Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-10, 20:59   #80
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Shaban Shala tėrė jetėn ia kushtoi atdheut


Shaban Shala u lind mė 16 shkurt 1933 ne Letan (ish Letanc) tė Besianės (ish Podujevės) nė njė familje liridashėse dhe trime. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, ndėrsa shkollėn Normale e kreu nė Prishtinė. Si mėsues filloi tė punojė shumė herėt (nė moshėn 15 vjeēare) nė fshatrat e Llapit dhe tė Gallapit si nė Gurishtė (ish- Lupē i Epėrm), Kėshtjellas (ish-Popovė), Murgull, Pollatė, Dabishevc, Tuxhevc dhe mė vonė edhe nė Tetovė.


Nė rrethin e Llapit dhe mė gjerė Shaban Shala dhe vepra e tij ėshtė e respektuar nga tė gjitha gjeneratat. Shabani i flamurit, u flijua pėr flamur gjuhė e liri kombėtare, ishin fjalėt e shkurta qė thuheshin pėr te, por qė pėrmblidhnin tėrė aktivitetin e tij.


Nė vitin1949 bėhet anėtar i Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare. Pas njė veprimtarie nė kuadėr tė kėsaj organizate nė vitin 1952 rrezikohet tė burgoset dhe bashkė me bashkėveprimtarėt Ibrahim Demollin, Shaban Zhijeqin dhe Nuhi Gashin vendosin tė ikin pėr Austri dhe atje tė njoftonin opinionin ndėrkombėtar pėr gjenocidin qė zhvillonte pushteti komunist mbi popullin shqiptar, mirėpo duke dashur tė kalojnė kufirin burgosen nė rrethin tė Mariborit nė Slloveni dhe mė vonė i kthejnė nė burgun e Prishtinės ku gjykata e instaluar serbe e dėnon me 1 vit burg tė rėndė bashkė me grupin e pėrbėrė prej: Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Xhafer Mehmeti, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhijeeqi, Hamit Zhitia dhe Jusuf Ismaili. Pas daljes nga burgu detyrohet tė shtrihet nė spitalin e Nishit dhe Beogradit pėr tė u shėruar nga pasojat e torturave.


Mė vonė njihet dhe bashkėvepron me veprimtarėt Metush Krasniqin, Ali Pecin, Adem Kastratin, Tefik Gecin, Ndue Nikajn, Sejdi Kryeziun, Mehmet Krilevėn e shumė tė tjerė.


"Pėr atdhe, pėr liri, pėr gjuhė, pėr flamur, jeta ime ju qoftė falė kėtyre idealeve" !!.Burgoset pėr tė dytėn herė me 28 shkurt 1956 nė Gjilan bashkė me veprimtarėt Ali Peci nga Mitrovica, Emrush Lluēkun nga Pėrlepnica e Gjilanit. Nė mungesė provash pas disa muajve konkretisht me 16 qershor 1956 lirohet nga gjyqi i Gjilanit.


Me 28 nėntor 1960 dhe 1961 anėtarėt e kėsaj organizate gati nė gjitha trevat e Kosovės ngritėn flamuj kombėtar me shqiponjė dykrenare, tė cilėt flamuj i kishte pėrgatitur vet Shabani me bashkėshorten Sadijen. Flamuri kombėtar shqiptar atėherė ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.


Herėn e tretė Shaban Shala burgoset me 27.shtator 1962 sė bashku me veprimtarėt tjerė si R. Rekaj, Faik Mehmetin, Ali Pecin, Mustafė Kikajn, Sadik Malokun e tė tjerė.


Shaban Shala shumė herė ishte shprehur se "Robėria pėr mua ėshtė shumė mė e rėndė se sa vdekja. Kam vendosur qė edhe jetėn ta jap pėr atdhe, gjuhėn shqipe dhe pėr flamurin kombėtar. Njė popull qė nėnshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i fundit nė radhėn e qindra veprimtareve qė rezistojnė pėr lirin e popullit shqiptar. Ėshtė burrėri tė qėndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirin. Vetėm njeriu i lirė ėshtė me plot kuptimin njeri ".


Azem Makolli qė ishte nė burg gjatė tė njėjtės kohė dhe gjatė torturės nė ditėn fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt nė torturė Shaban Shala, dėshmon se " dhoma ku na torturonin i ngjante njė arene gladiatorėsh kurse ne ishim duarlidhur. Shabani u ishte nėnshtruar torturave ēnjerėzore, por ai ishte i panėnshtrueshėm, dėgjonim zėrin e tij "Pėr atdhe, pėr liri, pėr gjuhė, pėr flamur, jeta ime ju qoftė falė kėtyre idealeve" !!.


Dėshmitarja tjetėr qė po ashtu nė atė kohė ishte nė burgun e Prishtinės zonja Hyrije Hana thoshte se Shabanin e mbytėn nė rrahje e sipėr kurse ai brohoriste: "Rroftė Shqipėria Etnike, rroftė liria, Poshtė klika e Titos dhe Rankoviqit."
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė