrgatitėn me tė shpejtė dhe u nisėn. Nga paria e tyre mbeti nė Mekė vetėm Ebu Lehebi. Idhujtarėt kurejshė morėn me vete edhe njerėz nga fiset e tjera tė Mekės. Mbetėn pa ardhur vetėm Benu Adjėt. Ushtria idhujtare mbėrriti nė vendin e quajtur Xhahfe. Ndėrkohė, mbėrriti edhe letra e Ebu Sufjanit, i cili lajmėronte se kishte shpėtuar me gjithė varganin dhe u kėrkonte qė tė ktheheshin pėrsėri nė Mekė. Por Ebu Xhehli nuk e pranoi njė gjė tė tillė, nga mburrja dhe mendjemadhėsia qė kishte. Kėshtu, nga ajo ushtri u kthye e u nis pėr nė Mekė vetėm fisi Benu Zahra, 300 veta. Ata i urdhėroi pėr t’u kthyer miku dhe kryetari i tyre, Ahnes ibn Sherik Thekafiu. Tė tjerėt, 1000 veta vazhduan marshimin e tyre, derisa qėndruan afėr Uduetu Kasuasė, jashtė Bedėrit, nė njė fushė tė gjerė, prapa maleve qė rrethojnė Bedėrin. Nė rrugė e sipėr, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh qė idhujtarėt e Mekės kishin dalė pėr tė luftuar, prandaj u kėshillua me myslimanėt. U ēua Ebu Bekri dhe foli shumė bukur. U ēua Omeri dhe foli shumė bukur. Pastaj u ēua Mikdadi: “Pėr Zotin, o i Dėrguari i Allahut,- tha ai, ne nuk themi ashtu siē i thanė Benu Israilėt Musait (paqja qoftė mbi tė!): “… Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimė kėtu.” (5:24) “Ne do tė luftojmė djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe i ndriēoi fytyra nga kėto fjalė. “Mė tregoni o myslimanė, ē’mendim keni?”,- iu drejtua i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U ēua Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarėve dhe tha: “Mė duket se po na drejtohesh neve o i Dėrguari i Allahut. Unė betohem pėr Zotin qė tė ka dėrguar ty me tė drejtė Profet se, sikur tė na urdhėrosh tė hyjmė nė det, ne futemi menjėherė tė gjithė. Nesėr, ne jemi gati t’i bėjmė ballė armikut bashkė. Ne jemi durimtarė nė luftė dhe tė vendosur e tė patundur kundėr armikut. Ndoshta, Allahu do tė ta tregojė ty trimėrinė tonė, qė ti tė gėzohesh.Prandaj, marsho o i Dėrguari i bashkė me ne, drejt tė mirave tė Allahut! Pėr Zotin, qė tė ka dėrguar ty Profet, sikur t’i lodhim devetė tona edhe deri nė Berkul Gimad36, ne do tė vijmė pas teje.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe tha: “Marshoni dhe gėzohuni se Allahu i Madhėruar mė ka premtuar fitoren mbi njėrin prej dy grupeve37. Pėr Zotin, mė duket sikur po e shikoj qė tani vendin, ku do tė vriten ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me myslimanėt u nisėn pėr nė Bedėr dhe arritėn natėn, pėrnjėherė me idhujtarėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me forcat myslimane qėndroi brenda Bedėrit, afėr Uduetud Dunjasė, por Habab ibn Mundhiri i propozoi qė tė qėndronin tek uji, qė ishte mė afėr armikut. Kėshtu, myslimanėt do tė merrnin ujė pėr vete dhe njėheraz, do tė shteronin puset ekzistuese dhe armiku do tė ngelte pa ujė. Kėtė mendim e pėlqeu i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ashtu u veprua. Myslimanėt ndėrtuan njė tendė, e cila do tė ishte selia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i caktuan roje disa djem nga Ensarėt, nėn udhėheqjen e Sa’ad ibn Muadhit.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė